Bashkiaku – 1 milion peme!
Replikë me Erionin e Bashkisë nga Adriatik Lapaj
Kemi mbjellë 1.000.000 pemë! – thotë Kryetari i Bashkisë Tiranë.
O Erion e di sa janë 1 milion pemë?!
Ja kape një llogari:
1 hektar = 10-000 m2
Në 10.000 m2 mbillen maksimalisht 400 pemë. (Po ta mbillje plantacion!)
Pra, 1.000.000 pemë ÷ për 400 pemë/ha = 2500 hektarë të mbjella me pemë nga ti edhe Bashkia.
E di sa janë 2500 ha o Erion? (qeshje me lot)
Janë sa 5.000 fusha futbolli sipërfaqe. Ose ose janë 25 km2. Thënë ndryshe është një kuadrat 5 km i gjatë me 5 km i gjerë. Erion, po mundohem të ta thjeshtëzoj edhe më…
Nga korpusi deri në fund të bulevardit të ri të Tiranës është 2.9 km… që të shkojnë 5 km vijë lineare duhet shkuar deri në Kamëz.
O Erion, o Erion… xhungël… xhungël…!!
Po ti Erion bën mirë që tallesh me bet 5000… se në qytet bie heshtja kur t’i tallesh.
.