7 prillit “Ditë e Dëshmorëve” të Shqipërisë
nga Agron Tufa
Sot do të duhej të ishte Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë, sepse si sot, më 7 prill 1939, u derdh gjak shqiptar në Durrës, Vlorë, Sarandë etj, për të kundërshtuar pushtimin italian.
Kjo do të ishte simbolika e papolitizuar dhe përbashkuese e shqiptarëve për një Ditë të Dëshmorëve dhe aspak 5 maji komunist i vitit 1942, kur ende nuk kishte nisë rezistenca e formacioneve antifashiste.
Qemal Stafa, që ra në kurthin e xhandarmërisë fashiste, si pasojë e tradhetisë së shokut Taras, ishte një djelmosh i ri komunist, tejet interesant, i lexuar, jo pak i talentuar e me gjasë do të kishte qenë i konfrontuari i parë me praktikën komuniste. Por, aspak nuk mund të flasim për ndonjë kontribut antifashist të Qemalit, përpos kontributit politik në Partinë Komuniste shqiptaro-serbe.
Vendosja e 7 prillit “Ditë e Dëshmorëve” të Shqipërisë, zgjeron vetë konceptin e Antifashizmit, duke vendosur në korniza kohore peridhën1939-1944, e jo vetëm vitin apo gjashtëmujorin e fundit…
Ia kujtojmë sërish këtë liderëve të djathtë e cilitdo lideri të arsyeshëm…
.
Marrë nga Muri i nga Agron Tufa, 7 prill 2020