back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

238 të internuar vdiqën në kampet telash me gjemba në vitet 1949-1953 – Kastriot Dervishi

Gazeta

Kampi i Tepelenës
Kampi i Tepelenës

238 të internuar vdiqën në kampet

telash me gjemba në vitet 1949-1953

nga Kastriot Dervishi

Pasi publiku është ushqyer së fundmi me informacione të pasakta e kontradiktore në lidhje me kampet tela me gjemba të diktaturës komuniste, për kohën e funksionimit të tyre dhe vdekshmërinë bën fjalë postimi i poshtëshënuar. Duke qenë se nuk e kam zakon që jap përgjigje kot, e theksoj se të dhënat e mëposhtme janë pjesë e një studimi më shumë se 10-vjeçar në lidhje me vendet e vuajtjes së dënimit gjatë diktaturës komuniste. Për këtë arsye, po ndaj me publikun disa informacione në lidhje me kampet tela me gjemba. Gjithsej të vdekur në vitet 1949-1953 në të gjitha kampet e këtilla ishin 238 persona. Kryesisht kjo vdekshmëri regjistrohet në kampet e Tepelenës, Porto Palermos dhe Valiasit (përfshi zhvendosjen e Cërrikut). Kampet tela me gjemba administroheshin vetëm nga Drejtoria e Policisë Popullore dhe organet e saj të varësisë, qendrore apo vendore. Në kampet e internimit vdiqën:
-Në vitin 1949, 51 të internuar
-Në vitin 1950, 53 të internuar
-Në vitin 1951, 93 të internuar
-Në vitin 1952, 23 të internuar
-Në vitin 1953, 18 të internuar
Të dhënat statistikore zyrtare nuk janë të plota në lidhje me vdekshmërinë kamp për kamp, gjinisë apo moshave, por ekzistojnë në tërësinë e tyre. Bën përjashtim viti 1949, kur është regjistruar kjo statistikë:
-Në kampin nr.3 të Valiasit kanë vdekur gjithsej 12 të internuar (1 burrë, 3 gra dhe 8 fëmijë)
-Në kampin nr.4 të Tepelenës kanë vdekur gjithsej 43 të internuar (3 burra, 12 gra dhe 28 fëmijë).
.
Rrathet e Feerrit - Tepelena (Lek Pervizi)
Rrathet e Feerrit – Tepelena (Lek Pervizi)

Kampi i Tepelenës

Kampi i internimit të Tepelenës ka pasur dy numra, 4 dhe 6. Batalioni nr.84 i Brigadës së Sigurimit të Shtetit, nuk ka lidhje fare me objektin në fjalë kur ai ka shërbyer për të strehuar të internuarit. Pas largimit të të internuarve në vitin 1953, godina është përdorur për qëllime të ndryshme. Njihet fakti se së fundi ajo ka qenë komanda e brigadës sulmuese Tepelenë, njohur ndryshe edhe si reparti nr.9.400. Të dhënat që për fat të keq po përsëriten e interpretohen në mënyrë të gabuar nga institucione shtetërore, së pari zmadhojnë kohën e ekzistencës së këtij kampi duke e deklaruar në vitet 1948-1954 kur në fakt ka ekzistuar në vitet 1949-1953 (madje vitet 1949 dhe 1953 nuk janë të plota).
Pjesa më e madhe e të internuarve që nuk u liruan nga kampet tela me gjemba u vendosën në kampin nr.5 në Fermën “29 nëntori” Plug Lushnje. Këtu kemi ndryshimin pas dy vjetësh nga kamp internimi në vend internimi, sepse nuk ekziston më njësia e parë. Këtë nuk e kuptojnë ata që po bëjnë “kërkime të thelluara” e nuk po gjejnë atë që në mënyrë të gabuar përfytyrojnë.
 
Rrathet e Ferrit - Tepelena (Lek Pervizi)
Rrathet e Ferrit – Tepelena (Lek Pervizi)

Kampet tela me gjemba sipas kohës që kanë ekzistuar në vitet 1945-1953:

-Kampi i Krujës, 1945-1947
-Kampi i Beratit, 1945-1949
-Kampi nr.3 (më pas nr.5), Valias, Cërrik, Tiranë, 1948-1953
-Kampi nr.4 (më pas nr.6) Tepelenë, 1949-1953
-Kampi i Porto Palermos, 1950
-Kampi i Lozhanit, 1949
-Kampi i fermës “29 nëntori” Plug, Lushnje, 1950
-Kampi i fermës “Çlirimi” Fier, 1950
-Kampi “Lufta e Vlorës” Llakatund, 1950
.
Kampi i Kuçit i Kurveleshit 1958
Kampi i Kuçit i Kurveleshit 1958

Kampe të tjera:

-Kampi i Kuçit 1954-1958
-Kampi nr.2 Shtyllas, 1953-1954 (pjesërisht, sepse ishte kamp të burgosurish)
-Kampi nr.5 në fermën “29 nëntori” Plug, Lushnje, 1953-1955
 
Bashkëlidhur, fotografimi i ish kampit të Tepelenës në kushtet e sotme. Me pika të bardha është rrethimi i dikurshëm.
 
Fb 10 shtator 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.