back to top
-2.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Shufflay, hebreu i Kroacisë që u vra nga serbët për shkak nesh… Fahri Xharra

Gazeta

Dr. Milan Shuflaj (1879-1931)
Dr. Milan Shuflaj (1879-1931)

Milan Shufflay, hebreu i Kroacisë…

që u vra nga serbët për shkak nesh!

shkrim nga Fahri Xharra

Kur mbytet i madhi, lindin shumë dyshime për arsyen e vrasjes. Duhej apo jo të vritej
 Dr. Milan Shufflay? Ç’ka iu bëri serbëve ky gjeni që të pëson ashtu? Shumë pyetje, shumë pyetje. Ç’iu desht një hebreut, një njeriut të madh të shkencës të bjerë viktimë e së vërtetës shkencore!?
 Milan Shufflay-in e karakterizonte “metoda e shqyrtimit shkencor, paanshmëria, korrektësia, pedantëria, analizat dhe studimet e nduarduarshme, qofshin ato paleografike, diplomatike, onomastike, toponomastike apo të tjera edhe sot e kësaj dite janë
me vlerë…”
Serbët e dinin se ai po hulumton diçka të madhe, diçka që bie ndesh me aspiratat e tyre.
Të njifet bota me të vërtetën shqiptare? E nga kush, nga një hebre i Kroacisë… nuk mund ta merrnin me mend, por as që ta pranonin si të tillë. Milan Shufflay duhej zhdukur???

Fahri Xhara - Autor i shkrimit
Fahri Xhara – Autor i shkrimit

“Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Milan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!” (Kadri Mani)
Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.
Më 1921, Shuflaj u akuzua për veprimtari revolucionare dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por vuajti vetëm gjysmën e dënimit.
Shuflaj u rrah deri në vdekje më 1931, në një nga rrugët e Zagrebit Katër persona që i përkisnin grupimit nacionalist ekstremist “Jugosllavia e Re” ishin të implikuar në planin e vrasjes, përfshirë edhe Branko Zwerger, i cili u akuzua për këtë akt.
E gjithë kjo ndodhi në kohën e sundimit të diktaturës serbe në Mbretërinë Jugosllave, dhe për vrasjen e albanologut Milan Shuflaj, kroatët akuzuan gardën mbretërore që përbëhej nga oficerë serbë.
Menjëherë mbas vdekjes së tij, Albert Ajnshtajn dhe Henrik Man i drejtuan një letër Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris, me anë të së cilës i bënin thirrje asaj për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serb.
Pse po shkruaj këtë shkrim? “Gjeneratës së tashme e të ardhshme: t’i kultivojmë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut e popullit tonë shqiptar; t’i kultivojmë ndjenjat e dy institucioneve: 1.Institucionit të kërkimfaljes (ndreqjegabimit) dhe 2.Institucionit të dallimit të pronës private-shoqërore: kjo setër (laps, arë, livadh, mulli…) është imja, ajo pallto (laps, arë, livadh, mulli…) është jotja, të cilat mund t’i falim, t’i shesim miqsisht ose afaristikisht; kurse prona shtetërore është e përbashkët dhe e patjetërsueshme, të cilën duhet ta rrisim bashkë, ta kultivojmë e ta begatojmë shtetin tonë Shqipërinë Etnike cep më cep me troje e me popullatë kompakte të mbi 50%, pjesa tjetër e popullatës (49%) zhvendoset a vendoset me këmbime pronash në mënyrë vullnetare.
Ky është dallimi thelbësor midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe hegjemoniste, të cilët thonë se aty ku është një serb (madje edhe një varr!), aty është – Serbi!!”
T’i kultivojmë ndjenjat e dashurisë ndaj të huajve që dhanë kontributet e veta të çmuara, si puna e Dr. Milan Shufflay-t (Stuart Mani, Uiljëm Liku…), për gjuhën e historinë tonë dhe që ia mbajtën ison çështjes tonë kombtare; në mënyrë që të mos lemë shteg të quhemi mosmirënjohës.
E përgëzojmë juristin e publicistin e njohur gjakovar, zotin Esat Stavileci për një thënie të tij zenitore, tri “gj-gj-gj”, që duhet të jenë një Program Kombëtar: Bashkimi: i gjakut-gjuhës-gjeografisë!!! (Kadri Mani, zemrashqiptare.net)
Për qëndrimin e Shufflay-t në Shqipëri, po japim disa mendime të Anisa Paplekës lidhur me vizitën e Milan Shuflajt në atdheun tonë dhe marrveshjen për vazhdimin e studimeve në fushën e albanologjisë me mbretin dhe qeverinë shqiptare.
Në fund të vitit 1930, Qeveria Shqiptare duke treguar respekt dhe nderim te veçantë për shkenctarin dhe albanologun e njohur kroat me famë botërore, e ftoi atë të vizitoje Shqipërinë. Kjo ftesë bëhet menjëhere mbasi Akademia e Vjenës i kishte propozuar Dr. Shuflajt të vazhdonte botimin e vëllimit të tretë të: Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia: (shkurt Acta Albaniae). Shufflay u prit me nderime të larta shtetërore që nga Mbreti Zog, Kryeministri, Ministri i Kulturës, dhe më në fund nga anëtarët e parlamentit shqiptar (parathënje në librin “Milan Shufllay”)


Milan Shuflaj - Serbët dhe Shqiptarët
Milan Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët

(Një telegram i Milan Shufflay-it drejtuar qeverisë së Zogut, “Fondi Kadri Mani”)

