back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Denata Ndreca – Tempo Negato – “Kohë e Mohueme” – Parathanie nga Paolo Ciampi

Gazeta

Kohe e Mohueme - Të martën, me Denata Ndrecën në Firence
Kohë e Mohueme – Të martën, me Denata Ndrecën në Firence

Ditën e Martë me 16 prill në orën 18.00

prezantohet libri i Denata Ndrecës

“Nganjiherë mund të jetë dikush
që ta shënjojë të nesërmen tande
e mbasi të ka plagosë,
ka me la me lotët e tu duert e veta”
.
Denata Ndreca - Tempo Negato - Poesia
Denata Ndreca – Tempo Negato – Poesia

Tempo Negato – “Kohë e Mohueme”

Do të jenë të pranishëm Paolo Ciampi,

shkrimtar e gazetar, drejtor i Toscana News,
dhe Jozef Radi, shkrimtar, gazetar
që merret me krimet e kryera gjatë diktaturës komuniste.
.
-Në vitin 2003, u dorzue për shtyp vëllimi i parë i poezive në gjuhë amtare “Përreth vedit”.
-Në 2016 merr diplomën e nderit Çmimin Ndërkombëtar “Michelangelo Buonarroti” me vepren “Duke jetue”.
-Në vitin 2017, del libri poetik “Pa Frikë” prej Scribo Edizioni Firenze.
-Në tetor 2017, merr Çmimin Ndërkombëtar për Letërsinë “Terre di Liguria” në -Porto Venere me vëllimin “Pa Frikë” në edicionin e Katërt.
-Në vitin 2017, botohet libri “Karroca magjike” prej Scribo Edizioni, i cili kërkon me i afrue fëmijët sa më pranë botës së sëmundjes dhe aftësive të kufizueme, përkthye edhe në gjuhën tajlandeze.
-Në nandor 2017, merr çmimin ndërkombëtar: “Michelangelo Buonarroti – për fëmijë” me librin “Karroca magjike”.
Në vitin 2018, publikon librin e ri “Nji far në mjegull” prej Aletti Editore e Romës.
Në tetor të 2018 merr Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Lilly Brogi – Pergola Arte Firenze”;
-Më 2018 me librin “Pa Frikë”, merr Çmimin Special të Jurisë.
-Në nandor të 2018, çmimi Ndërkombëtar Michelangelo Buonarroti, i jep diplomën e nderit për vëllimin e poezive “Nji far në mjegull”.
-Në dhjetor 2018, asht finaliste në çmimin ndërkombëtar për letërsinë “Premio Firenze” me librin “Pa Frikë” Scribo Edizioni Firenze.
 
Denata Ndreca asht le në Shkodër më 8 shkurt 1976.
-Po në Shkodër asht diplomue më 1998.
-Ka punue si gazetare, për shumë vite me radion shtetnore “Radio – Shkodra”, dhe ka botue në gazetat lokale e revistat kombëtare.
-Në vitin 1999, mori vendimin drastik m’u largue nga Shqipnia.
-Në vitin 2000, vendoset në qytetin e Firences, qytet ku ajo ndoqi universitetin, dhe sot punon, shkruen dhe vazhdon me jetue.
.
Paolo Ciampi
Paolo Ciampi

