back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Frrok Çupi në tre kohë… – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Gazetari Adriatik R. Dosti
Gazetari Adriatik R. Dosti

Frrok Çupi në tre kohë…

nga Adriatik Riza Dosti

Ndryshe nga shumë prej jush unë e njoh fort mirë e nga fare afër mirditorin Frrok Çupi në tre kohë… madje saktësisht do të thoja në katër të tilla pasi e kujtoj si sot këtë kohën e 4 që në fakt duhet numëruar si e para… kur asokohe të herëshme e nën diktaturë nisi të revolucionarizohet, të shkruaje Fletë Rrufera… të dalë në radhën e parë të Ateistëve fanatike e besnike të Partisë e dhunshëm të na mbushte mendjen se Tufëzimi ishte shpikja gjeniale e socializmit fitimtar te Hoxhë-Alisë se asaj kohe që mori përsipër ndër të tjera edhe të mbaje në Tiranë “falë mirditorizmit” të tij tipik edhe Frrok Çupin e paparashikueshëm dot prej askujt…
Sapo lexova sot një shkrim të Frrokut… në Temën e Mero-mavriut ku në përpjekje të sforcuara neveritëse e jargavitëse kishte marrë përsipër të mbronte “divorcin” e Jozefinës nga Burri i ashpër e që ja kish marrë frymën e që sipas Frrokut quhej me iniciale PD…
Mjerani Frrok duke dashur të bëhej sa i më interesant e i lexueshëm fillim e mbarim shkrimin e tij e niste dhe e mbyllte duke ironizuar me titulln e shkrimit tim të para dy ditëve për Jozin e Shkodrës… “E mjera ti moj Jozefinë…”
Qyqari Frrok… sa të thuash ti fjalën Rrush unë kam ngrënë krejt koshin ok… sepse jo për gjë por tironasit e hershëm kanë pas thonë se me u bo minimalisht qytetar Tirone do të paktën nja tre breza… e mandej kanë shtu duke thonë për tipa tipike si puna jote se: “Katunar o tru parur [panine ose simite]… sikur t’ndrojsh edhe 7 lëkurë… qytetarë ti s’bëhesh kurrë…!”
Dhe vërtet… edhe pse ke mbi 40 vjet që jeton e banon në Tiranë, o Frrok, në vend që të afroheshe disi me qytetarinë e civilizimin e saj vit pas viti… ke shkuar edhe 40 vjet të tjera më mbrapa e në origjinë siç themi ne djemtë e qytet-kryeqytetit tonë…
Tani le të dalim tek tre kohët që unë e njoh Frrok Çupin…
.
Frrok Çupi
Frrok Çupi

Koha e Parë….

