back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Lamtumira e Ambasadorit Arvizu… nga katakombet e Spaçit

Gazeta

Ambasadori Amerikan Arvizu në Spaç
Ambasadori Amerikan Arvizu në Spaç

Lamtumira e Ambasadorit Arvizu…

nga katakombet e Spaçit

“Tek përgatitem të largohem nga Shqipëria, mendoj se si qëndrimi im këtu e ka thelluar të kuptuarit tim të historisë.
Deri tani, fokusi im profesional ka qenë Azia, përfshirë efektet e mëdha historike të zgjerimit dhe agresionit komunist – veçantërisht në gadishullin Korean dhe në Azinë juglindore.
Errësira që pllakosi Shqipërinë gjatë diktaturës komuniste ishte e ngjashme, por e ndryshme – ishte brutale, pa dyshim, por më e përqendruar dhe fokusuar së brendshmi sesa në shumicën e vendeve të tjera. Disa vende në Shqipëri ende e ruajnë shenjën e asaj kohe, dhe asnjë prej tyre aq qartësisht sa Spaçi.

Arvizu në Burgun e Spaçit - Dhjetor 2014
Arvizu në Burgun e Spaçit – Dhjetor 2014

Javën e kaluar, vendosa që doja ta vizitoja. Kështu, edhe pse të lajmëruar në momentin e fundit, kolegët e mi në ambasadë organizuan udhëtimin dhe ndërkohë pyesnin “Pse po shkojmë?” “Sepse është e rëndësishme që të shkojmë,” u thashë. Jo për arsyet që na çojnë shpesh jashtë Tiranës: nisja e një projekti të ri nga USAID, takime me vullnetarët e Korpusit të Paqes, takime me zyrtarë të qeverisjes vendore për të diskutuar reformën territoriale, etj. “Thjesht duhet të shkojmë.” Dhe kështu u nisëm.
Jam i lumtur që erdhi Anne me ne. Udhëtimi nga Tirana për në Spaç zgjat pak më shumë se dy orë. Nuk mund të flas për kolegët e mi, por mua kjo përvojë më la të mpirë, plot keqardhje të trishtë, madje edhe të nemitur.

Arvizu - Spaç 2014 - Parullë që mund të shkruhet...
Arvizu – Spaç 2014 – Parullë që mund të shkruhet…

Nuk folëm shumë me njëri-tjetrin kur ishim aty; nuk kishte nevojë për fjalë. Bëmë mirë që shkuam dhe unë nuk do ta harroj kurrë atë ditë.
Këtu janë disa foto nga ajo vizitë që unë doja të ndaja me ju. Një falenderim të veçantë kam për Mirian Bllacin nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe Z. Gjet Gjoni, i cili na udhëhoqi nëpër ato që kishin ngjarë, si dhe na hapi dyert e shtëpisë së tij pas udhëtimit tonë të paharrueshëm”.

Alex Arvizu

Marrë nga faqja e fb e Ambasadës Amerikane
(Titulli redaksional i radiandradi)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.