Pse e dua Dardaninë?
nga Fahri Xharra
E dua, sepse kështu më kanë mësuar.
E dua Dardaninë sepse ësht historia e jonë mijëra vjeçare.
“Dardanët dhe mbretëria e tyre paraqesin strumbullarin e të gjitha zhvillimeve më të rëndësishme historike të lashtësisë” – kështu e thotë Jusuf Buxhovi.
E dua Dardaninë, tani edhe më shumë, sepse Profesori Ron dhe Willam (Bill) Lowell të Universitetit Whitewater të Wisconsinit na thanë: “Kosova”, në sajë të përkthimit në anglisht, ka filluar ta ndryshojë dukshëm pamjen e antikitetit, ku shqiptarët si trashëgimtarë të pellazgëve, shfaqen në qendër të qytetërimit botëror si ndërtues të drejtpërdrejtë të perandorive më të njohura të botës: të Trojës, asaj Bryge dhe Hitite.
Ne ishim të përjashtuar nga antikiteti dhe ishim të minimizuar për rolin tonë në rrjedhat historike. Autori i “Kosovës” u falënderua sepse ajo paraqet një kontribut të madh për njohjen e historisë shqiptare, por edhe të Europës Juglindore në një dritë të re, prej nga del në pah një e vërtetë ndryshe nga ajo e deritanishmja, e cila kryesisht ka qenë e ndikuar nga historiografia serbe dhe ajo ruse, e cila të shumtën përjashton shqiptarët nga antikiteti dhe mesjeta pa përjashtuar këtu edhe minimizimin e madh të tyre në të gjitha rrjedhat historike.
E shihni pra, pse e dua Dardaninë!
Edhe diçka: “Misionari Amerikan Charles Telford Erickson la Hartfordin e Konektikat më 1 Gusht 1908, për të shërbyer si drejtues i misionit Amerikan Protestant në Elbasan. Që nga kjo ditë Ericksoni do t’i përkushtohej me një dashuri të rrallë Shqipërisë në gjithë procesin historik të pavarësimit, moscopëtimit nga fuqitë europiane dhe njohjes së shtetit shqiptar nga Lidhja e Kombeve dhe SHBA.”
Shumë shenjëmirë dhënëse “Në vjeshtë të vitit 1913, ai dëbohet nga ushtria serbe dhe nis prej kësaj kohe të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët e shpërngulur nga masakrat sllave dhe greke”
Duhej dëbuar se ai e fliste të vërtetën historike të cilën as serbët e as grekët nuk e donin .
Po turku? Ai ishte “konxhobashi” dhe ndërmjetsuesi i të gjitha çrregullimeve historike për ne. Turqia ishte këmba e tretë e trekëmbëshit antishqiptar.
Kristo Dako, Konstantin Çekrezi dhe Charles Telford Erickson, diplomat në shërbim të Çështjes Shqiptare, bënë një prezantim të detajuar me fakte para Kongresit Amerikan, me 2 Shtator 1919. Ata dëshmuan për intrigat e fuqive Europiane dhe të fqinjëve sllavë e grekë për ta copëtuar Shqipërinë londineze dhe për të shpërngulur me dhunë Shqiptarët nga trojet e tyre të grabitura nga territori i Shqipërisë që u kërkua të njihet që në Kongresin e Berlinit nga delegacioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
E dua Dardaninë, edhe pse nuk e dinim sa e madhe ishte Dardania.
“Etnologët dhe antropologët nuk janë absolutisht në një mendim të njësuar për origjinën e shqiptarëve, por janë praktikisht, kështu që ata (Shqiptarët) konstituojnë pasardhësin e rracës së Pellazgëve që ndërtuan kështjellat e mëdha në Ballkan dhe pasi rraca Pellazge erdhi, ata ishin në tre degë…” – kështu thoshte Charles Telford Erickson.
Kur Briti e themeloi qytetin e tij buzë lumit Temza ai e quajti “Troia Newydd” (New Troy ). Emri qëndroi për një kohë të gjatë ashtu, por me kalimin e kohës ndërroi në “Troynovant” or “Trinovantum”. (Brutus founded a city on the Thames and called it “Troia Newydd” (New Troy). It retained the name for a long time, but later became corrupted to “Troynovant” or “Trinovantum”.)
E dua Dardaninë sepse jemi shqiptar, pasardhësit direkt të Dardanëve!
Mos dëgjoni Shmita e Lubonja as Sanu e as dreqin e mallkuar!
Kur ra Troja, Briti dhe armata e tij lundruan gjatë nëpër detrat e pafund, në fillim u ndalën në disa pjesë të Afrikës (veriore, fxh) pastaj lundruan ndër shtyllat e Herkulit ( Gjibraltari, fxh) dhe mbërrin në Gali, ku i takuan Trojanët tjerë të mërguar aty. Pas një lufte me Galët, ikën me anijet e tyre drejt një ujdhese të pa banuar të cilën e quajtën “Albion”. Ata që erdhën me Britin u quajtën “Britons” (Britonët, Britanët). Ishte dikur moti atje larg rreth vitit 1074 paraKr, (by Peter Roberts in his translation of Tysilio’s “Chronicle of the Kings of Britain”)
Por kur e lexova pendimin britanik për ndërrimin e emrit “Troia Newydd” në Londër; sepse si thonë ata ky ndërrim emri ishte fatkeqësi për historinë Britanike. Jo vetëm, thonë ata që i harruam lidhjet tona me Trojën e vjetër por e humbëm edhe lidhjen që nëpërmjet Trojë na çonte pas deri tek Noa. (The renaming of the city has been a disaster for British history. Not only have we forgotten our links with ancient Troy, but we have also given ground to the advocates of evolution, who don’t want us to know that, through the Trojans, we can trace our ancestry all the way back to Noah. (by Peter Roberts)
E dua Dardaninë se e kishim lidhjen me Trojën dhe me Noan, lidhje që nuk shkëputen dot!
Fahri Xharra, Gjakovë, 11.03.2016