I takon fillimviteve ’90, kur në Shqipëri sapo ra komunizmi e shqiptarët e etur për Liri e Demokraci nisën të mendojnë e të shpresojnë për një jetë krejt ndryshe nga e atëhershmja…
Dhe në të parën gazetë ndryshe të deriatëhershme në Shqipëri, të quajtur RD nisi të shfaqet furishëm ish gazetari fanatik i Zërit të Popullit, mirditori Frrok Çupi… madje njeri prej shkrimeve të tija të asaj kohe i titulluar: “Pse nuk çahet Blloku…” bëri bujë të madhe në atë kohë aq sa lexuesi i etur shqiptar nisi ta shohë e ta krahasojë Frrokun me një Titan të fjalës së lirë e me një Ante demokrat që kish marrë përsipër t’i mundte e t’ua priste kokat të gjitha Kuçedrave të kuqe… etj etj.
Por, ai Blloku i atëhershëm falë edhe Frrokut të sotëm as u ça e as u shpërbë kurrën e kurrës ndaj edhe unë sot i pyes shqiptarët e mi të mirë publikisht e shumë sinqerisht… po ju e dini vallë pse sot nuk çahet dot as Blloku e as Frroku?
A e dini vallë se pse nuk çahet Blloku e pse nuk ha pykë kërkundi Frroku?
Sepse Frroku dhe soji i tij janë pjellë e hershme e tyrja dhe kanë dalë nga e njëjta mitër gjakatare e kriminale komuniste… prandaj ok…
Dhe në historitë e shumta e qejfmbetjet e qejfprishjet e asaj kohe të ashtuquajtur koha e Doctorit… Frroku nisi të hedhë shkelma e vickla duke “shkarë si pa dashur” shumë majtas e duke ju afruar gjithnjë e më shumë ish Bllokut të tij të dikurshëm… që s’e çau e s’e çau dot…
Dhe vit pas viti, Frroku nisi të rikthehet andej edhe nga kish dalë e nga kish ardhur… në origjinën e tij të djeshme komuniste, të cilën e pasqyronte para do kohe si askush tjetër në ZP e tij të zemrës…
Ajo Partia që Frroku nisi ta shajë biles me nënë e me motër e që nuk la epitet pa i vënë mbi krye… e pat emeruar Frrokun edhe si Kryredaktor të RD… më pas edhe si Drejtor të ATSH, të Qendres kulturore tek Piramida, etj etj… por me sa duket Frroku e vriste për shumë më lart se aq… ndaj dhe nisi rebelimin e tij tipik mirditor…
Me qindra e qindra herë kemi qene bashkë në zyrat e redaksinë e gazetës “Koha Jonë” në netë e ditë të pa harruara e ku Nikollë Lesi ju pat dhënë Frrokut dhe Edi Ramës ”Carta Biancën” e çfarëdo lloj shkrimi vetëm e vetëm që të rrëzonin e përmbysnin e madje ta zhduknin fare nga skena politike “malokun e diktatorin” Berisha… e natyrisht që shkrimet e Frrokut komunist… demokrat e sërish neokomunist e socialist “modern” dhe të Edit totalisht psikopat e delirant skizofrenik… botoheshin ekskluzivisht në faqen e parë të KJ e me porosi të veçantë të Lesit… i cili vite më vonë e kuptoi fort mirë se sa gabim e kishte pasur atëhere tek ju dha atë lloj besueshmërie të pamerituar Frrok Ramës apo Edvin Çupit…
Madje kam personalisht edhe një histori “të bukur” me Frrokun gjatë kësaj kohe teksa një ditë kish ardhur herët në redaksi e kish pyetur ish kryredaktorin e atëhershëm të KJ mikun e kolegun tim të mirë Armand Shkullakun, se cili gazetar e mbulonte sportin në gazetë…
Pse pyetje është kjo. Nuk e di ti, se cili është ai! Nuk e njihke ti Tik Dostin, apo ke ndonje hall tjetër e s’do të ma thuash! – i ishte përgjigjur Mandi…
-Po! – i pat thënë gjysëm seriozisht e gjysëm me të qeshur Frroku, i zënë si në faj – E kam një halll… çunit tim të vogël i është shfryrë topi i ri që i bleva para nja dy-tre ditësh ndaj dua që ai gazetari që mbulon sportin të më ndihmojë që t’ia fryjë, se më është mërzitur djali…!
-Hajde Frrok, e mendje Frroku hajde… Jo prej Mirdite, por edhe prej Kalasë së Dodës t’ishe o Frrok, nuk do e kishe këtë mendje kaq të mbrapshtë e të njëjtë për nga niveli e cilësia, si Topi i shfryrë i çunit tënd….
(shënimi im personal – shprehjen… nga Kalaja e Dodës e kam përdorur thjesht si nocion gjeografik e vendbanim i largët e tepër i vështirë e absolutisht Jo si diskriminim krahinor ndaj askujt… ndaj ndjesë ndaj çdo lloj keqkuptimi e keqinterpretimi ok)
.
Frrok Çupi ne vitin 1997 (ne Vlore)
Frrok Çupi ne vitin 1997 (ne Vlore)

