back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 18 Nëntor, 2024

Nji refleksion mbi kohën që jetojmë dhe kohrat që vijnë…

Gazeta

Joshua Bell
Joshua Bell

Refleksion mbi kohën që jetojmë…

dhe kohrat që vijnë…

nga Jozef Radi

Koha që jetojmë asht koha e ngutjes së madhe…
Të gjithë ngutemi për diku, të gjithë e kemi mendjen përplot, me ide, me probleme, me  programe… aq sa shpesh harrojmë të vërejmë botën që na rrethon, harrojmë të ndalemi para ngjyrës së detit, para blerimit të gjetheve, përballë çeljes së luleve, para fytyrës së bukur të nji fëmije, apo lotëve të tharë të nji nëne… përpara bukurisë njerzore dhe asaj shpirtnore, para fletes se nji libri apo para nji kuadri te Van Gogut… po edhe para nji violinisti virtuoz si Joshua Bell, i cili nji mëngjes shfaqet befas në metronë e Uashingtonit…
Vërtet, jetojmë në kohën e ngutjes së madhe… po ama edhe gjithkush nga ne duhet të kuptojë se asht e domosdoshme ta gjejmë edhe at çastin kur duhet të ndalemi, qoftë edhe për pak… e t’i japim mundësi qenies sonë ta shijojë ashtu ne fluturim, e më pas ta përtypë në qetësi të plotë mrekullinë e përsëritshme të nji çasti jete…
Përndryshe… lexojeni kët histori të vërtetë…
jr (20 maj 2013)

Subway - New York
Subway – New York

Joshua Bell…

si i panjohur në Metronë e Uashington DC…

Nji njeri ulet në nji nga stacionet e Metrosë në Uashington DC, dhe nis me i ra violinës! Ishte nji mëngjes i ftohtë janari… Për afro 45 minuta, Ai njeri luan në mënyrë virtuoze gjashtë pjesë të Bach-ut! Përgjatë gjithë kësaj kohe, që ishte edhe orë e kulmit të lëvizjes, qe llogaritë se duhej të ishin me mijra personat që do të qarkulloni në stacion, shumë prej të cilëve kishin aty rrugën për në punë… Vetëm mbas 3 minutash nji burrë i moshës së mesme, e vuri re muzikantin që i binte violinës. Ngadalson hapat, qëndron pak sekonda dhe vazhdon me nxitim mos me qenë me vonesë te tabela e orareve…
Disa minuta më vonë, violinisti merr bakshishin e parë nji dollarësh. Nji grua ia lëshon monedhën në kuti pa u ndalë fare dhe vazhdon në punë të vet.
Disa minuta ma vonë, dikush mbështetet për mur dhe po e dëgjonte muzikantit, po edhe ai sheh orën dhe vazhdoi të nxitojë… Atij që i tërhoqi ma shumë vëmendje ishte nji fëmijë 3 vjeçar… Edhe pse nëna e tij e tërhiqte, vogëlushi u ndal duke e pà violinistin… Ma së fundi e ëma e tërheq me forcë… dhe fëmija vazhdoi të ecte duke e mbajtë gjithë kohës kryet pas… Ky qëndrim u përsërit edhe nga mjaft fëmijë të tjerë… Të gjithë prindët, pa përjashtim, i tërhiqnin ata me vazhdue mbas tyre…
Përgjat 45 minutave që muzikanti i ra violinës, vetëm 6 persona u ndalën, dhe qëndruan për nji çast të vetëm… Rreth njizet ishin ata që hodhën parà, por pa e ndalë ecjen… U mblodhën gjithsej 32 dollarë. Kur ai pushoi së rëni violinës, qëndroi në heshtje po askush s’u kujtua se kush ishte Ai. S’pati asnji duartrokitje dhe asnji mirënjohje… Askush s’e mori vesh se Ai violinist ishte Joshua Bell, nji prej muzikantëve ma të mëdhenj të botës, dhe i kish rà nji prej pjesëve ma komplekse që njeh historia e muzikës, dhe se vetëm violina tij kishte nji vlerë prej 3,5 milon dollarë!! Dhe se dy ditë ma parë se të ti binte violinës në metro, Joshua Bell kishte mbushë plot teatrin e Bostonit, ku nji biletë kushtonte mesatarisht 100 dollarë…
Kjo asht nji histori e vërtetë. Ekzekutimi muzikor i Joshua Bell, krejt papritmas në stacionin e metrosë, qe organizuar prej së përditshme Uashington Post, si pjesë e nji eksperimenti social, mbi perfeksionin, shijet dhe prioritet e njerzve…
Pyetja që shtrohet asht: “Në nji mjedis të zakonshëm, në nji orë jo fort të përshtatshme, a asht e mundun me perceptue të bukurën? A mundemi me u ndalë dhe me e vlerësue atë? A jemi në gjendje me e njoftë nji talent në nji kontekst aq befasues?”
Së fundi edhe nji pyetje, mbi të cilën na duhet me reflektue të gjithë: “Nëse s’kemi nji çast me u ndalë dhe e me ndigjue nji nga muzikantët ma të mirë të botës, në nji pjesë të jashtëzakonshme, sa gjana të tjera jemi duke humbë ndërkohë prej ngutjes sonë?”

Përktheu: Jozef Radi

Related Images:

More articles

2 KOMENTET

  1. Vasil Fype
    Ngutemi.. deri në padurim… Ndalemi e vëzhgojmë shumë gjëra të pavlera në punën e përditshme dhe përsëri ngutemi e gabojmë pafundësisht… e në rendiment mbetemi në shifra minimale.. “Hë, shpejt se kam shumë!”, kur ende s’ke filluar atë për të cilën ke ardhur….
    Ndodhi tepër e goditur… statusi social është tepër kontravers…
    (Marrë nga muri i fb 10 korrik 2014)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.