back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Në dy kohë – nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla - 2022
Klodi Stralla – 2022
Në dy kohë
nga Klodi Stralla

Sot!
Ndonse kompetenca për të falur është një tagër që Kushtetuta e SHBA-ve ua njeh presidentëve, rasti aktual i përdorimit të saj nga presidenti në ikje Joe Biden, ndaj djalit të tij, si një shkeles i rëndomtë i ligjit (evazion fiskal dhe armëmbajtje pa leje), është një shpërdorim i turpshëm i kësaj kompetence kushtetuese.
Është një argument më shumë përse ishte i nevojshëm rrotacioni i pushtetit.

8 dekada më parë
Në 20 korrik të vitit 1944. një grup komplotistësh gjermanë, kryesisht ushtarakë, tentuan të vrisnin Hitlerin.
Sulmi me bombë dështoi dhe hakmarrja ishte e jashtëzakonshme. Mes personave të përfshirë në incident dhe mes të dënuarve me vdekje, ishte edhe emri i Erwin Planck, djalit të Max Planck-ut, fizikanit të njohur gjerman, atit të Mekanikës kuantike.
Planck u përpoq të përfitonte nga prestigji që ai gëzonte në Gjermani për t’i falur jetën djalit të tij, dhe për këtë i shkroi një letër personalisht Hitlerit, duke iu lutur të rishqyrtonte vendimin e tij. Megjithatë, kërkesa e tij u injorua dhe Erëin u ekzekutua me varje në litar, më 23 janar të vitit 1945. Ja përmbajtja e letrës:

Joe Biden & Hunter Biden
Joe Biden & Hunter Biden

“Fyhreri im!
Jam thellësisht i tronditur nga mesazhi që djali im Erwini është dënuar me vdekje nga gjykata popullore. Mirënjohja për arritjet e mia në shërbim të vendit tonë, që ju, Fyhreri im, ma ke shprehur vazhdimisht dhe nderuar, më bën besimplotë se do ta dëgjosh një lypsar plak 87 vjeçar.
Në mirënjohje të popullit gjerman për veprën time jetësore, e cila është bërë pasuri e përjetshme intelektuale e Gjermanisë, lyp jetën e djalit tim!”
Max Plack

Hitleri, si kryetar shteti kishte të drejtën e faljes, por në këtë rast, nuk e ushtroi. Pse? Vështirë ta thuash, ndonëse Erëini nuk ishte drejtpërdrejt pjesëmarrës në komplot. Mbase ka dashur të tregojë se Ligji është një për të gjithë, ndonëse pas 3 muajve ai vrau veten dhe Gjermania kapitulloi.
Planck, kishte humbur edhe një djalë tjetër në Luftën e Parë Botërore, dhe kujtimi i tij dhe veçanërisht mosha e thyer, e detyruan të përulet. Ai vdiq pas katër vitesh në 1949, në moshën 90 vjeçare, me një jetë të suksesshme në shkencë por shumë fatkeqe në atë personale.

Marrë nga Muri i Fb, Klodi Stralla, 1 dhjetor 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.