back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

21 fakte për Greqinë që mund të edhe mos i dini:

Gazeta

Greqia dhe Ishujt
Greqia dhe Ishujt
21 fakte për Greqinë që mund të edhe mos i dini:

-Greqia konsiderohet djepi i demokracisë dhe qytetërimit perëndimor.
-Greqia është vendi më me diell në Evropë, me mbi 250 ditë me diell në vit, ose rreth 3000 orë me diell në vit.
Nuk quhet Greqi: emri zyrtar i vendit është në fakt “Republika Helenike” – Greqia, vjen nga termi romak “Graecia”.
-Më shumë turistë se banorë: Greqia tërheq më shumë turistë se popullsia e saj çdo vit!
-Greqishtja është një nga gjuhët më të vjetra në botë ende në përdorim.
-Greqia ka mijëra ishuj, por vetëm 227 janë të banuar.
-Himni kombëtar grek ka 158 vargje, një nga himnet më të gjatë në botë.
-Lojërat e para Olimpike u mbajtën në Olimpia, Greqi, në vitin 776 para Krishtit.
-Kultura e kafesë: Grekët e marrin kafen shumë seriozisht! Kafja e vogël dhe e fortë “briki” është një ritual i përditshëm për shumëkënd.
Greqia ka më shumë muze arkeologjikë për frymë se çdo vend tjetër në botë.
Mali Olimp, është mali më i lartë në Greqi, konsiderohej nga grekët e lashtë si “Shtëpia e Perëndive”.
-Greqia ka dendësinë më të lartë të ullinjve për sipërfaqe toke në botë.
-Besoni a jo, 80 % e Greqisë është terren malor.
-Gjithmonë afër detit: kudo që të jeni në Greqi, nuk jeni kurrë më shumë se 135 kilometra nga bregu i detit.
-Gryka e Vikos, në malet e Pindit, është një nga më të thellat në botë, me një rënie prej mbi 1100 metrash.
-Jo më monarki: Greqia kaloi nga Monarki në Republikë Parlamentare në vitin 1975.
-Ishulli grek Ikaria është një nga “Zonat Blu” të botës, ku jetojnë disa prej njerëzve më jetëgjatë të planetit tonë.
-Kuzhina greke është e famshme për dietën e saj mesdhetare. E pasur me ullinj, djathë feta dhe peshk të pjekur në skarë.
-Shumë prej yjësive të galaktikës që ne njohim sot, janë me emra që rrjedhin nga mitologjia greke.
-Athina mban rekordin botëror për më shumë teatro në një qytet.
-Greqia ka më shumë se 4000 valle tradicionale, që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur kulturore të vendit.
Ps: “Sirtaki” nuk është një valle tradicionale, por u bë e tillë enkas për filmin “Zorba, greku”

Parthenoni
Parthenoni

Marrë nga portali “Isole greche per sempre anche Grecia tutta…” 23 shtator 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.