back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

25 dhjetor 1989 – Pushkatohet çifti Çausesku – Përgaditi Saimir Kadiu

Gazeta

Nicolae dhe Elena Causcesku
Nicolae dhe Elena Causcesku

25 dhjetor 1989 – Pushkatohet çifti Çausesku 

Përgaditi Saimir Kadiu 

Rasti i vetëm i pushkatimit të familjes së parë të Nomenklaturës komuniste në një vend të Evropës Lindore…
Ky çift ishte një nga shëmbylltyrat më të kobshme dhe më injorante nepotike të sistemit komunist të Evropës Lindore… ku violina e parë ishte Elena Çaușesku…
Elena Çaușesku (7 janar 1916 – 25 Dhjetor 1989) lindi në një familje fshatare si Lenuta Petrescu, ajo bëri vetëm shkollën fillore ku notën më të mirë në shkollë e kishte në lëndën e qëndisjes…!

Nicolae dhe Elena Causcesku
Nicolae dhe Elena Causcesku

Migroi në Bukuresht ku fillimisht punoi si ndihmëse në një laborator dhe më pas në një fabrikë tekstili. U lidh shumë shpejt me Partinë Komuniste Rumune ku edhe takoi bashkëshortin e ardhshëm të saj Nikolae Caushesku (që ishte dy vjet më i vogël se ajo).
Gjatë viteve të regjimit komunist, sidomos pas ardhjes në pushtet të bashkëshortit të saj, Elena gradualisht mori të gjitha postet qeveritare, partiake dhe shkencore të vendit deri në postin e z/kryeministrit të Rumanisë pas vitit 1980.
Frymëzimi i saj ishte pushteti që gruaja e Mao Ce Dun-it, Ciang Cin, kishte marrë nën pushtetin e bashkëshortit të saj (duke qenë thjeshtë një ish balerinë).
Mbikqyrja e saj në jetën politike dhe shoqërore të Rumanisë shkonte deri aty që edhe Televizoni shtetëror rumun të mos e merrte asnjëherë në profil për shkak të hundës së saj të madhe…

Nicolae dhe Elena Causcesku
Nicolae dhe Elena Causcesku

Por, pavarsisht diktaturës, Elena ishte objekt i talljeve për bëmat e saja intelektuale. Kishte vetëm arsim fillor, kishte tentuar për të vazhduar shkollën e natës, por ishte kapur me kopje dhe e kishin përjashtuar nga shkolla.
Megjithatë ky “background” nuk e pengonte të vetshpallej si një nga kimistet më të njohura të Rumanisë.
Pseudonimi i saj në Rumani ishte Codoi (kështu e lexonte ajo dyoksidin e karbonit CO2).
Pushkatimi i çiftit Çaushesku (pavarsisht hijeve të ekzekutimit) më 25 dhjetor 1989, ishte edhe një hakmarrje për sistemin kriminal që të dy bashkë i kishin imponuar popullit rumun.

.

Marre nga muri i Fb i Saimir Kadiut, 25 dhjetor 2021  

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.