back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024

14 Janar 2014 – Kur shkelet Kujtesa nga Ilir Seci

Gazeta

Viktimat e Komunizmit (Vroclaw-Poloni)
Viktimat e Komunizmit (Vroclaw-Poloni)

14 Janar 1990 – 14 Janar 2014

Kur shkelet Kujtesa…

nga Ilir Seci

Sot është 14 Janar…
Datë për t’u përkujtuar, sepse si sot me 14 Janar të vitit 1990, në qytetin e Shkodrës u ba e para përpjekje për protestë kundër diktaturës enveriste… Një natë para protestës organizatorët u arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me burg, por Jehona e asaj date trandi themelet e Bllokut!
“Interesant, asht fakti se nuk ka asnjë aktivitet sot për këtë datë?! Asnjë përkujtimore, asnjë monument nuk është ngritur që ta përkujtojë këtë datë po edhe data tjera! Asnjë monument për të përkujtuar viktimat e komunizmit?!” – më shkruante sot, i mërzitur një miku im në email…
“Po, ku ka nevojë për Monumente kushtuar viktimave, – i shkrova, – kur kujtesën na e mbajnë gjallë xhelatët që i shohim përnatë në TV! Janë po ata, xhelatë të cilët nga 1990 e deri sot janë prap në pushtet! Kujtesën na e ruajnë të gjallë Sekretarët e PPSH-së që uzurpuan forcat demokratike në roje të vijës së pashkelur të Partisë… Kujtesën e rifreskon Gramoz Ruçi që ishte në Ministrinë e Brendshme në 1990?! Kujtesën e rifreskon drejtori madhor në Polici në kohë të PD-së, Gjeneral Agim Shehu, drejtues në Kufi në ’90, kur u vranë djem nënash tek arratiseshin në Veri të Shqipërisë! Kujtesën e rifreskon sigurimsi Koço Danaj, që më 1990 kishte detyrë në Jug të Shqipërisë kur vriteshin djem e vajza tek arratiseshin nga “Parajsa komuniste”?! Pikërisht ai Danaj që sot ka marrë “licensën” e “Shqipërisë Natyrale!?”
…E sa e sa të tjerë, të mëdhenj e të vegjël, nga  gjithë pjella e PPSH-së…
…Kujtesën e mbajnë gjallë edhe Bijtë e Etërve, ata që përnatë në media na kujtojne atë kohë me mbiemrat e tyre kalladatës, simbole të rregjimit… I biri i Xhelil Gjonit, i biri i Sul Bushatit, i biri i Myslym Pezës… Kujtesën e mban gjallë Kryeministri, i biri i Kristaq Ramës, persekutorit që vetëm 5 muaj para 14 Janarit 1990, firmoste Varjen Publike të poetit Havzi Nela…
14 janar 2014

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.