back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

7 prilli i 1939 – shënime dhe foto të pushtuesve italianë – nga Gjergj Thanasi

Gazeta

Durres, 7 prill 1939
Durres, 7 prill 1939
7 prilli i 1939 – shënime dhe foto të pushtuesve italianë
nga Gjergj Thanasi

Gjyshi im Ram Habili,
i ka pritë me pushkë italianët në 7 prill 1939.
Komunistët ia shfarosën familjen,
kur morën pushtetin mbas vitit 1945… Neritan Kolgjini

Të dashur miq,
Me pak ditë vonesë nga përvjetori i 7 prillit 1939, më ranë në dorë një seri fotosh thuajse totalisht të panjohura të bëra nga italianët gjatë zhvillimit të Operacionit “Oltre Mare Tirana”, dmth pushtimi i Shqipërisë nga trupat e Musolinit.
Çdo foto do të shoqërohet edhe me shpjegimet përkatëse për të kuptuar më mirë mesazhin e historisë, që përçon fotoja.
Në këtë foto sipas teksit të ruajtur në arkivin italian (ka përzjerje të historisë me propagandë të regjimit) shkruhet: “Fuorusciti di gallera, parte della banda di Rama Abilia, un fedelissimo di Re Zog, fati prigionieri nei pressi del Porto di Durazzo dalle nostre gloriose truppe…”
Përkthimi: Një grup ish burgaxhinjsh pjesë e bandës se komanduar nga Ram Habilia besniku i madh i Mbretit Zog, të kapur rob në afërsi të Portit të Durrësit nga trupat tona të lavdishme…”

Ram Habilaj i liruar nga burgu nga pushtuesit italianë.
Ram Habilaj i liruar nga burgu nga pushtuesit italianë

Faktikisht nga fotoja duket, që nuk janë burgaxhinj, por katundarë e pse jo edhe qytetarë nga zona e Shqipërisë së Mesme. Madje robi i luftës në rresht të parë majtas, nga veshja duket që është fshatar/qytetar në gjendje të mirë ekonomike, e jo burgaxhi i mjerë.
Është intersant fakti se Gjen. Badolio, që inspektoi trupat italiane në Shqipëri në fund të prillit dhe në fillim të majit 1939, në relacionin për Mbretin Perandor dhe për Kavaljer Musolinin e përmend përsëri personazhin e Ram Habiljes.
Citojmë: “Vicino a Petra, la nostra colonna celere e sottoposta a una fucilata anemica per un quarto d’ora. Si trattase della banda di Rama Abilia, un seguace di Re Zog. Niente di grave solo due feriti lievi, qualche gomma a terra, qualche radiatore perforato. Gli albanesi sono scapati quando sono avvicinati un paio di carri veloci CV 33…”
Përkthimi: Afër Petras (Mali i Robit) kolona jonë e shpejtë iu nënshtrua një zjarri anemik pushkësh. Asgjë e rëndësishme, vetëm dy të plagosur lehtë, e tek-tuk ndonjë gomë e shpuar dhe ndonjë radiator i zhbiruar. Shqiptarët ia mbathën, posa mbërritën dy tanke të shpejtë CV 33…”
Faktikisht këto CV 33, ishin tanketa të blinduara lehtë vetëm me dy mitrolozë e me dy vetë si ekuipazh!
Në postimet e tjera do ofroj foto shumë interesante, shumica të panjohura më parë.

Marrë nga muri i Gjergj Thanasit, 12 prill 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.