“55 poezi nga Charles Bukowski” – në shqip nga Jozef Radi
“55 Poezi” asht pjesë e nji kolane që unë pretendoj me e shtri në kohë, mbasi me nji pjesë të mirë të këtyne poetëve punoj prej vitesh e hera-herës i kam sjellë në shqip mjaft prej tyne, e drejt me thanë, i kam fort për zemër…
Kolanën e cilësova “55 Poezi” mbasi besoj se asht nji numër i mjaftë për nji doracak orësh të lira, po edhe si të thuesh e kam ma të lehtë me e krye në kohën e duhun.
Kështu, ia nisa këtij cikli përkthimesh me poetin amerikan Charles Bukowskin, mbasi at e kisha ma t’largëtin e ma me pak impakt ndër shije të mia.
Mandej pjesë e kësaj kolane kanë me qenë poetët italianë: Eugenio Montale, Giuseppe Ungaretti, Cesare Pavese, Alda Merini, Giovani Raboni, Cesare Meano e ndonji tjetër; poetët francezë Charles Baudelaire, Paul Elyard e Jacques Prevert, si edhe poeti portugez Fernando Pessoa dhe ai brazilian Viniciues de Moraes.
Kjo asht nji punë e nisun herët edhe e shtrime në mjaft vite, diçka që vërtet m’ka vjedhë orë e përkushtim, po edhe m’ka dhurue knaqësinë e njoftjes e shijes poetike, të sjellë në dashni të gjuhës tande …
K’to botime kanë me u realizue në mënyrë ciklike, gjithnji nën cilësinë dhe kujdesin e padiskutueshëm të Shtëpisë Botuese “Jozef”, si nji dëshmi e angazhimeve letrare e të sjelljeve të mia në fushën e përkthimeve poetike.
Uroj që kjo punë e emja e ky angazhim serioz të jetë pjesë e knaqësisë suej…
Libri “55 poezi – nga Charles Bukowski” ka 140 faqe dhe mund ta gjeni në libraritë kryesore të Tiranës.
jozef radi, 16 gusht 2021
“55 poezi nga Charles Bukowski” – në shqip nga Jozef Radi
Para pak ditësh ka dalë nga shtypi, libri “55 poezi nga Charles Bukowski”
“55 Poezi” është pjesë e një kolane që unë pretendoj ta shtrij në vite, mbasi me një pjesë të mirë të këtyre poetëve unë punoj prej vitesh dhe hera herës i kam sjellë në shqip mjaft prej tyre, e që drejt me thënë, i kam mjaft për zemër…
Kolanën e cilësova 55 mbasi besoj se është një numër i mjaftueshëm për një libër orësh të lira, po edhe si të thuash që mundem ta kryej në kohë. E nisa cikël përkthimesh me poetin amerikan Charles Bukowskin, mbasi atë e kisha më të largëtin e më me pak impakt në shijet e mia.
Do të jenë pjesë e kësaj kolane poetët italianë: Eugenio Montale, Giuseppe Ungaretti, Cesare Pavese, Alda Merini Giovani Raboni, Cesare Meano, e ndonji tjetër; poetët francezë Charles Bodelaire, Paul Elyard e Jacques Prevert, si edhe poeti portugez Fernando Pessoa, dhe ai brazilian Viniciues de Moraes. Një punë e nisur herët dhe e shtrirë në mjaft vite, që vërtet me ka vjedhur orë e përkushtim, por edhe më ka dhuruar kënaqësinë e njohjes dhe shijes poetike të sjellë në shqip…
Këto botime do të jenë në botuara mënyrë ciklike, gjithnji me cilësinë e padiskutueshme të Shtëpisë Botuese “Jozef” po edhe pjesë e angazhimeve të mia letrare dhe sjelljeve në fushën e përkthimeve poetike. Uroj qeë kjo punë e imja dhe ky angazhim të jetë pjesë e kënaqësisë suaj…
Libri “55 poezi nga Charles Bukowski” ka 140 faqe dhe gjendet ne libraritë kryesore të Tiranës.
jozef radi, 16 gusht 2021