15 minuta në Heshtje Kombëtare! –
Shkolla “Udha e Shkronjave” fton qytetarët…
Shkolla “Udha e Shkronjave” fton qytetarët e Shqipërisë të organizojnë së bashku një ditë proteste kombëtare në heshtje për të shpërndarë një mesazh nga Shqipëria për diasporën. Pesëmbëdhjetë minuta në heshtje do të thotë një dhimbje e madhe. Le ta bëjmë të mundur që diaspora ta marrë këtë mesazh. Ajo do të kuptojë, se ajo është çdo ditë në kontakt me secilin prej nesh!
Bashkohuni!
Nuk do të ketë protagonizëm, nuk do të ketë organizatorë qëndrorë. Kushdo është i lirë të marrë pjesë dhe të organizojë pjesën e vet dhe të mos shqetësohet nëse të tjerët po e bëjnë ashtu apo jo. Mjafton që produktet e protestës të dalin nëpër rrjete sociale apo media. Bëjeni sa më kombëtare protestën.
Bëjeni pastër dhe të nderohemi të gjithë, e të nderojmë diasporën!