back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Reagime ndaj ndeshjes Serbi-Shqipëri – 14 tetor 2014

Gazeta

Kombtarja Shqiptare 2014
Kombtarja Shqiptare 2014

Reagime ndaj ndeshjes Serbi-Shqipëri – 14 tetor 2014

Ndeshja Serbi-Shqiperi zhvillohej në Stadiumin “Partizan” të Beogradit, pa praninë e asnji tifozi shqiptar dhe të 32.000 tifozëve serbë, me praninë e forcave të shumta policore mijra flamurëve serbë dhe Ivan Bogdanoviçit!! Mjaftoi vetëm shfaqja e nji flamuri shqiptar në qiellin e stadumit partizanas… dhe gjithçka nga sport u kthye në politikë raciste po edhe në dhunë të pashembull dhe të papranueshme serbe… Ndeshja u ndërpre në minutën e 42, kur rezultati qe 0-0… Ja nji përzgjedhje reagimesh për kët eveniment historik ballkanas… j.r.

Prend Buzhala
Sporti ka tifozllëkun.
Mijëra e mijëra shqiptarë postojnë flamujt e ekipeve evropiane: nga Spanja (ani se nuk na njeh pavarësinë e Kosovës) nga Italia, Anglia, Gjermania, etj, sepse e duan lojën e bukur dhe futbollin. Tifozë shqiptarë mbulohen me flamuj të këtyre ekipeve, madje dhe me flamuj të ekipeve nacionale të po këtyre shteteve… Asgjë të keqe nuk ka këtu dhe askush nuk i akuzoi për të keq… Sigurisht që tifozllëku e patriotizmi dallohen nga njëri-tjetri… dallohen edhe nga shpërthimet histerike, çfarë i pamë mbrëmë… 
Në sport garohet me himnin kombëtar e me Flamurin Kombëtar… 
Beogradi nuk mundi ta durojë as Himnin, as Flamurin tonë… Harruan sportin dhe shpërthyen në urrejtje. Urrejtja është këshilltar i keq jo vetëm në politikë, por edhe në sport… edhe në jetën e përditshme…
Mbrojtja e flamurit ishte e ligjshme…
(nga muri i tij në fb)

Simboli etnik fluturues
Simboli etnik fluturues

***
Jurgen Klopp,
trajner i Borussia Dortmund është nervozuar aq shumë me Serbinë për incidentin në ndeshjen me Shqipërinë, saqë s’e ka përmbajtur dot veten.
Në faqen e tij në Facebook ai shkruan në gjuhën angleze: “Fuck Serbia. This is not Football & Fair Play!”.
Këtë koment ai e ka shoqëruar edhe me fotot ku tregohet qartë dhuna ndaj lojtareve të kombëtares shqiptare.
(nga muri i tij në fb)

***
Çelo Hoxha
Dyshoj se Uefa do penalizojë dhe lojtarët tanë, ose mund ta ripërsërisë ndeshjen, ngaqë shtypi ndërkombëtar po e trajton si fillesë të sherrit “flamurin shqiptar”, duke lënë jashtë vëmendjes faktin që aty s’kishte asnjë tifoz shqiptar… që tifozëve u qe ndaluar zyrtarish udhëtimi… që Serbia nuk kishte garantuar sigurinë e tyre (detyrim ligjor)… që deri në çastin e lëshimit të avionit ishin hedhur fishekzjarre dhe sende të tjera kundër lojtarëve shqiptarë!
Federata shqiptare ka bërë një punë kriminale, sepse në vend të apelonte në Uefa që ndeshja të zhvillohej në një vend asnjanës, për mungesë sigurie në Beograd, i çoi djemtë tanë të rrezikonin jetën e tyre! (nga muri i tij në fb)

Xhaka e Balaj mbrojnë flamurin në Stadium Partizan
Xhaka e Balaj mbrojnë flamurin në Stadium Partizan

