Për me kenë Vagabond i mirë…
nga Dom Lazër Shantoja
Nji shkrim i shkruem dje (75 vjet ma parë!!)
prej Dom Lazër Shantojës…
por me siguri që i vlen edhe së sotmes,
po edhe ma e sigurt asht se ka me i vyejtë
edhe atyne që do të vijnë nesër…j.r.
Për me kenë Vagabond i mirë lypset:
1.Mos me pasë tjetër zanatë…
2.M’u quejtë atdhetar i flakët e me i diftue gjithkujt se e ka ba aj Shqypninë.
3.Mos me ndejtë kurrë pa punë, d.m.th. pa rrogë, nën çfardo sundimi.
4.M’u ba me mà të fortin.
5.Me vue në gojë Klerin, e përgjithsisht me mohue besimet.
6.Me përçapë shumë gjuhë të hueja, e me folë me fjalë ekzotike.
7.Me pasë maninë m’u ba deputet o ministër, o mà…
8.Me folë mbi gjithçkafen, e mos me dijtë kurrgjà…
9.Me dijtë me luejtë poker…
.
10.M’u veshë elegant; me këmisha (dersa të jetë e mundun) edhe me te lindta te mëndafshta.
11.Me e kalue të shumtën e motit ndër dhena të hueja, tuj ju shitë hallkut për konta, barona, princa…
12.Mos me mbarue kurrnji shkollë si duhet, e me kthye në Shqipni me titullin “Profesor” (Titull i blemë për 500 korona o aty pari…)
13.Me kenë i shkruem në shoqni të Masonisë…
14.M’u rrahë, m’u burgosë e me u mërgue për shërbime të bamuna Atdheut të dashtun…
V.o. – Kush i ka këto 14 pikë, mundet m’u njehë Vagabond me fe! Për me hi në kategori të Vagabondizmit, nuk lypsen të tana këto 14 pika, ndonëse ma të shumtën e herës vagabondave tonë nuk u mungon asnji, përpos atyne pikave qi kena harrue t’i shënojmë…
(Nga rubrika “Ora ndër valle”)
(Y. – Pseudonim i Dom Lazër Shantojës)