Zotni
 Ministër i Arsimit
Tiranë
, Zagreb, 17 dhjetor 1930
Gunduliqeva 25
Shkëlqesi,
Letra juaj e 30 dhjetorit nr. 4225/II arriti në adresën time më 15 dhjetor. Duke e falënderuar thellë qeverinë shqiptare, po e jap dëftesën bashkëngjitur të shumës prej 3000 frangash zviceranë, të marra në një çek (Nr. B. 002529) nga Banka e Bazelit në Cyrih. 
Kjo dëftesë ishte shkruar kur, ndonëse këtë gjë nuk e prtija fare, (më 16 dhjetor) më ftuan në polici për të më kumtuar gojarisht se qeveria e Beogradit ka dhënë lejën të vij në Shqipëri.
 Kështu, brenda pak kohe shpresoj se do ta marr pasaportën. Megjithatë, në fillim të muajit janar, mendoj se shkoj në Raguzë që të orientohem së pari lidhur me kushtet e tashme të punës në arkiva. Pas një qëndrimi të shkurtër në Raguzë, do të nisem për në Tiranë, duke paralajmëruar saktësisht se kur do të arrij. Për shkaqe të shumta nuk do ta marr vizën e Legatës Shqiptare në Beograd.
 Natyrisht, kam kërkuar pasaportën edhe për Itali, mirëpo këtë kërkesë vendimi i Beogradit e lë në heshtje. Në polici më thanë se kjo çeshtje mund të rregullohet me Ministrin e Beogradit në Tiranë. 
Duke mos qenë i sigurt se do të mund të shkoj në Romë dhe duke pandehur se qeveria shqiptare i miraton propozimet e mia lidhur me arkivat e Italisë si dhe në qoftë se është e gatshme të paguaj honorarin e kopjuesve italianë, do t’ia dërgoj së shpejti z. Amedio Xhanini (Amedeo Giannini), drejtor i Institutit për Europën Lindore, listën e dokumenteve të cilat duhet të kopjohen në Romë, Napoli, Ankonë dhe Barcelonë.
 Kopjen e atyre listave do ta sjell me vete në Tiranë.
 Ju lutem të provoni, Shkëlqesi, konsideratën time më të lartë.
Milan Shuflaj

Milan Shuflaj (1879-1931)
Milan Shuflaj (1879-1931)

Gjatë qendrimit ne Shqipëri, Dr. Shuflajt më 16 Janar 1931, mbajti një fjalim në Parlamentin Shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme foli për punën rreth botimit të vëllimeve në vazhdim të: Acta Albaniae: si dhe të: Historisë së Shqipërise: Për këtë gjë, Parlamenti Shqiptar urdhëroi Ministrin e Arsimit që në emer të shpenzimeve të paguante në llogari të Dr. Milan Shuflajt, shumën prej 75000 frangash ari, që sot është e barabartë me rreth 4 milion dollar. (Serbët dhe shqiptarët: historia e shqiptarëve të veriut/ Millan Shuflay). (Lajm i mëshehur që nga ikja e Zogut. f.xh.)
“Dr. Milan Shuflajt i njihet dhe në një farë mënyre i shpërblehet gjithë mundi që kishte bërë në hulumtimet dhe kërkimet shkencore në fushën e Albanologjisë dhe veçanërisht në studimin dhe botimin e dokumentave mesjetare, të cilat deri në atë kohë pothuajse ishin të krejt të panjohura. I shoqëruar nga intelektualë dhe politikanë shqiptarë, studiuesi i madh kroat vizitoi arkiva të ndryshme kishtare, biblioteka, pika arkeologjike dhe u njoh së afërmi me kulturën dhe traditën shqiptare, për të cilën kishte shkruar aq shumë. I impresionuar nga mbishkrimet dhe dokumentet e shumta mesjetare, ai kërkoi që pjesa më e madhe e tyre të fotografoheshin ose të përshkrueshin…”
por “Me 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Milan Šuflajn, vetëm pse po zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!”
Marrë nga http://everteta.al

Einstein në mbrojtje të Shuflaj-t
Einstein në mbrojtje të Shuflaj-t

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit
dhe shkencat e asaj kohe,
duhet të studioni gjuhën shqipe !”
Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716)
– albanolog, matematicient e filozof gjerman

Vrasja politike e një albanologu të respektuar ka shkaktuar reagime në botë…
Në kërkesë të qeverisë shqiptare dhe Akademia e Shkencave në Vjenë vazhdon të punojë Jireček dhe Thalloczy, organizon III. arkivat vëllim Codex Albanicus. Pasi u kthye nga Shqipëria, ka marrë një letër kërcënuese, me sulme të përsëritura dhe pastaj në atë përmes shtypit, kjo ishte një shenjë e qartë se ai kishte vendosur që të kthej në qarqet e Madhe. Anëtarët e rinj të regjimit të organizimit të Jugosllavisë që gëzonin mbrojtjen e mbretit Serb, e prisnin për atë në pragun e shtëpisë dhe shkatërruar kafkën e tij me një çekiç. Agjentët e policisë dhe Belosevic Zwerger, që e ka kryer grabitje, ata u strehuan në Beograd dhe më kot, pas themelimit të Banovinës kroate kërkoi ekstradimin e tyre. Pastaj hynë në apartament dhe mori dorëshkrimin përfunduar III. Vëllim Codex albanicus. Kundër autorët e krimit nuk janë kryer hetimet.
Albert Einstein dhe Heinrich Mann kërkoi nga Liga Ndërkombëtare për kulturë të Drejtave të Njeriut ngritjen e protestave publike kundër krimeve të kryera kundër Milan Šufflay
18 Shkurt [1931] çoi në vrasjen e dijetarit kroat Šufflay.
Ditën e Pavarësisë është varrosur te dëshmorët kroatë.
Marrë nga http://www.arberiaonline.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.