***
Edmond Hasani
Po mor po, do ta urrejë Serbinë gjithmonë e boll na çatë b… me këtë tolerancën tuaj të shpifur o minj haleshë mediatike, që kurrë s’e keni ndjerë gezimin, dinjitetin, fisnikërinë e të qenit shqiptar! Ju ka mavijosur m… që i bëmë Beogradit! Hajde tani mor plehre Skrapari e na shkruaj kundër kuqezive siç bëre me 4 shtator 2004, kur ju thyem brinjët grekërve, hajde mor Mustafa Nano e përballu po ta mbajti b… jote e shitur, me kuqezinjtë! Hajdeni dhe ju m… e tjerë, snobistë e kozmopolitë, perverse të shoqërisë civile, shushunja dhe kurva, maskarenj dhe njerëz të ligj e shkruani për harmoninë me popullin kafshë serb, shkruani për integrimin, shkruani kundër nacionalizmit shqiptar, shkruani kundër dashurisë për futbollin dhe flamurin shqiptar! Me të drejtën time, me mbështetjen e zotit ju urrej juve me tepër se ç’urrej serbët se ju bastardët e racës sonë jeni me të neveritshmit, me të rrezikshmit dhe me m… e shoqërisë shqiptare që për ca çaste të tilla patriotizmi si i mbrëmshmi në Beograd ka nevojë vazhdimisht! (nga muri i tij në fb)

***
Kastriot Marku
“…Ata 11 djem dëshmuan vitalitetin e kombit shqiptar mu në çerdhen e krenarisë së nacionalizmit të sëmure serb. Shqiponja e Gjergj Kastriotit ka qenë dhe është simboli ynë kombëtar prej pesë shekujsh, ka qenë dhe është engjëlli ynë mbrojtës, ndaj kjo do të mjaftonte si e tillë që serbët nuk mund të fitonin kundër shqiponjës. Shkaktarët e dy Luftërave Botërore dhe një lufte tjetër etnike, nuk dinë me sa duket të jenë të qytetëruar duke e shndërruar kështu një ndeshje futbolli në një dhunë të pashembullt, shembull ky se ata vijojnë të vethumbin duke mbetur pambarimisht në vjelltoren e tyre të nacionalizmit të sëmurë që kombet e qytetëruara e kanë braktisur prej kohësh. Serbët mbyllën të gjitha hyrjet e stadiumit, por harruan se shqiponja hyri nga ajri. “Non dimenticatevi l’aquila. L’aquila non dimentica il nido, ma vola alto. Volate alto! Andate su! Sono venuto per incoraggiarvi a coinvolgere le nuove generazioni; a nutrirvi assiduamente della Parola di Dio aprendo i vostri cuori a Cristo, al Vangelo, all’incontro con Dio, all’incontro fra voi come già fate: mediante questo vostro incontrarvi voi date testimonianza a tutta l’Europa.” (Papa Francesco, Tirana, 21 settembre 2014)…(nga muri i tij në fb)

Të barabartë... dhe barbarë!
Të barabartë… dhe barbarë!

***
Kastriot Myftaraj
“…duket qartë se Serbia, dhe këtu e kam fjalën për shtetin serb, duke qenë se nuk mund ta pranonte në asnjë mënyrë që jo më ta humbte këtë ndeshje, por të mos e fitonte atë, ka pasur më tepër se një skenar për ndeshjen me Shqipërinë. Një ishte fitorja në një stadium pa tifozë shqiptarë. Skenari tjetër ishte që në rast se do të shihej se ishte e pamundur të fitohej ndeshja, të sabotohej ajo me një incident nacionalist për të cilin do të bëheshin fajtorë shqiptarët. Vetë mënyra sesi lojtarët serbë vepruan me flamurin shqiptar të zbritur në fushë ishte një provokim ndaj lojtarëve shqiptarë në fushë. U duk qartë se kishte një bashkëpunim të përkryer mes tifozëve të dhunshëm serbë, lojtarëve dhe policëve. Derisa lojtarët serbë u sollën me përçmim me flamurin shqiptar që zbriti në fushë me minicopter, policët serbë qëndruan pasivë dhe i lejuan tifozët e dhunshëm serbë të hynë në fushë dhe të rrahin lojtarët shqiptarë. Kur detyra e policëve serbë ishte që të mbronin lojtarët shqiptarë nga tifozët që kishin hyrë në fushë, dhe për të bërë këtë detyrë nuk kishte pse të prisnin lejën e arbitrit. Kur serbët e panë se loja po zhvillohej në atë mënyrë që jo vetëm kishte gjasë që të mos e fitonin por madje edhe mund ta humbnin, ata aktivizuan Planin B. Dhe ndodhi ajo që pamë të gjithë… (Marrë nga akllapi.com)

***
Marjan Bunaj
Sa larg asht fryma evropiane prej Ballkanit… Ndeshja e mbramshme fatkeqsisht konfirmoi parashikimet ma pesimiste mbi paqësimin e rajonit.
Racizmi asht i pështirë kur manifestohet nga individë apo grupe, por kur manifestohet nga nji shtet të ngjall tmerr… (nga muri i tij në fb)

