Brigitte Bardot, 80 vjet bukuri autentike…
dhe një jetë jetë kushtuar kafshëve Laura Squillaci
Muza e Andy Warhol, katër martesa dhe një flirtim me Jimi Hendrix…
Të gjithë e njohin si BB,
si simbol seksi të kinemasë franceze.
Ajo qe ikonë sjelljeje,
nji yll i shumë filmave që shkaktuan skandal…
Vendosi ta lerë sheshin e xhirimit në moshen 38 vjeçe!
Dhe prej atëherë jeton larg vëmendjes së opinionit,
në nji çiflik të sajin në Saint Tropez
80 vjeçe!? Dhe as i bëhet vonë fare. “Ditëlindja ime nuk ndryshon asgjë në botën dhe në jetën time, tashmë i jam përkushtuar krejtësisht kafshëve…” (Intervistë dhënë Vanity Fair, në mars 2014).
Brigitte Bardot ka mbetur në thelb e njëjta. Po ajo vajzë e bukur dhe rrebele, të cilën tani s’mund ta njohësh më duke parë fotografitë që shumë prej fansave të saj ia dërgojnë për të marrë ndonji autograf në rastin e ditëlindjes së saj më 28 shtator.
Janë kohë tashmë të largëta kur ajo vlerësohej prej të gjithëve si nji seks-simbol.
Miti B.B. Lindi me … “Dhe Perëndia Krijoi Gruan”, film skandaloz në Francën e vitin 1956 me Roger Vadim, në të cilin ajo bën nji vallëzimi sensual mambo zbathur.
E ndjekin më pas nja pesëdhjetë të tillë midis të cilëve “Përçmimi” i Jean-Luc Godard, “Vajza e Mëkatit” e Klod Autant-Lara, “E vërteta” e Henri-Georges Clouzot, “Jeta Private” e Louis Malle. Ajo Bëhet muza e artistëve të mëdhenj si Andy Warhol dhe Richard Avedon. Po ndër keqardhje më të mëdha të saj mbetet fakti që nuk mundi të xhirojë diçka me Fellinin apo me Bergmanin.
E zgjedhur ‘Marianna’ e Francës, stili i saj ishin tashmë modë dhe trendi. Ajo qe e vetmja grua që do të pritesh e veshur me pantallona në Elysee prej Gjeneralit Charles de Gaulle. Flirtet e shumta të saj bënë që vazhdimisht të flitej për të, përfshirë këtu edhe Jean-Louis Trintignant, Serge Gainsbourg dhe Jimi Hendrix. Po edhe katër martesat: me Roger Vadim; me aktorit Jacques Charrier, prej të cilit pati fëmijën e saj të vetëm: Nicolas-Jacques Charrier; me playboyin e pasur gjerman Gunter Sachs; dhe së fundi me politikanin e ekstremit të djathtë Bernard d’Ormale.
Ajo ishte vetëm 38 vjeçe kur e la kinemanë për t’iu përkushtuar krejtësisht kafshëve. Prej atëherë ajo jeton në Saint Tropez, pothuaj e fshehur, në nji çiflik të blerë këtu e 50 vite të shkuara. Mund të njihet lehtësissht, sepse është gjithnji e veshur me të zeza, me këmishë dhe pantallona të zeza, dhe me nji sharpë gri në kokën. Rrudhat tashmë ia mbulojnë fytyrën. “Ua dhashë bukurinë time, rininë time burrave – shpjegoi ajo në nji nga intervistat e saja të rralla në paraqitjet publike – kam urtësinë time, përvojën time, pjesën më të mirë time për kafshëve…!”
Në 80 vitet e saj ajo s’kërkon asgjë për vete, por bën nji thirrje o ma mirë nji lloj testamentit, nji letër të hapur presidentit, Francois Hollande, ku i bën thirrje për heqjen e therjes rituale dhe mbylljen e thertoreve për kuajt. “Do të ishte e më e drejtë të m’i plotësonit këto dy kërkesa pas kaq shumë vitesh e lutjesh e pritjesh – i ka shkruar BB në deklaratën e saj të botuar nga e të përditshmet franceze Le Figaro dhe Le Parisien – Nëse ju nuk do të m’i pranoni para se të vdes këto kërkesa, unë do të arrij në përfundimin se kam dështuar në jetën time.” Dhe në përfundim shton se: “Këto janë dëshirat e mia të fundit.”
Marrë nga http://www.rainews.it/dl/rainews/articoli/Brigitte-Bardot
26 shtator 2014
Thënie të famshme të Madam BB
***
Kam qenë shumë e lumtur, shumë e pasur, shumë e bukur, shumë adhuruar, shumë e njohur po dhe shumë e pakënaqur.
***
Është më mirë të mos jeshë besnik, se sa të jeshë i tillë, kur s’e dëshiron të jeshë.
***
Sistemi i kalbur në të cilin notojmë, favorizon njerzit e ndyrë, të sëmurë, intrigat, shkatërrimin, ligësinë, në dëm të gjithçkaje që është e bukur, fisnike dhe dinjitetshme.
***
Ua kam dhuruar bukurinë time, rininë time burrave. Mendoj t’ua dhuroj urtësine time dhe eksperiencën time, pjesën time më të mirë kafshëve.
***
Vetëm idiotët refuzojnë t’i ndryshojnë idetë e tyre.
***
Kini guxim në opinionet tuaja, ju lutem vizitojini thertoret dhe vazhdoni të hani mish, nëse nuk e keni stomakun revoltuar prej asaj çka keni parë!
***
Njerëzit janë bisha madje, madje as bishat nuk sillen si ata.
***
Nji qen, nji mace dhe nji zemër me qimet e tyre përreth.
***
E ardhmja! E kanë krijuan vetëm për të na e rrënuar të tashmen!
Mblodhi dhe përshtati në shqip Jozef Radi
Të jetosh të sotmen me ankthin e së nesërmes, nuk është ta rrënosh të sotmen… Mbase në të ardhmen, ndoshta e vlerëson më shumë të sotmen… që në të ardhmen do jetë e shkuar…
Një lloj lufte midis pranimit dhe mohimit!