back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Foto të rralla me ngjyra të Prizrenit maj 1913 – nga Ogyst Leon & Albert Kahn

Gazeta

Albert Kahn (1860-1940) - Bankier, filantrop
Albert Kahn (1860-1940) – Bankier, filantrop

Foto të rralla me ngjyra të Prizrenit maj 1913

nga Ogyst Leon & Albert Kahn

Disa fotografi të rralla me ngjyra të Prizrenit të vitit 1913 janë publikuar si pjesë të koleksionit “Shqipëria me ngjyra”.
Faqja “Fotografitë që kanë bërë historinë” ka përditësuar koleksionin e Albert Kahnit që përbëhet me 50 fotografi të qyteteve shqiptare një vit pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Në vitin 1909, bankieri milioner francez dhe filantropisti Albert Kahn ndërmori një projekt ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve dhe për popujt e botës. Si idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në ‘true-colur’, për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve”, thuhet në përshkrimin e albumit të fotografive.
“Kahn përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh në më shumë se pesëdhjetë vende përreth botës, ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre, ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta dhe nga marshimi i globalizimit të shekullit të njëzetë. Ata dokumentuan në “true colour” shembjen e Perandorise Austro-Hungareze dhe asaj Otomane apo ushtarët e Luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijës së luftës.Misioni i parë i Arkivave të Planetit i planifikuar nga profesori Zhan Bryn (Jean Brunhes, 1869-1930) ishte për në Ballkan”, thuhet në përshkrim.
Rrugëtimi i saktë i misionit nuk është plotësisht i qartë, mirëpo dimë se Zhan Bryn dhe Ogyst Leon ndodheshin në Bosnje, menjëherë para shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në fillim të tetorit 1912 dhe fotografuan Banja Llukën, Jajcën, Mostarin dhe Sarajevën.

Muzeo i Fotografise Albert Kahn
Muzeo i Fotografise Albert Kahn

“Udhëtimi i tyre në Kosovë u krye në maj të vitit 1913 ku u bënë autokroma në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe Prizren. Prej Kosovës ekipi vazhdoi rrugën nga Shkupi për në Selanik, ku Leoni bëri gjashtëdhjetënëntë fotografi me ngjyra të qytetit, dhe prej Selanikut ata udhëtuan për në Bursë në Azinë e Vogël. Misioni në Shqipëri u zhvillua në vjeshtë të atij viti. Bryn dhe Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date”.
“Kjo, të paktën, është data e autokromave të para aty. Nga Durrësi kaluan lumin Erzen, të mbrojtur nga Esad Pashë Toptani (1864-1920) dhe arritën në Tiranë ku qëndruan dy ditë. Nga Tirana, u kthyen në Durrës dhe sigurisht me një anije vazhduan rrugën për në Tivar në Malin e Zi për të përfunduar në Shkodër më 21 tetor 1913. Shkodra, fortesa e fundit e Osmanllinjve në Ballkan, kishte rënë në duart e forcave malazeze më 22 prill 1913 dhe gjatë luftimeve një pjesë e madhe e qytetit të vjetër u shkatërrua. Më 22 tetor 1913, ekipi vazhdoi rrugën drejt veriut për në Rijekë dhe Cetinje, kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi. Autokromat e mahnitshme të koleksionit Kan – 97 fotografi të hershme me ngjyra të Shqipërisë dhe 94 fotografi të Kosovës nga të cilat kemi bërë një përzgjedhje e cila paraqitet këtu për herë të parë – janë unikale në historinë e fotografisë shqiptare dhe ballkanike. Ato shkëlqejnë si xhevahirë të paçmueshëm në ëndrrën shumëngjyrëshe të Alber Kanit, në Arkivat e Planetit”, thuhet në përshkrimin e këtyre fotografive.

Marrë nga www.kultplus.com/arti-pamor/fotografi-te-rralla-e-te-vjetra

Materiali u mblodh dhe u përgadit nga Jozef Radi

Prizren 7 – 9 maj 1913 – Foto nga Ogyst Leon

Foto panoramike të Prizrenit 1913
Foto panoramike të Prizrenit 1913
Foto panoramike të Prizrenit 1913
Foto panoramike të Prizrenit 1913
Popullsi shqiptare dhe rome
Popullsi shqiptare dhe rome – Prizren 1913
Farkëtarët shqiptarë - Prizren 1913
Farkëtarët shqiptarë – Prizren 1913
Pamje e Prizrenit, Ura e Gurit dhe Xhamia e Sinan Pashës
Pamje e Prizrenit, Ura e Gurit dhe Xhamia e Sinan Pashës
Prizren - 1913
Prizren – 1913
Prizreni në Qendër - 7 maj 1913
Prizreni në Qendër – 7 maj 1913
Një turk që shet karamele
Një turk që shet karamele
Bistrica nën Kala - Prizren 1913
Bistrica nën Kala – Prizren 1913
Fëmijët serbë me veshje tradicionale - Prizren 1913
Fëmijët serbë me veshje tradicionale – Prizren 1913
Gra serbe me veshje tradicionale - Prizren 1913
Gra serbe me veshje tradicionale – Prizren 1913
Rrugicë për në kala- Prizren 1913
Rrugicë për në kala- Prizren 1913
Gra serbe me veshje tradicionale - Prizren 1913
Gra serbe me veshje tradicionale – Prizren 1913
Prizreni - maj 1913
Prizreni – maj 1913

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.