21 Tetori i vitit 1943
Vrasja e 67 ballistëve lushnjarë
e kryer nga kriminelët komunistë
dhe krimineli Mehmet Shehu.
nga Adriatik Alimadhi
Më 21 tetor të vitit 1943, në qytetin e Lushnjës, ishin mbledhur krerët e Ballit Kombëtar të Shqipërisë së Mesme, për të shqyrtuar gjendjen e krijuar. Me t’u informuar për këtë ngjarje, brigada kriminale komuniste me komandant kriminel Mehmet Shehun, që ndodhej atë ditë në Dumre, vendosi të sulmojë Lushnjën, për të asgjësuar udhëheqësit e Ballit Kombëtar, që ndodheshin atje.
Ne katundin Golem, forcat partizane u përplasën me forcat e Isa Manastirliut, të cilat kishin në përbërje të tyre rreth 400 veta. Parimet e Ballit Kombetar ishin te qarta që të mos bënin luftë vëllavrasëse dhe te mos vriteshin shqiptaret midis njeri-tjetrit, drejtuesit e çetës së Ballit Kombëtar i urdhëruan ushtarët e tyre t’i ulnin armët. Shumica e njerëzve të çetës së Isa Manastirliut, ishin nga krahina e Myzeqesë. Ashtu si të pabesë që karakterizoheshin komunistët dhe me gjakftohtësi krimineli, i goditën në mënyrë të menjëhershme dhe në këtë përplasje, që nuk zgjati shumë fillimisht mbetën të vrarë 12 ballistë…
Komandanti i tyre Isa Manastirliu me një pjesë të forcave arrtiti të çajë rrethimin e forcave kriminale komuniste dhe t’i drejtohet qytetit të Lushnjes. Qëndresa e ballistëve si dhe sjellja e tyre njerëzore dhe vllazërore, pasi siç e thamë pak më parë ata nuk dëshironin luftë vëllavrasëse, [sjellje tradicionale shqiptare] e tërboi komandantin kriminel komunist Mehmet Shehu, i cili i xhindosur kërkoi t’i pushkatonte të gjithë nacionalistët që ulën armët dhe në mënyrë të pabesë u konsideruan nga komunistët si robër lufte. Edhe të tillë po të ishin, robërit sipas zakonit shqiptar nuk vriteshin.
Kohë më pas, ish-komandanti i njërit nga batalionet e brigadës se parë komuniste të asaj kohe, Xhelal Staravecka, ka shkruar se pushkatimet u bënë me urdhërin e drejtëpërdrejtë të Mehmet Shehut dhe Dushan Mugoshës (me pseudonimin Sali Murati). Pikërisht si sot 73 vjet më parë, në Matjan të Lushnjës mbetën të vrarë 67 burra shqiptare, të gjithë anëtarë të Ballit Kombëtar, të cilët donin një Shqipëri pa ideologji, pa diktaturë, pa komunizëm, ata kërkonin një Shqipëri të lirë dhe demokratike, një Shqipëri etnike të bashkuar dhe të vëllazëruar.
Si sot, 73 vjet më parë brigada kriminale e kriminelit Mehmet Shehu sulmon Çetën e Ballit Kombëtar të drejtuar nga Isa Manastirliu dhe masakruan në mënyrën më të pabesë dhe më barbare 67 ballistë. Mehmet Shehu, ky kriminel kundër çdo rregulli dhe ndjenje njerëzore jep urdhër për t’i pushkatuar këta shqiptarë që luftonin vetëm për Shqipëri Etnike të bashkuar dhe të vllazëruar. Dhe ç’ishte më e pabesueshmja, u mohon atyre që ende s’u kishte dalë shpirti, atë që quhet “coup de grace” me revolver i detyroi ekzekutuesit që t’i therte me thika! E pra, e lypte nevoja! Për çfarë! A nuk ishin Shqiptarë?!