Poezia e Denatës, si zemra që rreh mbrenda nesh…

Parathanie prej Paolo Ciampi*

S’ka fund për mahnitjen time, e as për heshtjen tuej. E ndjej sa fort më rreh zemra juej…
Sapo kam mbarue leximin e kësaj përmbledhje të Denatës, nji dorshkrim që shpejt u ba libër poetik dhe e keni ndër duert tueja. Jam përpjekë, po e kam pasë të vshtirë me iu largue, dhe e ndiej dëshirën me iu rikthye. Kjo asht shejë e mirë: se disa fjalë duhet përsëritë mos me u zhdukë, njashtu si stres insistues.
E ndërsa merrem me emocionet, e ndërsa përpiqem me i shtrydhë fjalët, më vijnë ndërmend do vargje prej Wislawa Szymborska, nji poeteshë që e kam fort për zemër, thue se kërkon me m’ardhë në ndihmë…. e më duket se i shkojnë për shtat në mënyrë të përsosur Denatës: “Habia, heshtja e mbi gjithçka zemra që rreh shpejt!”
Për fat, s’jam ndonji kritik letrar – do të thoja jam shumë ma pak, nji person i aftë me arsyetue si ekspert i poezisë. Për ma tepër, po citoj Jorge Luis Borges, “Poezia s’asht ma pak misterioze se elementët e tjerë të Universit! Duhet ta ndjejmë, ma para se ta kuptojmë…”
Edhe poezia e Denatës, pa as ma të voglin dyshim, ndjehet fort. Njashtu si zemra që rreh mbrenda nesh.
Denata, ka ide të kjarta, për at çka poezia duhet të jetë: diçka shumë ma ndryshe prej asaj çka na kanë shpjegue në shkollë, me vargje të mësueme përmendësh e disa nocione metrike. Ajo asht poeteshë, sepse nuk kufizohet në lojën me fjalët pak a shumë t’kërkueme, nuk lyp artifice apo efekte, e nuk kënaqet me sipërfaqen, mbasi edhe në dukjen e gjanave ajo heton thellësitë. Kjo ndodh pse ajo luen me karta të hapuna, pa u zhytë n’vetvedi, pa u konsiderue kërthizë e botës mbarë.
Poezia, mendoj unë, kërkon me shprehë, jo veç tue shkrue vehten tonë, po tue përcjellë realitetin mbasi e ka filtrue atë përmes vedit: që asht diçka krejt ndryshe. Mbi të gjitha, poezia asht nji urë, nën të cilën rrjedh ndjeshmënia e njohjes së tjetrit. Asht jetë, asht nji mënyrë e qenies.
 
E them kët dhe baj përpjekje me ndërmarrë nji hap tjetër në botën poetike të Denatës. Jeta, asht kohë. Ndoshta tan’ poetët janë poetë të kohës, edhe kur poezia e tyne merr fluturimin përtej asaj çka asht këtu dhe tash. Po te Denata, tema e kohës ka nji intensitet të veçantë, në krejt trajtat dhe lakimet e saj.
Asht koha e stinëve dhe e jetës, koha e heshtjes dhe e fjalëve, koha e kujtesës dhe e harresës, koha e dimnit dhe prendverës që e ndjek gjithkah. Me nji mendim të ngulun për kohën e mohueme të titullit. “Veç n’se mundet me iu kthye koha mohueme atyne që e humbën”, citon në nji prej poezive të saj. Koha e nëndheshme, koha që bahet burg, koha që fatin e jetës dhe krimet e njeriut e pengojnë me u jetue plotësisht. Mund t’jetë nji s’mundje që thyen nji jetë njomishte, mund të jetë deti që gëlltit njerzimin n’udhëtimet e kohnave tona. At’herë, koha e Denatës, bahet nji zà mëshire, nji zà që kërkon respekt e strehë.
E kjo, asht nji nyje e randsishme e m’kujton at që Pablo Neruda ka theksue për poezinë: “…asht gjithmonë nji akt paqtues. Poeti lind prej paqes, njashtu si buka prej miellit. Paqe dhe bukë: edhe ndër fjalë që s’janë parulla kështu ndodh…”, po ma së tepërmi në lutjet e varuna në kët libër.
Eh, sa gjana mbrenda tij. N’leximin e parë, m’u shfaqën do fletë të shpupurisuna, që shpejt morën formë. Kishte me m’pëlqye mos t’kisha ndjekë ndonji rregull, i braktisun prej rastësisë, shmangies o befasisë.
Dhe sa fjalë t’afta me u mjaftue vetvedi, fjalë si shenja, n’nji shteg që kalon nëpër korije, e të kallzon rrugën e të premton lirishtat ku mundesh me marrë frymë thellë. Të lehta edhe në pyetjen mbi hapësinën e bardhë që i ndan prej njena-tjetrës.
 
