back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Koncerti Tashko – Nji triumf…! Lazёr Radi (1938)

Gazeta

Tefta Tashko 1937
Tefta Tashko 1938

Koncerti Tashko – Nji triumf…!

shkrim nga Lazёr Radi (1938)

Ky shkrim kaq i ndjerë, asht i shkurtit të vitit 1938, kohë kur Lazër Radi ishte në vitin e fundit të Gjimnazit të Shkodrës, ose thanë ndryshe në Klasë të Tetë… Shkrimi u botue në gazetën “Diana”, në të cilën Lazri ishte korrespondent i rregullt nga qyteti i Shkodrës… Ajo çka vlen të nënvizohet në kët shkrim asht fakti, se autori e përcjell me mjaft sensibilitet kët koncert të dy vajzave të talentueme Tefta Tashko dhe Lola Aleksi… Në të njejtën kohë ai futet thellë në Frymën e Artit, te risitë që po ndjeheshin në kulturën shqiptare në atë periudhe ende të papërsëritshme, siç ishin vitet ’30 të shekullit të shkuar. Krahas panoramës së kohës, në kët shkrim gjen edhe mjaft dëshmi të dinamikës së  Shqipnisë së atyne viteve… jr

Tefta Tashko (1910-947)
Tefta Tashko (1910-947)

***

“...Arti asht sovran, – arti asht indipendent.
Në qoftё se merret flamuri i artit dhe pёrdoret si vegёl propagande
– atёherё rrehen kot sepse aty art s’ka ma.
Arti posa tё pёrdoret si “vegёl” e njenёs ose tjetrёs parti;
ose po sa tё pёrdoret si “qёllim” – d.m.th. se artin e bamё “shёrbёtuer” –
arti vdes: fortesa shembet, mbesin vetёm gёrmadhat…
Arti buron prej botёs sё mbrendshme tё njeriut.
Artisti kur asht tue krijue nuk duhet tё ketё nji “qёllim” tё dytё,
i cili s’ka lidhje me artin…” Lazer Radi

