back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një mjeshtri tiranas të pikturës – letër nga Gentiana Kone

Gazeta

Tirana e Viteve '30
Tirana e Viteve ’30

Një mjeshtri tiranas të pikturës

letër nga Gentiana Kone

I dashur mik,
Po të shkruaj me një drithërimë mallëngjimi që më ka pushtu, nga çasti kur në dorë mora zarfin e madh e të kaftë, me shkrimin tënd të bukur.
Me majat e gishtave e hapa dhe kopertinën dyfletëshe, me kumbullën mbi të, mora butë-butë.
E mbajta ndër duar dhe pesha e kujtimeve që ajo brenda vehtes kishte, një lot malli më grishi ndër sy!
U ula, frymë mora thellë dhe një falenderim mirënjohjeje pëshpërita.
Për Krijuesin, që artistët si ty me të tilla dhunti i ka pajis, për kë shkak u ba që të takoheshim pa u pa dhe të njiheshim pa u taku, për ty që më parë se penelin, shpirtin vune në këto krijime!
Këto penelata në sepie, imazhe që i kundrojmë pas një velloje të lagësht shiu Tirane, që bie e bie pa rreshtun, kujtimet e hershme sjellin. Tonat dhe ato të brezave para nesh, të tjerave para tyre, e kështu me rradhë.
Ku mbetën kjo bukuri e fshehur, kjo dhimbje e kjo hare, këto aroma malli?
A e din që sot është përvjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet? Një tjetër rastësi që bashkë me krijesat në këtë zarf, është magji në vetvete. Ajo e miqësisë, ëndrrave, artit, mirësisë.
Ke kriju diçka unike, që konturet e një libri i kalon, për të fluru në hapësirën e pafund të qiejve drejt horizontesh që mua më ftojnë të shkruaj.
Të falem me dashuri dhe respekt!
Gentiana
.
Foto – Tirana e hershme
Nga albumi Qyteti i Dritës i Kujtim Abdi
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.