Sa vargje thelbsore, të gdhenduna me thjeshtësinë e artit e vetëdijen se duhet thanë diçka tue hjekë e jo tue shtue: E për mue, që mbaj gjithnji nën sqetull poetë si Ungaretti, u ndiva si t’isha n’shpi teme.
Sa imazhe të fuqishme, midis atyne fletëve, çaste të ndaluna si n’nji fotografi autori. Fjala vjen, vajza që zbret prej trenit, stacioni i Fushës së Marsit. Bjen shi, po ajo s’ka nji çadër. Ka syze e diellit. Kjo asht e gjitha, vajza në stacion. Që unë e kam gjithkund me vedi.
Dhe janë lulevilet që derdhen dhe i bahen frymë. Asht qyteti, kajherë i lumtun e kajherë i vuejtun, të cilit ndjehet se i përket, Firencja e sotme si Shkodra e djeshme. Asht andrrimi i tjera vendeve kokfortsia e rranjve. Asht dashnia e n’mënyrë të pashmangshme asht shpërblimi relativ i të paguemit. Asht harresa po asht edhe nostalgjia e nji vajze të çmendun që merr trenin edhe veç për nji kafe. Asht mendja që iludon dhe asht dëshira që gjithnji sjell ndër mend, se mbas çdo presje mshehet lumtunia. Asht nji zà që bahet klithmë, pse asht shterrë koha e pritjes. Asht nji hare e çuditshme që të përmbyt. Asht vetmia që mund të jetë fitore. Asht bukuria që me siguri asht shpengim. Po gjaja ma e keqe e të gjithave asht indiferenca.
Po ndalem pak dhe po mendoj ç’ka thanë për poezinë nji tjetër poet i madh, i cili u shue shumë shpejt: “N’se nuk vjen natyrshëm, njashtu si gjethet i vijnë nji peme, asht më mirë mos me ardhë hiç!” E John Keats nuk i referohej mundimit të së shkruemes, që s’mund të injorohet kurrsesi, po urgjencës e origjinalitetit t’asaj që vjen para se m’u shkrue. Zemra, edhe nji herë.
Unë dishroj me e përfundue me nji tjetër citim, pse unë jam nji person citimesh, e s’ndihem hiç ngushtë në përdorjen e frazave t’atyne që dijnë me i shpjegue gjanat ma mirë se unë: “S’asht nji andërr, por andërrim me sytë çelë…” Kështu asht shprehë August Strindberg, poeti e dramaturgu suedez.
E, këtu unë po ndalem, me vazhdue leximi.
Po harrova, se asht edhe diçka tjetër. Midis vargjeve të shumta vargu ma i thjeshtë. Jam…
Asgja ma befasuese, se kjo frazë fminore: Jam. E megjithatë, gjithçka asht mbas. Asht me qenë me të vërtetë, e jo veç tue u shpallë. Ajo çka mbetet asht veç pluhun dhe erë, çka mbetet asht me buzëqeshë e m’u shpalosë dinjitetshëm.
.
*Paolo Ciampi, shkrimtar, gazetar e drejtor i Toscana News.
.
Teksti u përcoll në shqip prej Jozef Radit
.
Denata Ndreca "Tempo Negato" (Kohë e Mohueme) - Poezi
Denata Ndreca “Tempo Negato” (Kohë e Mohueme) – Poezi

Poezi të Denata Ndrecës nga

Libri “Kohë e Mohueme” – “Tempo Negato”

******
Chiudo gli occhi per non vederti.
 
Stringo i pugni per non toccarti.
 
Soffoco la voce per non parlarti.
 
Mi prendo a calci per non cercarti.
 
Mi tiro degli schiaffi per non amarti.
 
M’inghiotto le lacrime per non sentirti,
ma dentro di me
non riesco ad ucciderti.
.

lotta

.
I mbyll sytë mos me të pa.
 
I shtrëngoj grushtat mos me të prekë.
 
E mbys zanin mos me të folë.
 
E marr vedin me shkelma mos me t’kërkue.
 
Ia krisi shputë vedit mos me të dashtë
 
E lotët kapërdij mos me t’ndje ma
po thellë meje
s’po mundem me t’ vra
.

betejë

******

C’è un tempo negato,
levato, strappato.
Per mano di Dio
o di un bastardo.
 
C’è un tempo negato
passato, presente,
un tempo che stringe in morsa,
fatto di assenze.
 
C’è un tempo negato
che non abbiamo vissuto.
Un tempo che volevamo
ma non abbiamo potuto.
 
C’è un tempo negato
Che sempre vivrà,
e come una domanda retorica,
risposta non avrà.
.

tempo negato

.
Asht nji kohë e mohueme,
e zhgulun, e shkyeme.
Prej dorës së Zotit o ndoj bastardi.
 
Asht nji kohë e mohueme,
e shkueme, e tashme,
nji kohë që bluen ndër noflla,
mbushë me mungesë.
 
