back to top
2.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

“Pasunia që na lon të parët ton… nuk do t’jetë ene për shum kohë…”

Gazeta

Tirana - qendra e dikurshme
Tirana – qendra e dikurshme 

“Nuk do t’jenë ene për shum kohë… – thotë Xhemoli”

shkruar nga H.E.K

Në kryqzimin që lidh “Shallvaret” me rrugën “Refik Toptani” (Myslym Shyri), takojmë Xhemolin. Le e rrit m’Tiron. I bindë për t’na tregu disa momente nostalgjike nga Tirona e Vjetër, na fto n’shpin e tij ke m’hallja e Shebekve, m’rrug t’Dibrës. E duke bo muhabete nga mo të nryshmet përgjat rruge, Xhemoli, tregon me krenari, se dikur aty pranë “Vilës Goldi” kanë pasë dyqonet t’parët e tij që kon qenë artizanë, për kët ndihet içik keq, gjo të cilën e trego ene me rrudhjen e vetllave. “Tashi – na thotë, – po avitmi afër shpisë teme, dhe për i moment shofim me kuriozitet dy-tre pllaka llamarine përgjat rrugicës, që siç trego Xhemoli jon pre m’koh të Zogut, dhe kon pas qen venos për çdo shpi, e çdo shpi ka pasë numrin e vet, po disa i kon rezistu kohës, disa tjera nuk jon mo ene nga rregullimet publike të sistemeve, por ene pri nërtimeve të reja që disa kon bo. Pa prit nodhena para derës së tij, dhe mejher bi në sy “Porta Tironase”, e thjeshtë pa bojna të ronda të modes provinciale. Sapo hyjm mrena bi në sy, bahçja plot me lule që kundërmojnë erën pranverore, tronafila që jon n’kohën e tyne mo t’bukur, lulebore, zambakë të shumllojshëm, ne gjithashu të rreshtum nëpër vazo karajfila me shumë ngjyra të nryshme, që siç duken jonë të rreshtume aq bukur nga nji dorë tironsish merakli, në pjesën që da oborrin me pjesën tjetër të shpis.
Ai na fto mrena, po bashkë me mikun tim, kimi qef të ulmi në verandën e freskët dhe të hijshme të ksaj familje tironase. Nuk kon kalu disa minuta ene në derën kryesore shfaqet Zoja e tij, me i torbë që duket se ka qenë duke bo Pazarin. Masi na përshenet ene na falenero për vizitën, pyet të shoqin se pse s’na ka sejdis hala me diçka të ftofët, po s’pret xhevap po niset shpejt e shpejt mrena shpisë.
Duke bo muhabet me të zotin e shpisë na trego se ka pasë ene i bahçe mrapa shpisë, gjithashu ene i pus që nxirrshin ujë dimën e verë, po që nuk jon mo thotë Xhemoli, ne e shoqja që poho me keqardhje duke tundë kadale kaptinën. E pysim se çfare ka nodhë me bahçen po ashtu ene me pusin, po ene me pemët apo gjithçka tjetër që kon qenë ke bahçja mrapa shpisë? Fillo me na tregu se, prona osht nda midis tij dhe të vllait, para rreth 16 vjetësh të shkume, dhe se i vllai ka nërtu i vilë m’u në at bahçe që s’osht mo.
Xhemoli ka dy fmi, i goc të martume që jeton m’Itali bashk me të shoqin, dhe që përkujdeset aq fort për pleqtë e vet, gjo të cilën e tregon me nji entuziazëm ene e shoqja e Xhemolit, Servetja, duke thonë “Na shef e shkreta na shef… po ka ene ajo hallt e veta se osht me familje!”

Pazari i Tironës
Pazari i Tironës

Gjithashu, kon ene i çun, që siç tregojnë, mo shumë pa punë se me punë, si shumica e njerzve m’Tiron…
Xhemoli na tregon për, historinë e babës së tij që kish qenë tregtar m’rrugë të Dibrës, ene bonte punime artizanale bashkë me i mikun e vet prej Shijaku, kishin qenë ortakë dhe punët u shkojshin mjaft mirë, bojshin tregti me italionin po ene me katune të zonave të nryshme, përqark Tironës, duke ju shit mallnat e tyne dhe duke mor prej tyne, telyn, gjath, mish e shum e shum gjona tjera të freskta, prodhime katuni…
Mirpo sa erdh sistemi komunist, çdo gjo mur fun ne s’kishte mo as tregti me Italinë po as me katunet tona, “gjonat e freskta i hajte kush i hajte, – ironizo Xhemali, – për ne met talloni”
Na ftojnë mrena për me pa shpinë se si kon rujtë objekte apo gjithshka tjetër nga Tirona e tyne. Sapo futemi në hajatin e gjonë, priherë shofim i sapet që bi në sy të jetë shumë i vjetër, ktë trego Xhemoli, e ka sjellë Nona ime pri shpisë vet bashkë me pajën, kur osht martu me babën tem, ndërsa shofim me kuriozitet sapetin, noshta ene shekullor, na shkojn sytë te disa resme të vona nga 3-4 në i korniz… kujtime të njerzve të mirë e të dashun që kon jetu brez mas brezi në kët ven të bekum dhe në kët shpi pothuj 150 vjeçare, duke u futë në njonën nga dhomat për karshi shofim që dhoma s’ka tavon, por osht direkt në hatlla, ktë tregon nonë Servetja: “E kina lon kshu siç ka qenë, e kina për verës kur osht vapë, e vetmja dhomë osht ajo e çunit që e kina gadit i far soji, sepse për tjerat ene muncit ekonomike s’kon qenë. Ina të dy me pensione… – tregojnë këto njerëz të mirë – ene paret e pensionit na shkojnë veç drita ujë e ilaçe…” Pa dashtë hyjmë akoma mo fellë në vështirsitë e tyne dhe në sakrificat e i jete të mundimshme, nuk i nacmojmë mo, por u thojm se do lëvizim e do vijmë i herë tjetër t’i vizitojmë përsi. Ne e kuptojmë që ene pse askush nuk do qi të tregojë hallet ene sikletet e veta, sidomos në i shpi që ka noshta 20 vjet që nuk vehet dorë, prap se prapë, njulin komë që ne të rrimë…
Ne venosim të largohemi, dhe i falenerojmë për mikpritjen, për zemërgjonsinë e tregume për të na shfaqë shpinë e tyne, nji pasuni që rrallë munet ta shofësh mo në Tironën tonë.
Sa bohmi gati me u nda pri tyne, Xhemoli thotë, prit prit i minut e là, t’thomi ene i llaf. M’rregull i them una, ene e pres, m’afrohet ene m’thotë me at të folmen e qetë të Tironsit; “Nigjo – thotë, – kjo pasuni që na lon të parët ton, ene qi s’patëm fuqi me e majtë siç duhet, nuk do t’jenë ene për shumë kohë!”

Ky tregim, ene kjo vizitë e shkurtën osht bo nga nji nga çunat që punon në faqen tonë. E falenerojmë nga zemra që e ndau me ne.
Marrë nga Muri i Fb Tirona 16 korrik 2013

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.