back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

25 vjetori i famullisë së Kishës së “Zojës së Shkodrës” në Hartsdale të New Yorkut – nga Jozef Radi

Gazeta

Përvjetori i 25 i Kishës Katolike ‘Zoja e Shkodrës’ - 28 prill 2024
Përvjetori i 25 i Kishës Katolike ‘Zoja e Shkodrës’ – 28 prill 2024
25 vjetori i famullisë së Kishës së “Zojës së Shkodrës”
në Hartsdale të New Yorkut
nga Jozef Radi

E diela e 28 prillit 2024, në Hartsdale të New Yorkut, m’u shfaq u përmbytur jo vetëm nga gjelbërimi pranveror, po edhe pafundësia e makinave dhe njerëzve të të gjitha moshave që me fytyra plot dritë gëzimi u derdhen në ambientet rreth Kishës së “Zojës së Shkodrës” e më pas edhe në sallën e madhe të ceremonive fetare të mbushur përplot me besimtarë, që kësaj here krahas Meshës të së dielës, do të kremtonin edhe 25 vjetorin e Kishës së tyre.
Ceremonia hyrëse u përcoll nga famullitarë të shumtë të ftuar prej kishave të Kosovës, të Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe u përshëndet prej Dom Dodë Gjergjit, Arqipeshkv i Kosovës, i cili me zemër në dorë falenderoj gjithë komunitetin katolik të New Yorkut, duke theksuar ndër të tjera se krahas kontributeve që kjo kishë ka këto 25 vite për komunitetin katolik shqiptar, tashmë mjaft të zgjeruar, do të nënvizonte faktin se “…Kisha ‘Zoja e Shkodrës’ ka meritën e madhe të ndihmës së madhe si për ndërtimin edhe për funksionimin e Kishës Katedrale “Nanë Tereza” në Prishtinë!

Ceremonia e 25 vjetorit të Kishës e Zoja e Shkodrës, 28 prill 2024
Ceremonia e 25 vjetorit të Kishës e Zoja e Shkodrës, 28 prill 2024

Ceremonia vazhdoi nën kujdesin e famullitarit Dom Pjetër Popaj, i cili prej 25 vitesh e drejton me devotshmëri, duke qenë nji urë e fort lidhëse midis Zotit dhe besimtarëve. Ai falenderoj gjithë mysafirët e ardhur aty për atë ditë të veçantë për kishën dhe komunitetin katolik amerikan dhe bëri një rezyme të historisë së ngritjes së kishës së ‘Zojës së Shkodrës’ në Hartsdale, duke falenderuar të gjithë mbështetësit, kontribuesit dhe besimtarët një pjesë e të cilëve nuk jank më.
Ai kujtoi faktin se kur u hap Kisha e “Zojës së Këshillit të Mirë” ishte periudha e vështirë e “Luftës së Kosovës”, pra ishte një gëzim i mah midis nji tragjedie e dhimbje të madhe!
Ata që patën iniciativën dhe e mbështetën këtë kishë, besonin që ajo do të ishte një vend i bashkimit, i besimit dhe i zgjidhjes së halleve e problemeve të komunitetit shqiptar! Kisha shërbeu jo vetëm si “Shtëpi e Zotit” po edhe për gjithë festat e lindjeve, të martesave, kremtimet e vdekjeve e përvjetorëve, po edhe të promovimeve apo spektakleve të rinisë shqiptare! Kështu Kisha jonë shërbeu si institucion i bashkimit në mbështetje të vlerave të traditës sonë.

25 vjetori i Kishës "Zoja e Shkodrës" - 28 prill 2024
25 vjetori i Kishës “Zoja e Shkodrës” – 28 prill 2024

Dom Pjetër Popaj, me zërin pak të përhumbur prej ndonjë ftohje, kërkoj ndjesë për këtë pamundësi por e mbajti vet fjalën e këtij përvjetori jubilar duke bërë nji rezyme të historisë dhe naltimit të Kishës së Zojës së Shkodrës…
“Papa Gjon Pali i Dytë, kur ne shkuam si delegacion për t’i marrë bekimin dhe emërtimin e kësaj kishe të re për komunitetin shqiptar të New Yorkut, kur i thamë per emrin Ai e përsëriti jo nji her por katër herë shprehjen: “Vergin of Shkodra, Vergin of Shkodra…!” dhe kështu emërtimin e kësaj kishe ne e fituam prej Papës Gjon Pali i Dytë!
Po mos të harrojmë se edhe në vende të tjera Shenjtorja jonë njihet më së shumti me emrin “Zonja e Këshillit të Mirë”, por që është e njajta me “Zojën e Shkodrës” sepse është e njëjta shenjtore, edhe ajo që u largue prej Shkodre në kohën e pushtimit osman dhe u ndal diku në Genazano të Romës, por të mos harrojmë se edhe në vende të tjera ajo ka emrat e vendeve përkatëse si: Zoja e Guadalupës, Zoja e Lourdes, Zoja Fatima në Ourem të Portugalisë, apo Zoja e Mexhugorjes, pra shpesh ajo ka marrë emrin e vendelen ku jaë ngritur kishat. E njëjta gjë ka ndodhë edhe këtu në New York me komunitetin tonë… me pajtoren që vazhdimisht kujdeset për ne, me këshillat e saj…
Në pranverë të vitit 1999, eminenza e tij John o’Connor, erdh këtu në Hartsdale me shugurue kishën tonë të re. S’do ta harroj kurrë fjalën e tij, që e përsëriti disa herë: “Kjo është një xhevahir! Kjo është një xhevahir!”

