PD-ja vdiq… ndoshta më mirë kështu…
nga Ajtanga Lubonja
Nji shënim mbasi e lexova kët shkrim:
Ky që do të lexoni nuk është nji shkrim po nji shfrim! është dhimbje, është ofshamë, është zhgënim i shfaqur si klithma e nji gruaje, dhë dëshpërim i nji nëne shqiptare, që ka besuar gjithnji në drejtësi e në Zot… Sado shfrim të ketë në këto fjalë, zhgënjimin e saj e ndjej s’i zhgënjim i nji shumice, që prej kohesh ndrydh e përpëlit në vetvete, mjaft prej së vërtetës së ndodhur në këto 24 vite postdiktaturë…
Nuk e di sa vetë mund të ndjehen brenda klithmës së zemërimit të kësaj gruaje idealiste, të sakrifikuar e pa pretendime, po për nji gjë jam i sigurt: që ata janë shumë… shumë më tepër se mund të besojë secili prej nesh… j.r.
PD-ja vdiq… ndoshta më mirë kështu…
nga Ajtanga Lubonja
Dje, u ndjeva e lumtur që jam vetëm!
Kam qarë me ligje Partinë time, që dje përfundimisht vdiq për mua! Kisha, një parandjenjë që do tronditesha dhe mundohesha ta evitonja Kuvendin e Demokratëve, që deri dje e quaja dhe timin! Sado e dëshpëruar të isha…gjithmonë thoja: “Jam e Djathtë”, dhe për Sali Berishën, flisja me admirim!
Po dje, tek e dëgjoja të fliste, më rridhnin lotët çurk… o Zot, me sa vetmohim e kam ndjekur pas… isha kthyer në një… si u thonë atyre: “pilotët e vdekjes”, që shkonin drejt saj… me emrin e vendit të tyre në goje! Edhe për mua Sali Berisha, personifikonte Shqiperinë!
Vitet shkonin… dhe urra këtu, urra atje… njerëz të panjohur, pa asnjë vlerë, kapnin majat e pushteteve, lindnin bizneset e tyre… lulëzonin ata… pasuroheshin ata… e ktheheshin oligarkë… rrotull pushtetit!
Kurse unë, mbeta në një konvikt… në mëshirë të fatit… dhe së fundi kur kërkova ndihmë, më treguan Azilin!
U distancova përfundimisht… u futa në rrjedhë të jetës “si të vijë, le të vijë”… Heshta!!
Kur u ndrruan pushtetet, m’u duk vetja sikur vdiqa… sikur diçka më qe larguar nga trupi, por jetoja…!
Një mikja ime tropojane më tha në një nga ato ditët e mija të zisë “Hajd, mos u mërzit… se ishin bërë si uji që s’ecën…!” Dhe mua m’u kujtuan bataqet e ujrave të ndenjura që qelbnin erë! Hajde, – thashë se do ytë reflektojnë, dhe do t’i ndreqin gabimet… dhe do të luftojmë për pushtet të pastër! Prit e s’ka, prit e s’ka…
Berisha u largua… Obobo, – më zuri paniku! Ay mori përsipër gabimet e humbjes… Burrëri!!
Dhe ja Kuvendi, pasi foli Berisha, me lajmërua në celular se “U largua Topalli, nga Kuvendi…!!!!
Ooouuu, po pse…? Dhe fillova të pres… prisja emrat e antarëve të Këshillit Kombtar… po aty vura kujën… ik babai… hajde djali, dhëndri vajza, kushërira, miku…!!! Dinastia po linte trashëgimtarë!
Dhe njerzit që i dhanë jetën kësaj partie, njerëzit e persekutuar, ata që ende s’i dinë varret e familjarëve të tyre, njerëzit e ndershëm… Asnjë!
Dhe vura kujën, dhe qava me ligje… Shqipëria, udhëton drejt së panjohurës!!!
marrë nga http://www.lajmishqip.com