Asht nji kohë e mohueme,
që s’e kena jetue.
Nji kohë që e kena dishrue
e s’mujtëm kurrsesi.
 
Asht nji kohë e mohueme,
që ka me jetue gjithnji,
si nji pyetje retorike,
që përgjigje kurrë s’pat.
.

kohë e mohueme

*********
Vi ho insegnato a levare il pane dalla bocca
per darlo a chi non ce l’ha,
vi ho insegnato a lasciare il vostro letto
per chi bisogno di riposare ha.
 
Vi ho insegnato a condividere
tutto quello che di utile avete.
Vi ho insegnato con tanti no,
perché il si,
guadagnarlo dovrete.
 
Vi ho insegnato da sole a saper camminare,
credere nei sogni,
perché vi possono far volare.
 
Vi ho insegnato a dire sempre la verità,
perché solo quella vi darà la libertà.
 
Vi ho insegnato ad essere voi stesse,
ed un giorno sulle spalle
dovrete tenere le vostre conseguenze.
 
Vi ho insegnato a correre verso chi ha bisogno,
perché ogni istante di questa vita,
è un grande dono.
 .

alle mie figlie

.
Ju kam mësue me ia hjekë bukën gojës
me ua dhanë atyne që s’e kanë
Ju mësova m’e lshue shtratin tuej
për ata që kanë nevojë me pushue n’të.
 
Ju kam mësue me nda
gjithë çka të dobishme keni.
Ju mësova me aq shumë jo,
sepse po-të,
ju duhet me i fitue vetë.
 
Ju kam mësue vetë me ça n’jetë,
me besue n’andrra,
se ato u bajnë me fluturue.
 
Ju kam mësue me thanë gjithnji t’vërtetën,
pse vetëm ajo ka me ju dhanë liri.
 
Ju kam mësue të jeni vetvetja,
dhe nji ditë mbi shpatulla
keni me mbajtë pasojat tueja.
 
Ju kam mësue t’vraponi drejt atyne në nevojë,
pse çdo çast i kësaj jete,
asht nji dhuratë e madhe.

.

bijave të mia

******

Tu che mi guardi
con occhi di ferro,
ricordati che sono seme,
fiorisco dopo ogni inverno.
.

seme

.
Ti që po m’kqyr
me sy të hekurt,
mos harro se jam farë,
lulëzoj mbas çdo dimni.
.

Farë

******
Stasera ho nostalgia di Milano.
Sai,
come quando ero studente
e tutto quello che potevo permettermi,
era il lusso di prendere il treno
da Firenze Santa Maria Novella verso Milano centrale,
per andare a perdermi
dentro il sorso di un caffè.
 
Pochi soldi nelle tasche,
qualche volta avanzavano
anche per un caldo thè.
 
Al posto del pranzo
vicino alle belle gallerie,
mi riempivo con l’odore delle librerie,
delle castagne che vendevano
in piazza del Duomo ed il profumo del vin brulé…
 
Mi fermavo
In un angolo della strada a guardare
il grigio
che i passanti
elegantemente
portavano dentro di sé.
 
Stasera sono io
ad aver nostalgia di
Milano,
di quella ragazza
che c’era in me.
 
Di quella ragazza pazza
che prendeva il treno
solo per un caffè.
.

Milano 2018

.
Sonte kam mall për Milanon.
E ndij,
si njat herë kur isha studente
e gjithçka mund t’më lejohej,
ishte luksi i marrjes së trenit
prej Firences në Santa Maria Novella drejt Milanos Centrale,
me shkue e m’u tretë
mbrenda nji hurbeje kafe.
 
Do pare t’vogla ndër xhepa,
nganjiherë të mbesin
edhe për nji çaj të ngroftë.
 
Në vend të drekës
pranë galerive t’artit,
e mbushja vedin me aromë librarish,
e gështenjash që shiteshin
n’Piazza del Duomo nën avujt e venës brulè…
 
E ndalesha
n’nji qoshe rruge me kqyrë
grinë
që kalimtarët
aq hijshëm
e bartnin me vedi.
 
Kët mbramje jam unë
që kam mall
për Milanon,
e për njat vajzën
që ishte n’mue.
 
Njat vajzën e çmendun
që merrte trenin
për nji kafe t’vetme.

Milano 2018

.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.