Ajo që është për tu habitur që vrasjen e këtyre shqiptarëve e ka kryer një partizane 18 vjeçare, Emine Baja, e cila thuhet se jeton edhe sot e kësaj dite në Elbasan duke mbajtur padrejtësisht edhe titullin “Heroinë e Popullit”, madje ankohet se nuk ia kanë dhënë të plota paratë e luftës që i “takojnë” si heroinë.
Eshtë krenari që t’ju bësh homazh jetës dhe veprës së 67 martirëve nacionalistë, 67 burra, të cilët me aktin e tyre burrëror, 73 vjet më parë, u shndërruan në promotorë të lëvizjes antikomuniste Shqiptare. Kjo lëvizje mbarëkombëtare edhe pse u dënua në vitet që rrodhën më pas, ka qënë dhe mbetet dëshmia më e shkëlqyer e shqiptarve të cilët dëshironin të bënin pjesë në familjen e qytetëruar europiane dhe jo të binin pre e eksperimenteve të komunizmit ortodoks rus.
Ky fshat dikur pa emër, sot me një histori të dhimbshme, është një nga kasaphanat më të mëdha të brigadave kriminale partizane, të nacional-çlirimtares vrasja e 67 nacionalistëve lushnjarë. 73 vjet më parë, pikërisht më 21 tetor 1943, Lushnja u shndërua në sheshbetejën e asaj lufte vëllavrasëse, që e vërteta historike e konsideron si një kasaphanë të vërtetë, ku për fat të keq, nuk munguan viktimat nga të dy krahët. Tragjedia e shqiptarëve pati nisur menjëherë pas Mukjes dhe fitilat e këtij zjarri që përvëlonte gjokset e zhuritura të nënave shqiptare, padyshim që i ndiznin Mugoshët dhe Popoviçët. Këta ustallarë të ardhur prej Beogradi u jepnin detyra nxënësve të tyre Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, duke i detyruar brigadat partizane të derdhnin gjak të kulluar shqiptarësh. Nacionalistët Lushnjarë në jetën dhe veprën e tyre i treguan doktrinës komuniste se ata në asnjë mënyrë nuk mund të pajtoheshin me këtë ideologji, madje pranuan të bëheshin edhe derra, por vetëm komunistë kurrë, sepse e patën kuptuar çfarë sëmundje kanceroze ishte komunizmi dhe çfarë të keqe do t’i sillte ai kombit të tyre.
Në fund të fundit, nacionalistët Lushnjarë e patën kuptuar se morali dhe përgjegjësia historike e shqiptarëve nuk kishte asgjë të përbashkët më lindjen komuniste përkundrazi, patriotët shqiptarë, qysh me shpalljen e shtetit të parë shqiptar më 28 nëntor 1912, e orientuan kombin e tyre drejt familjes së madhe të Evropës moderne dhe perëndimore.
Masakra komuniste këtu në Lushnje nuk ishte rastësi, kjo masakër gjithashtu nuk mund të merret e shkëputur nga konteksti historik. Vetëm një muaj pas marrveshjes së Mukjes, Konferenca e Labinotit e dominuar prej klikës së Beogradit, e dënoi ashpër këtë marrveshje dhe nga ana tjetër dha udhëzime të prera për të filluar luftën kundër nacionalizmit të kulluar shqiptar.
Dokumentat që ne disponojmë flasin qartë, se pikërisht ky ka qënë momenti i fillimit të luftës vëllavrasëse, ku kreu i klikës komuniste shqiptare E. Hoxha, në një qarkore për të gjithë shtabet e nacional-çlirimtares udhëzonte prerë që forcat e Ballit Kombëtar të luftoheshin me tërbim. Si rrjedhojë e këtij veprimi politik dhe ushtarak tipik mafioz ndodhi 73 vjet më parë edhe masakra makabre ndaj 67 nacionalistëve Lushnjarë.
Në këtë mënyrë 21 tetori i vitit 1943 është një datë që tregon qartë krimet, masakrën që brigada kriminale e nacional-çlirimtares ka kryer ndaj patriotëve Lushnjarë. E pikërisht në datën 21 tetor plot 73-vjet më parë janë ekzekutuar nga krimineli Mehmet Shehu dhe Brigada kriminale partizane në Matjan të Lushnjes 67 ballistë.
