back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Putini dhe rruga e tij e gabuar… – nga Thanas L. Gjika

Gazeta

Thanas L. Gjika
Thanas L. Gjika
Putini dhe rruga e tij e gabuar…
nga Thanas L. Gjika

Në historinë botërore kanë dalë herë pas here drejtues shtetesh të pasura që e kanë drejtuar vendin e tyre drejt armatimit dhe pastaj janë përpjekur të zgjerojnë territoret e shtetit të tyre me luftë pushtuese. Mirëpo shkëlqimi i tyre ka qenë i shkurtër, e shumë shpejt ka ardhur katastrofa: largimi i tyre me turp nga jeta dhe historia.
Në jetën e Europës si të tillë ishin Adolf Hitleri e Benito Mussolini. Mirëpo Vladimir Putini, sundimtari i sotëm i Federatës Ruse nuk i ka parasysh përfundimet e turpshme të Hitlerit dhe të Musolinit. Ai frymëzohet nga testamenti që ka lënë Cari i Rusisë, Pjetri i Madh, ku midis tjerash shkruhet: “Rusia duhet të luftojë gjithnjë për të zgjeruar territoret e veta. Duhet të forcojë frymën e pansllavizmit tek popujt sllavë të Europës e të Ballkanit dhe të fute në ngrindje shtetet europiane midis tyre për t’i shkatërruar e sunduar një ditë…”.
I frymëzuar nga këto mësime, Putini nuk e dëgjoi Mikail Gorbaçovin, ai hoqi dorë nga ecja drejt demokratizimit të jetës së Federatës Ruse, nuk e afroi Rusinë me botën Euro-Atlantike, por mbolli urrejtje ndaj demokracive perëndimore. Në vend që të ngrinte mirëqenien e popullit, zhvilloi industrinë ushtarake dhe, një ditë të vitit 2014, pushtoi ushtarakisht gadishullin e Krimesë, me të cilin nuk kishte lidhje tokësore. Ky gadishull prej 70 vjetësh bënte pjesë në Republikën e Ukrainës, kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Vladimir Putin dhe Lufta e Ukraines
Vladimir Putin dhe Lufta e Ukraines

Mbas 8 vjetësh, me 2022, vijoi në rrugën e pushtimeve dhe pushtoi tri krahinave të tjera të Ukrainës në kufi tokësor midis Rusisë dhe Ukrainës. Kësaj radhe bota euro-atlantike nuk u mjaftua vetëm me nota diplomatike, por i doli në krah Republikës së Ukrainës duke i shpallur Rusisë sanksione dhe duke iu përgjigjur pozitivsht kërkesave të udheheqësit patriot të Ukrainës, V. Zelenski, për t’i dhënë armë dhe pajisje luftarake në mënyrë që ushtria ukrainase ta fitojë luftën për çlirimin e territoreve të pushtuara nga ushtria ruse.
Putini synon ta përjetësojë pushtimin e katër krahinave të Ukrainës. Ai nuk e ka të qartë se lufta e sotme Rusi – Ukrainë nuk është thjesht luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, por luftë midis sistemit të tij diktatorial dhe demokracisë perëndimore. Këtë luftë nuk ka se si ta fitojë diktatori Putin…
Ashtu si humbi luftën Hitleri do ta humbë edhe Putini. Ashtu sikundër në Gjermani pas kapitullimit të nazizmit erdhën në fuqi forca përparimtare antinaziste që krijuan Gjermaninë e re demokratike, edhe në Rusi, pasi të përfundojë lufta në favor të Ukrainës, do të vijnë në pushtet forca përparimtare antipansllaviste, të cilat do të krijojnë një Rusi demokratike. Kjo Rusi me pasuritë e mëdha tokësore dhe njerëzore do të bëhet fuqia numër një në Europën e nesërme demokratike.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.