Me Monsignor Dodë Gjergji & Mark Merrnaçaj, 28 prill 2024
Me Monsignor Dodë Gjergji & Mark Merrnaçaj, 28 prill 2024

E unë i thashë se kjo kishë nuk është diçka luksoze, por është e thjeshtë dhe dëshmia e shpirtit të shenjtë të një populli që me njimijë sakrifica e ka mbrojtë fenë e vet dhe objektet e kultit…!”
Në mbyllje, Dom Pjetër Popaj, famullitar prej 25 vitesh, krahas Arqipeshkvit Dodë Gjergji, falenderoj edhe meshtarët Marjan Gjineshaj, Stefan Luliç, Robert Jakaj, po edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera si imam Tahir Kukaj, Vedat Gashi, që nderuan me praninë e tyre të nderuar këtë çerek shekulli histori të “Zojës së Shkodrës”, duke e konsideruar këtë këtë ditë si një festë e madhe e jubilare, e cila do të të ndiqej në mbramje edhe nga darka jubilare me gjithë besimtarët…
Në mbyllje të ceremonies fetare monsignor Dodë Gjergji, e mbylli fjalën e tij në këtë ditë të bukur pranvere me fjalën lapidare: “Ashtu si kemi shkëlqyer në të shkuarën tonë në sakrifica e dhimbje duhet të shkëlqejmë në të arthmen në mirësi e përkushtim!”
Mbas meshës patëm kënaqësinë të ndanim një bisedë të shkurtë me Arqipeshkvin e Kosovës zotin Dodë Gjergji si dhe disa foto me të… po edhe me shumë nga pjeswmarrësit në këtë pranverë të bukur të shpirtrave të bukur të larë me dritën hyjnore të besimit në Zot…

Grupi i Kelmendit ne kangen kushtue kishes Zoja e Shkodrës (Vasel Shkreli, Luigj Tinaj)
Grupi i Kelmendit në kangën kushtue Kishës Zoja e Shkodrës (Vasel Shkreli, Luigj Tinaj)

***
Po atë mbramje, prej orës 18.oo deri në 23.oo, u përkujtue përmes nji festë madhështore, Përvjetori i 25 i Kishës Katolike ‘Zoja e Shkodrës’, në ambjentet e Eastwood Manor, në Bronx N.Y.
Nji atmosferë e vërtetë festive, me praninë e mjaft personaliteteve të njoftuna të fesë e të komunitetit shqiptar e të ma shumë se 500 besimtarëve, e ku programi u drejtua me kompetencë prej Elizabeta Peraj dhe gjakonit Horsin Malaj.
Fjalën e hapjes e mbajtën Kryetari i ri Këshillit të Kishës Ndrekë Tona dhe Arqipeshkvi i Prishtinës, dom Dodë Gjergji, i cili kënaqsinë dhe vlerësimin e vet e ma të lartë e mbylli me fjalinë: “Ju jeni ma të Mirët, pa diskutim ma të mirët”! Mandej folën, më rradhë famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, i cili dëshmoi se në 25 vitet e shërbimit në këtë kishë, ai ndjehesh pjesë e asaj familjeje të madhe, dhe se kishte ndarë me komunitetin katolik, jo vetëm besimin në Zot, po edhe gjithë gëzimet e hidhnimet e çdonjerit prei tyre. Për gjithë ecurinë e këtyne 25 viteve, dhe etapat ma të rëndësishme të përparimit të kësaj kishe, foli Mark K. Shkreli drejtues i revistës “Jeta Katolike”, i cili tregoi me detaje të hollsishme rritjen dhe përparimin e Kishës së Zojës në Hartsdale. E përshëndetën kët 25 vjetor edhe dhe kryetari i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama, dhe mjaft të tjerë përmes telegrameve. U lexuan poezi të Fishtës dhe vargje kushtuar Kishës së Zojës së Shkodrës…

Tavolina e 17, e Festës së 25 vjetorit të Kishës
Tavolina e 17, e Festës së 25 vjetorit të Kishës

Më pas vazhdoi nji program i pasur muzikor, që nisi me sopranen e njohur Donika Ukshini dhe grupin e fëmijve dhe tenorin e talentuar Kreshik Zhabjaku… Darka vazhdoi më ansamblin e Valleve “Rozafati” të drejtuar aq mjeshtërisht nga Angjelina Nika, ku me ngjyrat e kostumeve dhe hijeshinë bukurinë e rinisë malsore u luajtën valle të Jugut dhe të Veriut, por ajo çka tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve ishte kënga kushtue Kishës në fjalë, kënduar nga lahutari Vasel Shkreli e Luigj Tinaj dhe grupi i Kelmendit.

Angelina Nika dhe grupi i valleve "Rozafat" i drejtuar prej saj
Angelina Nika dhe grupi i valleve “Rozafat” i drejtuar prej saj

Darka përkujtimore vazhdoi midis bollëkut ushqimor dhe muzikës deri në orën 23.oo, ku atmofserën magjike të festës së 25 vjetorit të kishës “Zoja e Shkodrës”, e plotësoi me zërin e saj këngëtarja Vjollca Lukaj e Xhovani Gjonaj, të cilët i dhanë hare kësaj feste të madhe, e ndoshta të pashoqe…
NY, e dielë, 28 prill 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.