Dëshmorët e Ballit Kombëtar që u pushkatuan në Matjan.
1-Ndoni Sako
2-Fani Trungu
3-Gori Todi
4-Jani Gjeka
5-Jorgji Gjoni
6-Jorgji Lala
7-Kozma Zhuka
8-Nasi Zhuka
9-Koli Tashi
10-Kristo Shkoza
11-Loni Bita
12-Llazi Prifti
13-Lili Shkoza
14-Mihal Bita
15-Nasi Janko
16-Nasi Sako
17-Nasi Zaho
18-Perikli Prendi
19-Pali Zaka
20-Ristan Bani
21-Simon Gjini
22-Stefan Prendi
23-Trifon Gjeka
24-Trifon Gjoni
25-Todi Gjurgji
26-Vasil Perboti
27-Myslym Bedalli
28-Ram Koçi
29-Bajram Jeshili
30-Mehdi Pirra
31-Bajram Pepa
32-Ruho Nako
33-Hysen Dupi
34-Arif Muço
35-Rakip Xhepa
36-Shaqir Sula
37-Elmaz Xhepa
38-Çaush Xhepa
39-Latif Karafili
40-Shaban Sina
41-Asllan Vrapi
42-Hysen Ismaili
43-Muharrem Meshani
44-Bajram Bilbili
45-Ismail Koçiu
46-Muhamet Kasmi
47-Alush Kasmi
48-Shemsi Arapi
49-Skender Arapi
50-Sabri Bullari
51-Beqir Cani
52-Haxhi Sina
53-Tafil Lluzha
54-Ibrahim Lluzha
55-Arif Halili
56-Kadri Murrizi
57-Ismail Murrizi
58-Hysen Murrizi
59-Haxhi Murrizi
60-Ymer Bullari
61-Gaqi Ndoni
62-Ndini Ndoni
63-Isuf Buzi
64-Shyqyri Leka
65-Ramazan Kofsha
66-Shefik Tota
67-Gori Lala
Nderim dhe respekt për 67 dëshmorëve të kombit Shqiptar.
Numri i dëshmorëve të Ballit Kombëtar nuk ka akoma një kufi, janë me qindra dhe mijra dëshmorë të rënë në trojet etnike. Rrallë ka ngjarë në historinë e popujve një tradhëti e tillë dhe kaq e turpshme, ku vëllai vriste vëllanë, ku djali vriste babanë dhe ku shqiptarët vrisnin njëri-tjetrin. Sot faktet flasin se jane vrare 4000 deri 6000 nga dora kriminale komuniste dhe kriminelët partizanë, krimineli Mehmet dhe kriminelit Enver. Shumë heronj ranë gjatë pushtimit italian dhe gjerman, por numri u shtua edhe më tepër gjatë diktaturës komuniste për pushtet. Kjo luftë vëllavrasëse vazhdoi edhe për 50 vjet ndaj familjeve më patriotike të kombit shqiptar, të cilët ndihen të përbuzur edhe sot dhe nuk kanë përfituar asnjë të drejtë për këto merita të larta kombëtare.
Duhen lexuar, nderuar, përkujtuar, duhen besuar këto të vërteta se këta martirë nuk ishin pula që i kshte zënë virusi H5N1, dikur që media jonë merret më shumë me pulat se sa me këto krime që kryen kriminelët komunistë, por ishin bij’ nënash, ishin njerëz të pafajshëm që kërkonin një Shqipëri ndryshe, pa diktaturë, pa ideolgji kriminale, pa komunizëm. Këto krime barbare tashmë të pranuara publikisht edhe nga protogonistë të asaj kohe, se këta martirë të kombit nuk duhet të lihen në harresë.
