back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

https://www.radiandradi.com nga Jozef Radi

Gazeta

Lazër dhe Jozef Radi 1996
Lazër dhe Jozef Radi 1996

https://www.radiandradi.com nga Jozef Radi

Të nderuem miqtë e mi,
mbas nji angazhimi të përditshëm e pothuej dymujor, kam kënaqsinë t’Ju njoftoj se Siti im www.radiandradi.com, tashma asht në formën e vet përfundimtare… dhe kam kenaqsine ta paraqes para Jush!
Sigurisht do të kishte qene ma mirë të mblidheshim për ndonji kafe a ndonji gotë venë, me këmbye edhe ndonji mendim a ndonji cigare, po jemi kaq të hallakatun e kaq të shpërndamë nëpër botë, sa kjo na mbeti veçse nji andërr e bukur…!
Ky sit, simbas meje mbetet nji kantjer pune dhe përkushtimi… ku gjithnji mund të ofrohen ide të reja dhe të kapërcehen ose shtyhet larg (ndoshta në harresë) çka i përket së shkuemes dhe së vjetrës…
Vetëm sot mund t’Ju them se ishte nji punë e gjatë dhe e lodhshme po edhe nji knaqësi e padiskutueshme, dhe duke lanë m’nji krah modestinë, m’duhet ma s’pari t’falenderoj vedin, për kurajon, besimin dhe kokfortësinë se do t’ia dilja në krye kësaj pune… (Siti vërtet niste prej meje po duhej t’ju shërbente si pikpjekje mjaft njerzve, qoftë edhe me interesa të ndryshme, po edhe nji tribunë e dëshmive, të vërtetave dhe ngjarjeve tona, qofshin këto të vogla a të mëdha…)
Së dyti, më duhet me falenderue programatorin, studentin Erion B… për durimin me të cilin më ndigjoi dhe kurajon me të cilën ai i përcolli krejt idetë e mia (shpesh edhe konfuze në pikpamjen teknike); dhe për pasionin me të cilin ai e ndoqi gjithë kët punë, e që n’fund të fundit na shërbeu të dyve, si nji eksperiencë e veçantë dhe e përbashkët…

Muret e Muzgut - Lazer & Jozef Radi (1993)
Muret e Muzgut – Lazer & Jozef Radi (1993)

Ju njoftoj, se Siti asht i hapun… dhe kushdo asht i lirë me shprehë opinionet e veta, përmes shkrimesh, esesh, poezish, përkthimesh, fotosh artistike ose videosh… Gjithashtu ju lajmëroj se shkrimet dhe mesazhet redaktohen dhe korrektohen para se m’u fut në sit, dhe se baj gjithë përpjekjet që të ketë sa ma pak gabime ortografike, në respekt të gjuhës shqipe, po njiherësh kam hapë edhe nji rubrikë “Shqipja e dialektit” ku me kënaqsi pranohen shkrime të cilindo dialekt të shqipes, mjaft që të ruhet dhe të respektohet origjinaliteti dialektal…
Koncepti bazë mbi të cilin e ngrita kët sit, ishte ideja e paraqitjes së veprës së tim eti, Lazër Radit si dhe kontributeve të mia… Mbasi njiherësh kërkoj me e dëshmue, at vazhdimësi të përbashkët që na ka ndjekë në jetë, po edhe me pasqyrue mjaft prej të vërtetave të gjysëm shekulli komunizëm, të cilin familja ime, si shumë të tjera, e nisi dhe e mbaroi vetëm në kufijtë e ndëshkimit…! Mund të duket e pabesueshme, por gjithsesi kjo asht e vërteta thelbësore e kësaj pune..!
Krahas këtyne dy linjave, asht edhe nji e tretë, me kategori mjaft interesante… e cila e theksoj mbetet e hapun, për gjithë llojet e diskutimeve, ku ma së pari kërkohet të respektohet etika duke vlerësue dhe mbështetë edhe opinionet kundër…
Prej ditës që e nisa kët projekt kanë kalue ma shumë se dy muaj dhe nëse gjykojmë nga të dhanat e pasqyrueme që gjenden në sit, del se ato janë mjaft premtuese: Janë rreth 2100 persona të ndryshëm që e kanë vizitue sitin, janë rreth 8000 klikime, pra ma shumë se 130 klikime në ditë, si dhe nji pafundësi pëlqimesh mbi krejt shkrimet të cilat herë mbas here mundem me i kalue edhe në murin tim të Fb… Edhe pse siti ishte i papërfunduem, e gjitha kjo dëshmon raportin mjaf pozitiv midis sitit dhe lexuesve… pra falenderimi tretë, u përket lexuesve të shumtë… falenderim që më detyron me ju premtoj se siti ka me ardhë tue u ba ma i plotë, ma dinamik dhe me tendencë zgjerimin e hapsinën së diskutimeve… Së fundi, falenderoj edhe krejt ata që më ishin afër dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj kohe të lodhshme e të vështirë!!!
Ju falenderoj sërish dhe ju ftoj të jeni pjesë e kësaj rruge të përbashkët!!!
me shumë respekt Jozef Radi
20 maj 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.