Koha e Dytë…

Ishte koha kur tashmë rrebeli Frrok Çupi xhveshi rrobat civile e veshi ato ushtarake… dhe në të hyrë të atij Marsi sterrë të zi të ’97, së bashku me disa “gjeneralë” të tjerë si Arben Imami, Neritan Ceka, Sabit Broka, Skënder Gjinushi etj etj… u nisën drejt Vlorës heroike që ishte betuar se do ti vinte… flakën Detit!!
Dhe me kobure ne brez e kallash në krahëqafë i rrethuar hera herës edhe nga “gazetarë” grekë e serbë Frroku do të gjindej kudo në Jug të Shqipërisë asokohe për t’i dhënë drejtim revolucionit antishqiptar dhe në darkë kokën në jastëk do ta vinte pikërisht në sofrën, në besën e nën mbrojtjen e Zani Caushit e të bandës së tij kriminale që kishte muaj me radhë që po terrorizonte një Shqipëri të tërë…
Frroku majë topit e majë tankut së bashku me Arben Imamin… Frroku në tribuna fjalimesh të ashpra kundër demokracisë e duke vjellë helm e vrer kundër malokut Berisha… Frroku me automatik në dorë që ju bënte thirrje vlonjatëve për të marshuar e për të pushtuar Tiranën e për të vrarë malokun e Tropojës… Frroku përballë mikrofonëve e kamerave të gazetarëve serbo-grekë që “për siguri” të asaj kohe të mbrapshtë mbanin me vete në brez edhe nga një kobure… etj etj…
Dhe kështu ore shokëni… na u bë Frroku i ’97 me vlonjat e më jugor se sa edhe vetë Zan Caushi… Gjinushi e Sabiti, por edhe më kaçak rrugësh e grabitës xhadesh se sa edhe vetë nipi i Gramoz Rucit… Gjoleka [në mos gaboj në emër]…
.