Tefta Tashko (1910-1947) foto Marubi
Tefta Tashko (1910-1947) foto Marubi

***

Nji talent me intuitёn e vet, asht i zoti me zgjue nё shpirtin e ndigjuesit ndiesi tё reja, ai mundet me e transformue situatёn shpirtnore edhe me ma tё voglёn nuancë. Kjo forcё qe i imponon shpirtit asht asht “mysteri” i muzikёs. Zojusha Tashko e zotnon kёt cilsi sovrane. Ajo me lёvizjet e matuna tё fytyrёs, me zanin e saj kumbues e t’ambёl, me gjallninë e vet si edhe me tonin e ndryshёm tё melodive – tё naltё, t’ultё, tё shpejtё e tё ngadaltё – luente me zemrat tona njashtu si lot era mbi detin e kaltёr.
Nёse “Les filles de cadix” – na gёzoi, na dha nji “bonne humeur” – aty, pёr aty, kanga e dytё “Sonnambula” e Bellini-t, na zhyti ne nji melankoli tё hollё. Artistja qё e ndjente deri n’ekstrem kёt pjesё muzikore – bani qё edhe ne, bashkё me tё, tё jetojshim disa çaste trishtimi.
“Danse Espagnole”, ekzekutue prej zonjushёs Aleksi – solo nё piano – dishmon se Shqipnia e re ka talente arti me tё cilёt Kombi mund tё mburret. Nё pjesёn e parё tё programit – kanga “Il bacio” e Arditit u kunorzue me sukses tё plotё. Ky valzer i pёlqeu mjaft publikut. (Posa mbaroi pёr koinçidencё – tan publiku shpёrtheu nё nji “bis” tё njihershёm e nё duertrokitje.)
Siç shifet, shpirti shqiptar pёr kah muzika priret drejt pjesёve të gёzueshme e plot gjallni ma tepёr se sa kah pjesёt melankolike. Duket kjartazi se shpirtit t’arbёreshit i pёlqejnё pjesёt e shpejta, tё gzueshme e gracioze – por jo pjesё qё shprehin pёrvujtjen dhe demoralizimin shpirtnuer. Edhe “Tarentella” e Rossini-t, i preku ndigjuesit, bile u quejtё “xhevahiri” i asaj mbramjeje. Soprano e jonё e zotnonte mirё kёt kangё napolitane, tonet e sё cilёs herё tё shpejta e herё tё ngadalta, tash tё nalta e tash t’ulta e plot graciozitet – s’lanë shpirt pa gzue e s’lanë zemёr pa prekё.
Çdo send qё “dashunohet” e qё “ndihet” kur tё çfaqet ka me e ba patjetёr efektin e vet. Vetёm kёto dy cilsi e bajnё artin e vёrtetё. Arti asht sovran, – Arti asht indipendent. Në qoftё se merret flamuri i artit dhe pёrdoret si vegёl propagande – atёherё rrehen kot, sepse aty art s’ka ma. Arti posa tё pёrdoret si “vegёl” e njenёs ose tjetrёs parti; ose po sa tё pёrdoret si “qёllim” – d.m.th. se artin e bamё “shёrbёtuer” – arti vdes: fortesa shembet, mbesin vetёm gёrmadhat…
.
Tefta Tashko Koço ne Shkoder (l. radi me x)
Tefta Tashko Koço ne Shkoder (l. radi me x)
Arti buron prej botёs sё mbrendshme tё njeriut. Artisti kur asht tue krijue nuk duhet tё ketё nji “qёllim” tё dytё, i cili s’ka lidhje me artin.
Arti nё vetvedi asht edhe nji funksion “shoqnuer”, – pse artisti jep atё çka atij i vlon nё zemёr – atё qё ndien thellё nё shpirt. Vetёm ato prodhime mund tё kenё vlerё artistike kur pjesa qё shfaqet “ndjehet” e “dashunohet”, por kurrë s’mund tё kenё vlerё artistike ato pjesё qё bahen me nji “qёllim” tё dytё. Me kёt kuptim vetёm mund tё krijojmё nji botё artistike – nji botё artistike kombtare tonёn. Me kёt drejtim mund t’i shёrbejmё Atdheut. “Shterpsija letrare” mё duket konseguencё e keqkuptimit tё botёs artistike…
“Ave Maria” e Schubert-it – kjo arie mahnitёse, interpretue mrekullisht, e na knaqi pa masё. Nji frymё mistike e thellё pёrhapej nё sallë: kjo kangё shkrihej nё nji botё shpirtnash. Tё gjithë digjeshim n’ekstazë, porsi nji i devotshёm para shtatores sё nji shejti qi ban mrekulli!! Kur mbaroi kjo pjesё shpёrthyen duertrokitje frenetike dhe “bravo” tё daluna nga kandi ma i thellё i shpirtit tё ndigjuesve.
Tё gjitha kangёt lanё pёrshtypjen ma tё bukur, veçanrisht kangёt tona. Ata u duertrokitёn dhe u kёrkuen pёr sё dyti. Po, kanё tё drejtё: ato janё kangёt tona, kangё të nxjerra drejtpёrsёdrejti nga shpirti i popullit. Folklori i ynё muzikuer paraqitet gracioz, – mjafton tё pёrshkohet nёpёr nji talent arti. “Kroi i fshatit t’onё” – me vargje të Lasgush Poradecit – mund tё krahasohet me kangёt ma tё bukura qё interpretoi zojusha Tashko. “Kroi i fshatit tonё” u ba kangë e pavdekshme e kujtimeve tona. Poezi e muzikё tё bashkueme nё kёt kangё formuen dritёn qё tё merr sytë e tё robnon. Pёr ksi kangёsh kemi nevojё: kto duhet tё pёrhapen nё vendin tonё. Muzika e bazueme nё folklorin e kombit kontribuon nё forcimin e karakterin nacional dhe e ndez shkёndinё e dashunis pёr kёt vend tё shumvujtun.
Epoka e re, – Epoka nё tё cilёn jetojmё asht plot talente, – plot vlera artistike. Tё gjitha k’to forca duhet t’i japin diçka pёr zbukurimin artistik tё Shqipnisë sё Re. Po tё kontribojё seicili me atё çka mundet: Atdheu do tё vejё pёrpara.
Shkodra i adhuron dy zojushat – Teuta Tashko e Lola Aleksi – dy flamurtaret e artit muzikuer shqiptar. Dishrojmё qё k’to dy talente ta vizitojnё qytetin tonё nё nji prendverё tё hijshme – e n’at prendverё, kto dy zojusha, t’i mbulojmё me lulet ma tё bukura qё ka Shkodra!!

Shkodёr, Fruer 1938 (Gazeta Diana)


Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Talenti Tefta T. Koço, zbardh shumë mëkate që kemi ende sot…
    Z. Lazër Radi, me këtë shkrim dëshmon ndjeshmërinë e tij ndaj talentit Tashko. Ai ndihmon lexonjësit të dallojnë thelbin e një vepre arti, e cila buron nga thellësitë e brendëshme të shpirtit njerëzor. Një shpirt sensibël në kulm, që ndjen atë që shumë të tjerë nuk e ndjejnë. Këtu buron edhe mrekullia e talentit të Tefta Tashkos. Talentet në çdo fushë që shfaqen, janë me pakicë. Një Tefta Tashko e dytë ende s’ka dalë në skenën shqiptare. Pse ndodh ky fakt? Sepse talenti që ka paraardhësit e tij me breza, është gatuar si talent jo brenda jetës së dy prindërve, por me trashëgimi të shumë brezave parardhëse të tij. Cilësitë e talentit jepen me trashëgimi.Tefta Tashko sipas gjenetikës me ligjet e saj, talentin më shumë e zotëron prej atit se sa prej nënës. Ligji i dytë i G. Mendelit. Talenti është si një perlë në midhjet e detit. Duhet të hapen shumë midhje, dhe në to gjen o s’gjen një perlë. Sepse perlat nuk formohen lehtë nën detë. Kështu është dhe talenti njerëzor. Familja brez pas brezi, me një jetë sa më normale, sa më të ndershme, me punë dhe begati, me eduktatë brezash të lindur e të rritur në drejtësi familjare, me eduktatën e veçantë të ZOTIT, (edukata e vetme mbi gjithë të tjerat, me 10 porositë e tij të pavdekshme) kane probabilitetin të krijojnë një njeri shpirtmirë. Pikerisht prej një shpirti të mirë, buron edhe talenti. Shpirtkeqi ka talent për dredhira, për të keqia, kjo dihet dhe vërtetohet. Familja Koço me breza ka qenë një familje fisnike, s’ka qenë e zakontë o e thjeshtë. Ky është fakt. Shpërthimi i cilësive të bilbilit Tefta Tashko ndodhi pikërisht tek vajza e tyre: Tefta. Jo rastësisht, por faktikisht nga transmetimi i cilësive artistike të paardhësve të saj ndër mjaft breza. Ndaj talenti kudo që shfaqet është dhuratë madhështore, së pari për popullin e tij, pastaj për qeverinë nën të cilën jeton. Eshtë fat i madh, që talenti të gjejë një qeveri që e mbron faktikisht, jo që e detyron të punojë si do qeveria dhe ndërkohë talenti ndjen dhunën mbi të. Ai tani do shformojë talentin e tij. Kur Tefta këndonte këngët që shpirti i saj i ndjente thellë, ajo dhe dëgjonjësit lumtëroheshin. Ta detyroje Teftën të këndonte një këngë që shpirti i saj nuk e ndjente, edhe kënga stononte. Jam me fat që prej Korçës këtu ne Amerike nuk e mora kot pllakën e këngëve të Tefta Tashko-Koços bashkë me disa opera të shquara, që nga të rallët burra në Korçë i kishte pronë të tij edhe ati im Vasil. Vetëm ky fakt pa kujtuar të tjerët, vërtetonte shpirtin e atit tim sa e si e ndjente ai bilbilin Tefta Tashko. Jo rastësisht ati im kishte 130 pllaka gramafoni, për kohën e viteve ’30, ai kishte vërtet kasetotekë të pasur me këngë e opera të mrekullueshme. “Kur me vjen buri nga stani”, “Kroi i fshatit tonë”, etj, etj,. janë melodi që ushqejnë dashurinë për fshatin e jo që ta urresh fshatin. Tefta Tashko çante baltën për të dhënë koncerte në fshatin e asaj kohe. Nuk është analizuar me detaje, sa cilësi humane, paqësimi, harmonije zotëronte Tefta Tashko. Të lesh qytetin e të këndosh në fshat pa e detyruar njeri, do të thotë që ai shpirt kishte dashuri të veçante për fshatarët mjeranë të kohës. Gjithë jetën punova mësues fshatrave pastaj në Korçë. Kjo lloj pune më ka njohur me talentet e fëmijëve të popullit tim. Njoha fëmijët e kulakut të fshatit, ishin talente në mësime. Por s’kish talent qeveria që si këta fëmijë shkuan kot edhe shumë të tjerë. Shumë talente shqiptarë, sot bredhin nëpër botë, shkaqet dihen… Si mund të zhvillohet ajo Shqipëria jonë mjerane kur talentet e saj në çdo fushë, qeveritë vazhdojnë të mos i trajtojnë? Tmerr i vërtetë është kur shfaqet një talent në politikë, dhe politikanët tanë me mbeturinat e tyre të komunizmit, ja mbyllin derën e politikës këtij talenti të popullit që e lindi. Mos kujtoj këtu talentet që vetvriten nga keqtrajtimi i politikes edhe tani në tranzicion…
    Ndaj problemi i talentit Tefta Tashko-Koços nuk është një çeshtje e thjeshtë, jeta e saj, ndriçon shumë mëkate të cilat qeveritë që vijnë duhet t’i trajtojnë dhe t’i mbrojnë vërtetsisht talentet e popullit shqiptar. Të huajt vërtet të ndihmojnë, por jo sa ndihmon popullin e vet, shqiptari me talent.
    Përshendetjet e mia, Ligor Luarasi
    3 qershor 2014, SHBA.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.