back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

10 Strategjitë e manipulimit mediatik nga Noam Çomski

Gazeta

Naom Chomski (1928)
Noam Chomski (1928)

10 Strategjitë e manipulimit mediatik

nga Noam Çomski

përgatitur nga Ilir Seci

Noam Çomski, (Noam Chomsky), asht gjuhëtar i famshëm amerikan, filozof, historian, mendimtar, kritik social e aktivist politik i majtë… Përveç studimeve gjuhësore dhe disa kritikave filozofike, personalisht nuk jam fans i tij dhe nuk e pëlqej sidomos për faktin se ne vitin 1999 ishte kundër nderhyrjes se NATO-s në Kosovë… por e lexoj dhe disa nga analizat e tij kritike i kam gjetë mjaft të godituna dhe duhet me ia pranue ato, si e kemi nâ atë parimin “Ki inatin, por jepi hakun…”
Çomski ka të drejtë si ekzaminues pse vë pikat mbi “i” në disa analiza, ajo ku nuk pajtohem me të asht te zgjidhja, Çomski asht i majtë e mendon të majtën si zgjidhje politike… kjo do me thanë se kur ka të drejtë në ekzaminime, ka të drejtë si ai mjeku që ban ekzaminimin e saktë, por që ofron nji kurë të gabueme…
Ndër ekzaminimet e tij ma të sakta asht edhe nji listë prej 10 pikash ku Çomski parashtron 10 rregulla të kontrollit shoqnor, domethanë, strategjitë e përdoruna për manipulim publik përmes mjeteve të komunikimit masiv, (masmedia):
.
Protestat Amerikane Qershor 2020
Protestat Amerikane Qershor 2020
1.Strategjia e shpërqëndrimit.
Elementi parësor i kontrollit shoqnor asht strategjia e shpërqendrimit, (zhvendosjes së vemendjes), strategji e cila konsiston në devijimin e vëmendjes së publikut nga problemet madhore dhe nga ndryshimet e vendosuna nga elitat politike, përmes teknikës së përmbytjes ose vërshimeve me shpërqëndrime të vazhdueshme dhe informacione të parandësishme.
.
2.Krijoni probleme e mbasandej ofroni zgjidhje.
Kjo metodë quhet gjithashtu “problem-reagim-zgjidhje”. “Krijon nji problem, nji “situatë “, për të cilën shkaktohet nji reagim në audiencë, ky asht kryesori i hapave që dëshironi të ndermerrni. Për shembull: le të shpaloset dhe të intensifikohet dhuna urbane, ose të organizohen sulme të përgjakshme në mënyrë që publiku të bajë vetë ligjet dhe politikat e sigurisë, në dobi së aplikantit dhe në dëm të lirisë. Ose: krijoni një krizë ekonomike për me pranue si nji të keqe të domosdoshme reduktimin e të drejtave sociale dhe çmontimin e shërbimeve publike.
.
3.Strategjia e graduales.
Për me e ba të pranueshme nji masë ose vendim të papranueshëm, duhet me e zbatue atë gradualisht, pak nga pak, për vite me radhë.
.
4.Strategjia e shtyrjes
Nji mënyrë tjetër për me pranue nji vendim jopopullor asht me e paraqitë atë si “të dhimbshëm por të domosdoshëm”, duke fitue aprovimin e publikut, në kohën e aplikimit për me u zbatue në të ardhmen. Asht ma e lehtë të pranohet nji sakrificë e ardhshme se sa nji masakër e menjëhershme. Së pari, sepse përpjekja nuk zbatohet menjëherë. Mbasandej, për shkak se publiku, masa, asht gjithmonë e primun naivisht me supozue se “gjithçka do të jetë ma mirë nesër” dhe se flijimi i kërkuem mund të shmanget. Kjo i jep publikut më shumë kohë për me u mësue me idenë e ndryshimit dhe ta pranojë atë me dorëheqje kur të vijë koha.
.
5.Komunikimi me publikun sikur të ishin fëmijë.
Nëse dikush i drejtohet nji personi sikur të ishte dymbëdhjetë vjeç a ma i vogël, atëherë, bazue në sugjerueshmëninë ata me siguri do të priren për me u përgjigje ose reague si nji personi që asht dymbëdhjetë vjeç ose ma pak.
.
6.Përdorni aspektin emocional shumë ma tepër sesa reflektimin.
Shfrytëzimi i emocionit asht nji teknikë klasike për me provokue një qark të shkurtë në nji analizë racionale. Për ma tepër, përdorimi i regjistrit emocional mundëson me u hapë derën e hymjes tek e pavetëdishmja, për me implementue ose injektue ide, dëshira… frikë mbas frike.
.
7.Mbajtja e publikut në injorancë dhe mediokritet.
Duke e ba publikun të paaftë për me kuptue metodat e përdoruna për kontrollin e tyre. Niveli i arsimit që u jepet klasave të ulëta shoqnore duhet me qenë sa më i dobët dhe sa ma mediokër që të jetë e mujtun.
.
8.Stimulimi i publikut për me u pajtue me mediokritetin.
Ta bash publikun me besue se asht në modë me qenë budallenj, vulgarë dhe injorantë.
.
9.Përforcimi i kompleksit të vetëfajësimit.
Me e ba individin me besue se ai asht i vetmi fajtor për fatkeqësinë e tij. Pra, në vend që me u rebelue kundër sistemit ekonomik, individi zhvlerëson vetveten dhe fajëson veten e tij, gja e cila nga ana tjetër krijon nji gjendje depresive, nji nga efektet e së cilës asht frenimi i veprimit të tij. Dhe pa veprim nuk ka revolucion.
.
10.Njohja e individëve më mirë sesa e njohin ata veten.
Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë së aplikueme, sistemi ka gëzue nji njohuni të përparueme të qenies njerëzore, si të formës fizike ashtu edhe asaj psikike. Sistemi ka arritë me njoftë individin e zakonshëm ma mirë sesa e njeh ai veten. Kjo do me thanë se, në shumicën e rasteve, sistemi ushtron kontroll të madh dhe fuqi të madhe mbi individët, ma të madhe se sa kontrolli që ushtron individi mbi veten e tij.
.
Marrë nga Muri i Fb i Ilir Secit, 1 shtator 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.