Frrok Çupi 2020
Frrok Çupi 2020

Koha e tretë…

I përket pas trazirave të ’97 e deri më sot!
Ehhh… sa ujëra kanë rrjedhur deri atëhere o Frrok Çupi dhe ti ke shkuar nga të fryjë era, por si për çudi e kokfortësi të tipit, prejardhjes e natyrës, por edhe të karakterit tënd, kurrë s’vajte më në drejtim të asaj ere për të cilën në fillim të viteve ’90 u “betove” se do të sakrifikoje edhe jetën tënde në mënyrë që fëmijët e tu të mos rriteshin kurrë më nën Diktaturë e të mos njihnin më kurrë asnjë lloj emri tjetër Diktatori veç Enver Hoxhës se deriatëhershëm!
Ke vite o Frrok Çupi që po vjell helm e vrer kundër PD… kundër Berishës… kundër Bashës e kundër gjithkujt që është kundër PS-Rilindjes e veçmas kundër idhullit tënd të sotëm politik, Edi Ramës ku ti së bashku me shumë lakej të tjerë bytheshitur e pa pikë personaliteti e karakteri ç’nuk bëtë për të na e sjellë në pushtet…
Dhe të vjen të ulërasësh sot, kur dëgjon se si “qajnë me pikë të Lotit” duke u lutur që shqiptarët ta rrëzojnë e largojnë një orë e më parë neo-diktatorin e ri Rama, disa nga ata fare gazetarucësh e analistucësh që na e prunë Ramën në pushtet se Berisha ju kish ardhur në majë të hundës e nuk durohej dot… dhe emrat nisin me ty të partin o Frrok e vazhdojnë me Andrea Stefanin, Andi Bushatin, Fatos Lubonjën, Lorenc Vangjelin, Spartak Ngjelën, Mut Nanon, Mero Bazen, Arian Çanin, Carlo Bolinon…
etj etj. sa të vjen për të vjellë po t’ju përmendësh të gjithëve emrat me radhë sojit e llojit tuaj sharlatan e palaço…
Paburrnia jote o Frrok e nxorri kokën zbuluar teksa një ditë ju vërsule si hijenë e çakërdisur edhe gazetares shumë profesioniste… të qytetëruar e të civilizuar Sonila Meços, madje duke përdorur ndaj saj një gjuhë të tillë rrugaçërore që edhe Mero Bazes të imunizuar me këtë lloj gjuhe do t’i vinte disi turp e zor nga vetja…
Tani po mbron Jozin e po shan PD e Bashën… madje po bën edhe “humor e ironi” me një titull shkrimi që jam më se i sigurt që është ndër titujt më perfektë të një shkrimi scaner kundër Jozefinës tënde e të sojit tënd…
Ti sot vazhdon e shan dhe mallkon pikërisht ata që deri dje të bënë të jeshë dikushi, o Frrok e që të mos ktheheshe më atje në Mirditën tënde ku edhe sot e kësaj dite bashkëqytetarët e bashkëpatriotët e tu ndihen fort të turpëruar që ti fatkeqësisht je po njësoj nga e njëjta krahinë e tyrja… Mirdita… me aq shumë histori [për mirë e për keq si shumë krahina të tjera të Shqipërisë sonë të gjorë]… në historinë tonë kombëtare…
Unë personalisht kam dhe ruaj respekt për Mirditën e mirditorët, por jo ata të llojit tënd o Frrok… por për atë Mirditë e për ata mirditorë fisnikë e antikomunistë që vuajtën aq shumë nën diktaturë e që u kalbën burgjeve e internimeve falë poshtërsive e spiunimeve të ndyra edhe prej bashkëpatriotëve të tyre…
Unë njoh shumë mirditorë të mirë, trima, të besës e burra fisnikë… patriotë e nacionalistë dhe kam lexuar goxha rreth asaj krahine o Frrok… por drejt me ta thanë… mirditorë më të këqinj se ty e Sandër Lleshin nuk kisha njohur deri më sot…
Madje listës suaj kundër deshirës sime po i shtoj edhe atë “profesorin” Gjekmarkaj [nese edhe ai është mirditor siç më kanë thënë]… për të cilin deri dje kisha njëfarë respekti, por kur e dëgjova se me sa fanatizëm e me çfarë lloj mentaliteti komunist e makabër na u vërsul të gjithëve ne duke e quajtur Avni Rustemin një atentator trim e Hero Kombëtar dhe duke hedhur llum e baltë pa fund ndaj “krye-tradhëtarit” Esat Pashë Toptani… Ahaaa mendova… No comment… Qenka mirditor i llojit të Frrokut e Lleshit të Edvinit…
Tani ke zënë e po na mbron edhe kriminelin Zani Caushi e po kërkon publikisht daljen e tij nga burgu edhe pse ai Caushi yt i ’97 ka kryer një sërë krimesh makabre shumicën mbi popullsi civile të pafajshme të pambrojtur… sa që s’ka burg në botë që i lan e i mban dot krimet e tij të përbindëshme, o Frrok! Por mesa duket të thirri e tu rindez gjaku i revolucionit të kuq antishqiptar të atij marsi të largët të 23 viteve me parë o Frroku i Mirditës… S’ke ç’bën keni nostalgji të ndjeshme fort për gjak… soji juaj…!
Shumë helm e vrer paske patur brenda vetes ndër vite o Frrok Çupi, dhe drejt me e thënë që edhe pse të kisha mik e koleg për një kohë jo të vogel s’të paskam njohur hiç… more po hiç fare… Kërkundi…
Gjarpër paske qenë o Frrok… madje nga ata që të kafshojnë edhe pasi ju a ke prerë kokën…
Së fundi… bëhu njëherë të vetme burrë Shqipërie e jo Mirdite dhe thuajua shqiptarëve por edhe mirditorëve të tu… si e ke hallin… ku kërkon të dalësh… ku të ka mbetur qejfi e me kë e ke kunjin e madh që s’po të del dot as inati për vite me radhë as kundër Demokracisë, as kundër PD as kunder Berishës, as kundër Bashës a as kundër të gjithëve ne që faleminderit të madhit Zot, nuk mendojmë kurrën e kurrës siç mendon çdo ditë e prej vitesh mendja jote e mbrapshtë, perverse dhe e sëmurë… me atë llojin e keq të sëmundjes që thoshte dikur nacionalisti, antikomunisti e patrioti ynë i shquar Mit’hat bej Frashëri… që në fillim të merr mendjen e pastaj edhe shpirtin… krejt!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.