back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

“A job is a job!” – Puna është Punë… nga Ilir Seci

Gazeta

Dita e Punes
Dita e Punes 

“A job is a job!” – Puna është Punë… nga  Ilir Seci

Dita e Punës në Amerikë…

E Hëna e parë e muajit shtator festohet si Dita e Punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Eshtë festë kombëtare… Pas pushimeve të verës, nëë prag të fillimit të shkollës për gjithë moshat, nga fëmijët e kopshtit e deri te universitarët, familjet të gjitha së bashku e kalojnë ditën si familje… o siç i thonë në anglisht “Family Time”! Në pragun e një viti tjetër shkolle dhe Pune!
Një praktikë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar me paradat dhe pompozitetet e 1 Majit…
Festimi i Ditës së Punës në Perëndim ka të bëjë me perceptimin e perëndimorëve mbi punën… Për vite me rradhë sa kam jetuar në Perëndim kam parë që njerëzit më së pari kanë Respekt për Punën! Një Respekt krejt i natyrshëm dhe jo i shtirur, siç jemi mësuar në vendin tonë nga koha e punës nëpër kooperativa apo ndërmarrje shtetërore, ku punohej sipas motos “Shteti bën sikur na paguan e në bëjmë sikur punojmë!” …Respektin ndaj punës Perëndimorët e kanë jo vetëm nga fakti që në Perëndim puna paguhet më mirë! Në fakt e kam vërejtur se njerëzit këtu e vlerësojnë punën… Herë pas here i dëgjon amerikanët të thonë: “I need this job!”, ose “A job is a job!”, që shqip i bie, “Më nevojitet kjo punë!”, dhe se “Puna është Punë!”
Lidhur me respektin Perëndimor ndaj punës po sjell dy shembuj mjaft domethënës që i kam hasur në shtyp…
Shëmbulli i parë që me kujtohet është i vitit 2000, kur jetoja në Londër dhe mbaj mend që pata lexuar në gazetën “London Evening Standard” një shkrim për një aktor profesionist të Teatrit të Londrës, i cili bënte një punë të dytë si shofer autobusi në linjën 83, në Londër!? Aktori ishte mjaft i njohur në botën e teatrit dhe punonte si shofer në turnin e natës në linjën 83, mbasi autobusat janë 24 ore pa ndërprerje… I pyetur nga gazetari: “Përse e bënte këtë Punë?” aktori iu përgjigjej se e bënte për dy arsye: “E para më duhen stërlinat, më pëlqen të jetoj mirë, dhe paga e aktorit nuk më mjafton për kërkesat, dhe e dyta kjo Punë më vjen për shtat si aktor për rolet e mia, mbasi njoh plot njerëz në autobus kështu që mësoj duke vëzhguar plot karaktere!”
Shëmbulli i dytë është me aktorin e kinemasë Tom Selleck, të cilin e kam dëgjuar në një intervistë në TV, tek tregonte vetë se si për një periudhë kohë midis disa roleve në filma “kishte punuar si punëtor krahu…” shprehimisht thoshte: “Thanks God I ëas handy and kneë hoë to fix things so i fixed the landlords roof and that ëay I paid my  rent in Hawaii”, shqip  “I Faleminderës Zotit që më vje ndoresh të ndreq gjëra, kështu që i rregullova çatinë të zotit të shtëpisë e në atë mënyrë pagova qeranë në Havai”…
Mjaftojnë  këta dy shembuj për të parë diferencën e madhe që ekziston në perceptim midis Perëndimit dhe Lindjes ish-komuniste!
Në vendet ish-komuniste deri edhe sportelisti, shitësi i biletave të teatrit apo kinemasë e mendonte veten të përndritur nga qenia “Intelektual” dhe njeri që nuk merret me punë dosido…!? Pa folë pastaj për aktorët e teatrove të Lindjes që me zor bindeshin edhe të luanin rolet e shoferëve apo punëtoreve të krahut dhe jo më të bëheshin të tillë në jetë!? Do konsiderohej si fundi i botës nëse “Artistët e Popullit” do detyroheshin të paguanin qeranë duke ndrequr çatinë e pronarit të shtëpisë ku jetonin!?

