back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

2 Dhjetor 1945! Ne nuk harrojmë…! nga Evriviadhi Goro

Gazeta

Evriviadhi Goro
Evriviadhi Goro

2 Dhjetor 1945! Ne nuk harrojmë…!*

nga Evriviadhi Goro

Dita e sotme e 2 Dhjetorit, është një nga më të shënuara në historinë e Himarës.
Si sot,72 vjet më parë, më 2 Dhjetor 1945, banorët e saj, të vetmit në Shqipëri, patën guximin t’i thoshin “Jo!” diktaturës komuniste, duke refuzuar të marrin pjesë në votimet e para, mbas ardhjes së komunistëve në pushtet. Të ndërgjegjshëm për këtë veprim dhe nuk iu trembën dhunës. Ata ishin martirët e parë, që dhanë jetën për të Drejtat e Njeriut. 27 heronj u nxorrën para një gjykate terroriste, me akuza të shpifura, që sot mbase do të quheshin dhe qesharake, me dëshmitarë injorantë të përpunuar dhe pa kredinë qytetare të Himarës.
Trupi i Andrea Dhimës, u mbulua me gurë, buzë përroit të Llamanit, ku edhe u pushkatua, i ruajtur me roje të armatosura, që familjarët të mos kishin mundësi ta marrin dhe ta varrosin.
Se ku përfundoi trupi i tij, e dinë vetëm vrasësit!
Dy të tjerët, Niko Kaçelano dhe Spiro Goro, vdiqën në burgun famëkeq të Burelit dhe nuk dihet ku u hodhën trupat e tyre!
Vrasësit çnjerëzorë kishin frikë se e dinin që ata edhe nga varret, do të vazhdonin të luftonin.
.
Himara - foto e vjeter
Himara – foto e vjeter
Ç’kërkonte Himara?
Vetëm të drejtat Njerëzore. Bedri Spahiu, i dërguari i qeverisë Demokratike Provizore, kur dëgjoi kërkesat e tyre, tha vetëm “Jo!” dhe mori rrugën e kthimit në Tiranë.
Çfarë kërkonin Himariotët?
Asgjë më shumë nga të Drejtat e Njeriut.
1-Mos na trazoni gjuhën dhe fenë.
2-Mos na prekni pronat,
3-Na lini komunikim me Greqinë, mbasi 6 muaj në vit, shkojmë e punojmë atje për të siguruar bukën e gojës, se toka jonë nuk na siguron gjërat e nevojëshme.
4-Deputetin do ta propozojmë ne.

Ngjyrat, me të cilat i veshi, këto kërkesa, diktatura e egër, ishin absurde dhe të neveritëshme.

Enver Hoxha guxoi të vijë për vizitë, të parë dhe të fundit, në Himarë, në Nëndor të vitit 1962. Ai zbriti në qytetin historik, ndofta me bindjen se himariotët do të ishin bërë qëngja, nga tmeri i 1946-ës. Por kur, nga fundi i fjalimit tha: “Ne e dimë se këtu, midis jush, ka njerëz me lakra në kokë. I këshillojmë t’i heqin, sepse shpata e Demokracisë Proletare u rri në kokë, si Shpata e Demokleut!!”, atry mori një shuplakë në fytyrë, në vend të duartrokitjeve! Njerëzit, që kishin mbushur, me hir e me pahir, sheshin e Spilesë, heshtën si të ishin përpara arkivolit të një të vdekuri dhe jo para udhëheqësit të vendit!
Viktimat e gjyqit të Pranverës të vitit 1946, i kemi në zemër dhe në mendje. Ata janë të gjallë dhe na urdhërojnë që çdo diktaturë, “Ta shkruajmë në shollën e këpucëve!”
Lavdi Heronjve të 2 Dhjetorit tonë të 1945!
Marrë nga Muri i fb, i Evriviadhi Goros 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.