back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

30 vjetori i Partisë së Ibrahim Rugovës – Pak Mirënjohje historike

Gazeta

Ibrahim Rugova (1944-2006)
Ibrahim Rugova (1944-2006)

30 vjetori i Partisë së Ibrahim Rugovës –

Pak Mirënjohje historike

Janë pak rreshta që gazetarja Evliana Berani,
të botuara diku në një qoshe të parënësyshme të gazetën Rilindja të Kosovës,
që në mëngjesin e 24 Dhjetorit të 1989, kanë lajmëruar diçka të pazakontë
që është ngjarja më e rëndësishme e këtyre 30 viteve,
themelimi, i një partie jashtë konceptit komunist – Themelimi i LDK-së.
Prej asaj dite kanë kaluar 30 vite dhe bota s’është më ajo që ishte.
Uroj që ne të kemi aq kujtesë sa për të kuptuar se asgjë nuk do të ndryshonte
në jetën e tonë dhe për të ardhmen tonë, pa një ditë të tillë…
jozef radi, 24 dhjetor 2019
 .
24 dhjetor 1989 - Lajmi i themelimit te LDK-se
24 dhjetor 1989 – Lajmi i themelimit te LDK-se

Shkumbin Brestovci

Urime 30 vjetori Partia e Brahim Rugovës!
Partia që e ka udhëheqë nji popull bilmezash të fymë e të pështymë edhe i ka qitë në hartë të botës.
Partia që me vetëmohim të pashoq ia ka organizu secilit fëmijë shkollën, secilit nevojtar ekzistencën, secilit të smutë mjekun.
Partia që në histerinë gjaksore që e përfshiu krejt Ballkanin, nji popull të vocërr e të hjekun keq e bani me u dokë si njerëz.
.
Shqipe Bytyqi
.
Pas 30 vitesh e emocionuar, se qysh në zanafillë isha pjesë e këtyre zhvillimeve, LDK-së i dëshëroj zhvillim të përhershem demokratik dhe rrugëtim te mbarë!
Sot dhe asnjëherë askush nuk e ka ekskluzivitetin e meritave për çlirimin e Kosovës, sepse pa angazhimin e Dr. Rugovës, pa luftën çlirimtare të UÇK-së dhe pa përkrahjen ndërkombëtare nuk do të arrihej çlirimi Kosovës si dhe shtetësia e saj. Pavarësisht nga baticat dhe zbaticat politike, LDK mbetet një forcë e madhe politike dhe uroj që shumë shpejt të gjej formulën e bashkëqeverisjes së shëndoshë.
Urime 30 Vjetorit të LDK-së!
 
Vebi Mujku
.
Secilin aktivitet e kemi krye me përkushtim, edhe mbeturinat në lagje i kemi grumbullue vetëm me u dukë qysh duhet dhe me rujtë shëndetin e banorëve të lagjes.
E sot, askush nuk lëviz pa u pagua dhe pa vjedh diçka, krahas pagesës.
.
Marrë nga muri i FB i Shkumbin Brestovcit, 23 Dhjetor 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.