Puntorë lartësishë...
Puntorë lartësish…

…Kurse në Perëndim ka plot shembuj njerëzish të famshëm që nuk ja kanë përtuar kurrë punës… Presidenti Xhorxh Bush, (Plaku) në biografinë e vet tregon se si ka punuar që në shkollë të mesme, kur paguhej që të shpërndante gazetën nëpër lagje! Apo Bill Klinton që  në biografinë e vet tregon se sa ishte pezmatuar në një rast kur nuk e kishin pranuar në Punë si recepsionist në Plaza Hotel në Manhattan, pasi nuk u ishte dukur bindes!? E plot të tjerë! Eshtë perceptim katërciperisht i ndryshëm nga perceptimi në Lindjen ish-komuniste…
Krejt ndryshe ishte mendësia e Lindjes ish-komuniste, sepse ishte mendësi e krijuar si rezultat i sistemit të dështuar ekonomik që bazohej në punën me normë. Rezultati ishte i tillë sepse njerëzit asnjëherë nuk ishin të motivuar që të punonin më shumë, pasi Puna me orë të gjata përveç drobitjes nuk sillte  asnjë lloj tjetër përfitimi material!
Ironia ishte se thuajse si për ta ngordhur fare nervin e punës në dekadën e fundit të sistemit komunist nisen të japin fletë-nderi e fletë-lavdërimi si shpërblim për punën e mirë!? Njerëzit nisën pastaj të përshtaten me kushtet dhe perperceptimi masiv ishte “Kam një punë për së mbari! Punoj një vend pellumbash!” Domethënë nuk bënte asgjë! Ashtu njerëzit i bënin bisht sa mundeshin punës, sepse si e theksuam më lart shkohej sipas motos: “Shteti bën sikur i paguan dhe në bëjmë sikur punojmë!” Për pasojë u krijua një sistem i përmbysur vlerash si rezultat i çoroditjes ekonomike me emrin ekonomi socialiste… Çoroditja e tillë ekonomike solli edhe çoroditjen sociale për pasojë lulëzuan veset e çdo sistemi të degraduar siç janë. Dembelizmi dhe Hajdutëria masive! Këto janë rezultat i drejtëpërdrejtë i eksperimentit të marrë me emrin ekonomi socialiste! Dukuritë e dembelizmit dhe vjedhjes vërehen kudo në bote, edhe në Perëndim, por në tjera raporte, domethënë në nivele të atilla që mbahen nën kontroll dhe nuk rrezikojnë vetë sistemin… Kurse në sistemin socialist ishte shumë e vështirë të gjejë një njeri që nuk vidhte ose që nuk i bishtënonte punës!?
Ballafaqimi me botën Perëndimore mbas vitit 1990,  e tregoi më qartë shëmtinë e sistemit socialist, sepse shumë shqiptarë të mësuar në atë sistem hileqar menjëherë sa dolën në perëndim nisën të kërkojnë mënyrat më të lehta të të fituarit! Disa u dhanë pas fitimeve të menjëhershme, pra jo të ligjshme, disa tjerë mbas të jetuarit qyl domethenë në format më parazitare të mundshme, ndihmat sociale të shteteve ku kërkuan azil dhe mënjeherë nisën të luajnë me sistemin! Shtete të mira për shumë shqiptarë ishin dhe mbetën ato shtete “Që kanë sisteme sociale! Që të paguajnë shtëpi e ushqime pa punuar!” Nuk kanë qenë gjithmonë kështu shqiptarët në fakt! Njerëzit kanë punuar përpara kohës së marrëzisë kolektive me emrin  socializëm… Kanë punuar sepse kishin tokën e tyre, gjënë e tyre dhe kujdesesh secili për Mallin e vet!…

