back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

21 avantazhet e demokracisë… nga Astrit Cani

Gazeta

Astrit Cani
Astrit Cani 

21 avantazhet e demokracisë…

nga Astrit Cani

21 avantazhet e demokracisë së çdrejpërdrejtë
(avantazhe jo për demosin,
kuptohet, po për kracinë)
 
1.Asht avantazh i madh për shumicën, fakti që në demokraci, ose si quhet te fjalori i Byl Mesit, faqja trembëdhetë, demekkraci, gjuha zyrtare asht gjuha e pakicës e sanskionueme në diktaturë.
2.Nji tjetër avantazh i kjartë, fakti se në nivel përfaqësimi parlamentar, 70% e deputetve janë analfabetë funksional, kurse 30% që mbeten janë thjesht analfabetë.
3.Avantazhi ma i madh i ekonomisë së tregut asht tregu i ekonomisë, ku edhe vetë tregu asht në shitje. Ekonomia punon për financën, financa punon për vedi.
4.Nji tjetër avantazh asht, se në shthurjen e përbotshme të fésë, provincat mbushen me teologë.
5.Demekkracia e pajis demekkratin me surratqitap, dhe asht libri i ftyrave të ndyta, ai që ne shfletojmë për ditë, paçim a mos paçim televizor.
6.Demekkracia ndrron krye katër vjetësh ligjin e zgjedhjeve, por nuk zgjedh kurr njiherë e mirë ligjshmëninë. Ndryshimi asht ligji i saj, ligji gjaja që ndryshon ma shpesh.
7.Demekkracia ju gjen sëmundjen për ilaçin tuej.
8.Demekkracia zhdrivillohet trisojesh: demekkracia mton me ba shtet (inshallah!), diktatura e shtetit mandej të ban nanën (mazallah!), nana mandej të ban ty (mashallah!).
9.Demekkracia asht nji shfaqje, ku të gjithë aktorët interpretojnë me qëllimin e vetëm, që kur të ulet perdja, me çue në shpi ka’j copë sa ma të madhe prej skenës. E vetmja që mbetet asht perdja, ngase vesh sytë e publikut, që mos me i lanë me mërdhitë.
10.Në demekkracinë e mandatueme, shumica i jep pakicës mandatin me vjedhë shumicën dhe me ia shpërnda pakicës.
11.Demekkracia ju vesh firmato, dimën-verë. Ju vesh në verë, dhe ju zhvesh në dimën. Me avantazhin se kur jeni lakuriq, kuptoni se jeni firmë vetë. Dridhjen duhet ta kuptoni si luhatje të tregut të aksioneve.
12.Demekkracia prodhon drejtësinë e saj sociale, ku i bahet vetingu paraprakisht vetë vetingut. Halet publike zhduken, meqë e gjithë publikja asht ba hale.
13.Demekkracia të len ty si sipërmarrës me hapë televizion dhe me përhapë mungesë vizioni te brezi i ri i pleqve.
14.Në demekkraci ju shijoni qysh në mjes reklamat e perëndimit. Mezi pritni drekën me marrë vizën për në darkë.
15.Demekkracia asht në thelb nji proces integrimi që konsiston në integrimin te procesi, teksa vetë konteksti disintegrohet.
16.Në demekkraci gozhda nxjerret me gozhdë, dhe jo vetëm gozhda mbetet, por asht edhe gozhdë nastradini.
17.Në demekkraci njeriu nuk asht ujk për njeriun. Zinxhiri ushqimor respektohet. Ata që kanë shiritin e derrit vehen në krye të shtetit. Të tjerët hanë vedin.
18.Demekkracia liberalizon kurvërinë. Në ktë kuptim ajo kurvëron lirinë dhe bahet pornokraci.
19.Demekkracia asht nji orgji onaniste ku kqyrësi vetëkqyret i vetëknaqun dhe i duket vedi i papamë.
20.Në demekkraci nuk të shpifet sistemi, të shpifet vedi.
21.Se pavarësisht kemi a s’kemi shpirt, të gjithë jemi demekkratë në shpirt.
Marrë nga muri i fb i Astrit Canit, 10 mars 2018
.
Figurat e Demekkracisë Shqiptare
Figurat e Demekkracisë Shqiptare

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.