Ne do të insistojmë që dëmshpërblimi për të pushkatuarit politik të fillojë pas prishjes së marrveshjes së Mukjes dhe jo në muajin nëntor të vitit 1944, se me këtë projektligj po shpërblehen ish kriminelët e tyre dhe ky do të jetë një turp për të gjithë ne që mendojmë se e kemi ndëshkuar komunizmin.
Këto krime nuk ndodhën as mbi partinë komuniste, as mbi partinë socialiste, as mbi parti tjetër, por ndodhën vetëm mbi Ballin Kombëtar të kësaj partie të marterizuar, të masakruar për liri dhe demokraci për një Shqipëri Etnike, për një frymë bashkimi dhe vëllazërimi kombëtar midis shqiptarëve.
Balli Kombëtar me këta dëshmorë hodhi themelet e moralit politik kombëtar dhe frymëzoi Shqiptarët me besimin në vetvete për atë që patën ëndërruar apostujt e Rilindjes Shqiptare që do të thoshte një lëvizje e gjithëmbarshme e kombit drejt një qëllimi të vetëm, lartësimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike.
Asnjë lëvizje, asnjë parti nuk i ka falur Shqipërisë gjatë tri robërive, mijëra dëshmorë sa i ka falur Balli Kombëtar, të cilët janë të pavlërsuar edhe sot. Këta dëshmorë kombi dëshmojnë frymën e udhëheqjes së Ballit Kombëtar thellësisht kombëtar dhe tërësisht e mbështetur në interesat jetësore të Shqipërisë, sepse i ka pasur themelet dhe i ka në principin e ekzistencës shqiptare të popullit shqiptarë. Ky pra ka qenë dhe është Balli Kombëtar në të cilin stërgjyshërit, gjyshërit dhe baballarët tanë luftuan dhe kjo është diskutuar dhe po diskutohet për aktivitetin e përgjithshëm të Balli Kombëtar prandaj jeta politike nuk ka kuptim në Shqipëri pa Ballin Kombëtar.
Ky është shërbimi më besnik që Balli Kombëtar i ka qëndruar me një dashuri si një nënë dhë si një babë ndaj kombit shqiptar, kjo është edhe detyra jonë në të ardhmen, për të respektuar gjakun dhe rrugën e dëshmorëve tanë. Balli Kombëtar është parti që nuk ka bërë dhe nuk bën tregëti me ndjenjat, nuk bënë kompromis me tregëtarët, është fuqia më e sigurt dhe më morale e kombit Shqiptar.
Pa qëndresën e këtyre dëshmorëve, pa Ballin Kombëtar nuk mund të kishte qëndresë kombëtare kundër të huajve, pa Ballin Kombëtar nuk mund të kishte qëndresë antikomuniste në Shqipëri, pa Ballin Kombëtar nuk mund të bëhej e ditur dhe e mbrojtur çështja Shqiptare, pa Ballin Kombëtar nuk mund të mendohet e ardhmja e Shqipërisë dhe pa Ballin Kombëtar nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri. Balli Kombëtar kërkon që shoqëria Shqiptare të edukohet me këtë frymë dhe jo nga politika e deri tanishme, që ka krijuar vetëm konflikte madje denigrim të kësaj shoqërie.
Në këtë ditë përkujtimore i drejtohemi Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani që të filloi vlerësimin, nderimin dhe kontributin e të gjithë patriotëve shqiptarë që dhanë jetën e tyre për liri dhe bashkim kombëtar ky proces duhet të fillojë me nderimin e 67 martirëve të vrarë në Matjan te Lushnjës 73 vjet me parë. Mendojmë dhe jemi të bindur se me vlerësimin e personaliteteve me përmasa Kombëtare të gjithë shqiptarët do të dalin më të bashkuar drejtë rrugës së pajtimit Kombëtar, në se nuk realizohet kjo, pajtim kombëtar nuk do ketë.
