100 vjet Sport Klub Tirona (15 gusht 1920 -15 gusht 2020)
nga Beniamin Bakalli
Kampionia e parë e Shqipërisë 1930
Kampionët e parë: Rudolf Gurashi, Abdullah Shehri, Irfan Gjinali, Xhelal Kashari, Vasil Kajano, Gjon Sabati, Llazar Miha, Mark Gurashi, Bexhet Jolldashi, Shefqet Ndroqi, Isuf Dashi, Adem Karapici, Hysen Kusi, Mustafa Begolli, Hilmi Kosova, Emil Hajnali, Rexhep Maçi, dhe Selman Stërmasi (lojtar-trainer).
Skuadra u prit nga Mbreti Shqipërisë Zog i I, dhe është sot e kësaj dite, i vetmi ekip shqiptar që të ketë marrë kupën nga Mbreti Shqiptar!
.
Sport Klub Tirona 100 vjet
Nga e majta: S. Shundi, I. Gurashi, J. Koja, H. Kosova, A. Karapici, Xh. Kashari, E. Hajnali, I. Dashi, Sh. Ndroqi, I. Gjinali, V. Kajana, S. Stermasi, LL. Miha, R. Gurashi, R. Luga, M. Gurashi, S. Coku dhe B. Toptani.
Me një respekt të veçantë ky postim i dedikohet Stefan Shundit, një nga themeluesit e Shoqërisë Sportive SK Tirona, dhsi drejtues i të cilës, mbajti më 10 korrik 1930, edhe fjalimin si fitues i kampionatit të parë të futbollit në Shqipëri.
Stefan Shundi ishte ideatori i uniformave sportive të SK Tirones (vija bardheblu)
Stefan Shundi lindi më 1906, në Tiranë, studioi në Austri dhe në Itali, ku u diplomua në fushën e drejtësisë në Universitetin e Milanos.
Më 1929, si student, u zgjodh nga Mbreti Zog që, së bashku me studentë të tjerë, të merrte pjesë në Hollandë në një ceremoni përkujtimore e nderuese dedikuar Lodewijk Thomsonit, ushtarakut holandez, i cili ra në Shqipëri në krye të detyrës, si pjesë e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, që mbronte Shqipërinë e posakrijuar.
Pas përfundimit të studimeve në Itali, u kthye në Tiranë dhe ushtroi atje profesionin e avokatit deri sa vdiq në 1947.
.