Kapiteni Lorik Cana i Kombtares Kuqezi
Kapiteni Lorik Cana – 5 e Kombtares Kuqezi

Kombëtarja kthehet në atdhe

Rreth orës 03:25 minuta të mëngjesit të së mërkurës ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit avioni me lojtarët dhe të gjithë stafin e Kombëtares shqiptare.
Edhe pse orari ishte totalisht i papërshtatshëm, një surprizë mjaft e bukur i priste lojtarët kuqezi: me mijëra persona, më shumë se çdo herë tjetër, kishin dalë në pritje të tyre.
Presidenti i FSHF-së Duka, trajneri De Biasi dhe kapiteni Cana folën për mediat në aeroport.
“Padyshim që i pritëm me shumë krenari dhe me emocion të posaçëm këta heronj të ditës, kështu do t’i quaja, padyshim të vlerave të vërteta të sportit. Mirënjohje për gjithë çfarë treguan në stadiumin e Beogradit. Sigurisht një epërsi në lojë, në ato 40 minuta që u luajt një lojë futbolli, por padyshim edhe qytetari nga fillimi në fund, atë që populli shqiptar kërkon të sjellë si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe i mirëkuptimit në rajon”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.
“Nuk më duket se ka fituar ndonjë gjë të madhe, ajo që duhet të fitonte: loja e futbollit. Dhe këtë dëm futbollit nuk ia kemi bërë ne. Ne respektuam gjithçka të rregullave që kërkon loja, të asaj që gjithë këta futbollistë që ishin atje e dashurojnë aq shumë e për të cilin shkuan, shkuan për të përfaqësuar kombin e tyre, por ishin ata që e dhunuan dhe e dëmtuan shumë lojën në Beograd. Më vjen keq që nuk arritëm të përfundonim 90 minutat e ndeshjes në ato kushte, më vjen keq që nuk iu dhuruam ndoshta më shumë, sepse këta njerëz që kanë ardhur sot në aeroport meritojnë shumë më shumë se sa kaq. Por, më besoni që ka qenë e pamundur”, tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“Jam shumë i lumtur që tifozët tanë janë krenarë dhe të entuziazmuar, që ne e mbajtëm flamurin kuqezi lart”, tha shkurtimisht trajneri italian i kuqezinjve, Gianni de Biasi.
“U mblodhëm bashkë me presidentin dhe delegatët e UEFA-s, me delegatin e sigurisë në Federatën Serbe dhe ne dy kapitenët dhe ne, në mënyrë unanime, së bashku me të gjithë lojtarët vendosëm që në atë situatë, në ato kushte, me atë gjendje fizike të disa lojtarëve, të cilët ishin dëmtuar në fytyrë, por edhe nga gjendja morale, sigurisht edhe siguria në stadium, e cila nuk ishte e duhura për një përfaqësim të të dy vendeve, loja nuk mund të vazhdonte më tej. Besoj se gjatë atyre 40 minutave kemi mundur të luajmë me kokën lart dhe në një nivel shumë të mirë. Edhe në momente të vështirë kemi qëndruar sërish me kokën lart. Më pas besoj se u kemi treguar jo vetëm fqinjëve, por të gjithëve, se si duhet të ecim të bashkuar si vend dhe si popull, me kokën lart dhe me krenari”, u shpreh kapiteni Lorik Cana.
http://top-channel.tv

***
Lek Pepkolaj

Le të shohim nga asht marrë kjo fjala: ‘AUTOCHTHONOUS’
E para asht e shkrume me gërma latine.
Në latinisht gjejmë: ‘autochton-ŏnis, ku vjen nga gr. αὐτόχϑων-ονος (aytókhthōn-onos).
Pra tek latinishtja s’ka ‘th’ ku e hasim tek greqishtja.
Ndërsa grupi lat. ‘ch’ ne greqisht e gjejmë ‘k’. 
Nqs shohim prapashtesat kemi lat. onis e greq. onos. 
Pra në origjinal mungon një ‘N’ dhe asht shtue një ‘U’ 
’CH’ është latine e greke. 
’TH’ greke.
Pra mesa shihet autori ka tentuar ta shkruaj fjalën në greqisht me shkronja latine.
Ndoshta ka shkrujtur në anglisht por ‘AUTOCHTHNOUS’ asht mbiemën.
Nqs i gjeta mirë, pse janë gabime që ja kam falë e zoti ja priftë mbarë tanë jetën autorit.
(Marrë nga gjuha jonë Hyjnore)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.