Montatori
Lartesi puntoresh…

Tregtarët qytetarë shkodranë para ardhjes së komunizmit i mësonim fëmijët e tyre me ndjenjën e punës që të vegjël… Çdo tregtar zotni Shkodre e dërgonte djalin e vet shegert te një tjetër tregtar të cilin e kishte Mik dhe me të cilin ishte marrë vesh që të mos e kursente, por ta mundonte sa duhej! Ashtu ua mësonin më mirë të bijve të njeri-tjetrit zanatin pasi që vetë si prindër u dhimbseshin fëmijët sikur t’i fusnin në punë!
Kur ekonomia amerikane u godit nga kriza ne vitin 2008, plot ekonomistë nga shkollat më të mira mbetën pa Punë… kam lexuar në atë kohë shumë artikuj gazetash për eksperte që kishin gjetur Punë të tjera, krijonin klasa për përgatitje ëmbëlsirash, punonin si mësues privatë, punonin si dado, me një fjalë çdo lloj Pune… Përherë motoja: “Puna është Pune!”, “A job is a job!”
Vërejmë me kënaqesi që plot shqiptarë këtu ne USA kanë arritur mjaft duke punuar shumë dhe kjo është shenjë e mirë se nëse janë më të vërtetë të motivuar shqiptarët  arrijnë çdo gjë njësoj si amerikani apo europiani! Kjo do të thotë që nuk ka asnjë gjë që nuk shkon me shqiptarin si individ, por problemi në Atdhe është problem shoqëror dhe politik! Për fat të keq fryma shoqërore mbizotëruese është ende ajo e trashëguar nga Sistemi socialist! Domethënë të fituarit shpejt e në rrugë sa më të lehta duke i bishtënuar punes! “Të kem një dorë të mirë lekësh, të hap një biznes e të bëj pallë pastaj!” – e dëgjon shpesh këtë nga njerëz në çdo shtresë shoqërore?! Të gjithë biznese nuk do hapin se kush do blejë pastaj!?…
Apo epidemia e ndërtimeve… ku secili shqiptar ëndërron të ketë hotelin e vet në Bregdet apo në Alpe, duke harruar se përveç pronarit dikush  duhet të bëjë edhe pushuesin!? Fakti që shqiptarët si individë arrijnë sukses në Perëndim është shpresëdhënës, nëse duam ta bëjmë atë vend atëhere duhet të dalim nga rrethi vicioz i sistemit 50 vjeçar dhe të realizohemi si komb në kushtet normale të ekonomisë së tregut…

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. lir, të përgëzoj për këtë shkrim.
    Desha vetëm të tregoj se poshtë shtëpise sime, një burrë rreth 65 vjeç, Luani, pronari i një servisi makinash, edhe pse është socialist për nga vota, po më argumentonte avantazhin që ka kapitalizmi ndaj socializmit të dikurshëm me këtë shembull: “i shikon këto? – më tha, dhe pasi hapi pëllëmbën e dorës, më tregoi disa të çara të forta, që ishin shenja prerjesh me thikë. Po i thashë. – i kam bërë vetë – më tha. – Si i ke bërë vetë, i thashe? – i kam prerë me thikë, në kohën e komunizmit, që të merrja raport, se nuk doja të punoja. Ti i thashë e ke dhunuar vetën kështu? Po, më tha. Çka kujton ti? Nuk e doja punën dhe u preva kështu. Një shok i imi, vazhdoi ai, për të marrë raport dhe për të mos bërë shërbim, kur ishte ushtar, i tha shokut të tij t’ia thyente krahun! Ua? – u trondita – pse nuk e di ti? Nuk ke dëgjuar këtu këso storesh? Deri këtu jo. Po, po edhe kësi shpikjesh janë bërë – më tha – ne komunizëm t’i shpëtonin punës, ndërsa sot tashti që fitoj shumë para, as që më shkon mendja te kërkoj raport, të rri në shtëpi më duket gjynah i madh. Dikur gruaja më shtynte të ikja në punë, sot dal në pesë të mëngjesit. Më duket se del dielli vonë në kapitalizmë.
    Pra nuk mungon asnjëherë në punë – e pyeta – nuk jam i marrë, të mos fitoj paratë. I thashe se ti voton veç për partinë socializmit. Jo, jo, me tha, ka vetëm emrin, se nuk ka me punë me socializmin, se përndryshe do të çahesha edhe njëherë e do t’i kisha bërë duart copë!”. Kaq për Luanin, për komunizmin e për kapitalizmin. Job në versione historike e ideologjike të ndryshme..

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.