back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Pak rreshta në përkujtim të poetit Paul Celan

Gazeta

Paul Celan ( pasaphoto - 1938)
Paul Celan ( pasaphoto – 1938)

Pak rreshta në përkujtim të poetit Paul Celan

23 Nëntor 1920 – 20 prill 1970

“Sa larg o sa afër je, Ingeborg? Më thuaj, kështu unë do ta di nëse ju i mbyllni sytë, kur unë tash do t’ju puthi?
(Paul Celan)

Kjo fjali është e vitit 1949.
Ai ishte një poet. Ajo, gjithashtu.
Paul Celan ka lindur në Czernowitz, fillimisht në Rumani, sot ndodhet në Ukrainë ( ashtu si shkrimtari Gregor von Rezzori, nëse e mbani mend? I fundmi europianolindor). Ajo ishte austriake. I kanë shkruar njeri tjetrit në gjermanisht, e janë shkruar për gati dy dekada, madje edhe kur ai ishte i martuar, madje edhe kur ajo kishte nji të dashur. Letra të shkruara në letër.
Fjalë poetësh, fjalë të një dashuri të pamundur, dhe si gjithë dashuritë e pamundura, kanë fjalët me të vërtetë të bukura.”E gjejmë fjalën” është titulli i kësaj korrespondencë mes tyre të publikuar nga Nottetempo, prej së cilës është shkëputur kjo frazë.

Paul & Ingeborg
Paul & Ingeborg

Poeti Paul Celan kreu vetëvrasje me 20 prill të 1970, duke u hedhur në Senë në Paris. Ingeborg Bachmann vdiq tre vite më vonë në Romë, ndoshta në gjumë prej dozës së alkoolit dhe pilulave të gjumit… Cigarja e fundit i dogji shtratin. Por kjo fjali qe e vitit 1949, puthje letrash, puthje që djegin… si ato të vërtetat!

A doni nji tjetër emër për dashurinë: Durim! (Paul Celan)

Përzgjodhi dhe përktheu Jozef Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.