Ne shohim të domosdoshëm problemin e ndriçimit të historisë sonë, në mënyrë të veçantë asaj të luftës së dytë botërore. E shoh këtë obligim, si një detyrë parësore të partisë sonë për disa arsye. E para! Historiografia shqiptare, në 50 vitet e diktaturës e bëri historinë e popullit tonë sipas tezave bolshevike, të cilat kanë shpallur dhe vazhdojnë të shpallin akoma me zë të lartë, se historinë e bëjnë fitimtarët. Për fat të keq tonin edhe pas rënies së diktaturës komuniste, kjo historiografi nuk mundi të shkëputej dot nga paranojat e së kaluarës, duke vazhduar të bjerë në mentalitetet e në kaste njerezish të inkriminuar.
Së dyti! Obligimin tonë për ndriçimin e historisë e shoh si domosdoshmëri për fatin se janë lënë qëllimisht në harresë një varg luftrash të Ballit Kombëtar në vitet e luftës së dytë botërore, në mënyrë të veçantë, ato kundër italianëve dhe gjermanëve. Krahas kësaj janë lënë në harresë sa e sa heronj dhe dëshmorë të Ballit Kombëtar.
Ne kërkojmë që në historinë e Shqipërisë të vendosen dhe të trajtohen me seriozitetin e duhur disa dokumente, fakte dhe ngjarje shumë të rëndësishme të cilat janë në përputhje me frymën kombëtare si;
a-Nacionalizma e pare Shqiptare (Prill 1939).
b-Dekalogu i Ballit Kombëtar (1942)
c-Marveshja e Mukjes (gusht 1943)
ç-Luftrat patriotike të Ballit Kombëtar
d-Vendosjen e personaliteteve që luftuan dhe dhanë jetën në luftën kundër pushtuesve për liri dhe bashkim kombëtar.
Së fundi, mendoj se duke u ndriçuar si duhet historia e shkuar ne mund t’u japim shansin disa bolshevikëve të vjetër që ata, nëpërmjet rrëfimit të ngjarjeve siç kanë ndodhur të mund të na përcjellin pendesën e tyre per krimet që kanë ushtruar ndaj vëllezërve të tyre të një gjaku.
Vetëm në këtë mënyrë do të mund të pajtohen shpirtrat e trazuar të Shqiptarëve. Unë jam i bindur se sot shqiptarët janë ndërgjegjësuar në rrugën e kahershme që kërkoi Balli Kombëtar. Koha vërtetoi se Balli Kombëtar i orientoi shqiptarët drejt atyre vendeve demokratike perëndimore që i kanë dashur dhe i duan të mirën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Balli Kombëtar do vazhdoj në rrugën e tij të nisur mbi 75 vjet më parë për të realizuar dëshirën dhe amanetin e dëshmorëve të Ballit Kombëtar për bashkimin e trojeve etnike të Shqipërisë.
Duke falenderuar në mënyrë të veçantë familjet e viktimave të rëne 73 vjet më parë, mendoj se i kemi bërë një homazh të madh, jo vetëm kësaj ngjarje, por krejt luftës dhe sakrificave të panumërta të Ballit Kombëtar, në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Nëse bashku shtrojmë pyetjen a duhet lënë në harresë gjaku dhe kontributi i tyre?! Jo kurrë! Këto mesazhe do të na shërbejnë neve, bijve të martirëve të djeshëm, të shtrëngojmë radhët tona, për t’u përballur me neodiktaturën dhe pjellat e saj fatkeqe për ardhmërinë e kombit tonë.
Ky është detyrimi jonë; t’i përkujtojmë ngjarjet e tilla, çdo luftë të Ballit Kombëtar, çdo çetë dhe batalion, çdo dëshmor të Ballit Kombëtar për të hequr dhe larguar njëherë e përgjithmonë baltën e hedhur padrejtësisht nga kriminelët komunist. Edhe mbas këtyre krimeve, masakrave, pushkatimeve, burgosjeve, internimeve, ne nacionalistët mbijetuam por:
“Ne do të mbijetojmë përsëri, sepse Shqipëria u përket shqiptarëve.”
Tiranë më, 21.10.2016
Marre nga gazetashqiperiajone.wordpress.com