back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

E vërteta, pse vdiq Maksim Gorki …

Gazeta

Maksim Aleksejeviç Gorkij (Peshkov)
Maksim Aleksejeviç Gorkij (Peshkov)

Maksim Gorki – viktimë e diktaturës?!

E vërteta pse vdiq Maksim Gorki (28.III.1868-18.VI.1936)

Pak për fëmininë
Maksim Gorki (emni i vërtetë – Aleksej Maksimoviç Pjeshkov – Алексей Максимович Пешков) lindi më (16) 28 mars 1868 në Njizhni Novgorod. Babai i tij ishte marangoz dhe nana e tij – e bija e pronarit të ngjyrosjes. Mbasi humbi të atin, si adoleshent Aleksej i mbetur jetim mori rrugët e botës për të mbijetue. E filloi jetën herët duke punue si hamall, si bukëpjekës, etj. Vizitoi Vollgën, Donin, Ukrainën, Jugun e Besarabisë, Krimenë dhe Kaukazin dhe merr pjesë në aktivitete revolucionare. Mbas arrestimit të tij në 1889, ishte nën mbikqyrje të policisë.

Maksim Gorkij & Genrich Jagoda1935
Maksim Gorkij & Genrich Jagoda1935

Veprimtaria
Jeta e Gorkit ishte i lidhun me aktivitetet revolucionare.
-Gorki u bashkua me Partinë bolshevike në Rusi.
– Ai mori pjesë në organizimin e gazetës së parë bolshevike ligjore “Jeta e Re”.
-Në kohën e kryengritjes së armatosun në dhjetor të 1905, në Moskë furnizoi milicinë e punëtorëve me armë dhe të holla.
-Në vjetin 1906, Maksim Gorki udhëtoi në Amerikë, ku ban fushatë në mbështetje të revolucionit në Rusi. Në mes të amerikanëve, Gorkin e ftoi në Shtetet e Bashkuara, shkrimtari Mark Twain.
-Gjatë viteve 1906-1913, Gorki jeton në Itali, Capri.
-Gorki e përshëndet me entuziazëm Revolucionin e Shkurtit të 1917.
-Ai bëhet kryetar i Komisionit për Arteve në Komitetin Ekzekutiv të Petrograd-it Sovjetik.
-Në vitet e fundit të jetës, u njoh zyrtarisht si themeluesi i realizmit socialist.
-Gorki ishte shkrimtar, dramaturg, kallzimtar proletar, etj. I famshëm në krejt Botën u ba prej romanit “Nana”.

Familja e Gorkit 1904
Familja e Gorkit 1904

Realizmi socialist
Jeta e Gorkit qe e pasun me krijimtari letrare dhe shoqnore. Propagandoi sa dhe ku mujti idetë e Revolucionit Socialistë të Tetorit të 1917, por në nji fjalim, kryediktatori Stalin e kritikoi Gorkin për mungesë përgjegjsie politike dhe sentimentalizëm letrar. Pakënaqsia e Stalinit ishte se Gorki ishte realist në fjalën brenda suazave të komunizmit sovjetik, pasi qe themeluesi i zhanrit letrar më të njohun në botë si Realizmi Socialist. Realizmi Socialist u zbatue në krijimtarinë letrare të kampit komunist në botë, por në realitet dhe ky lloj zhanri letrar u tejkufizue deri në nivelin e një letërsie sipas shijeve të diktatorëve, ku jeta social-politike duhej pasyrue si e pavërtetë. Gorki ishte besnik i idealeve të letërsisë të realizmit socialist, i cili synonte të paraqiste portretin e rendit komunist te Njeriu. Ai ia arriti suksesit, por pati edhe oshilacione në këtë lloj gjinie e re letrare mbasi shkrimtarët dhe poetët të ndjeshëm nga realiteti lakuriq pasqyruen jetën sic ishte, duke e demaskue komunizmin. Partia Komuniste e BRSS nuk lejonte pasqyrimin e realitetit komunist, por vetëm llustrimin e tij. Despoti moskovit nuk mund ta pranonte kët lloj realizmit gorkian. Faktikisht Gorkij dështoi, mbasi diskutimet dhe fjalimet e tij nuk ishin në përputhje me direktivat e Stalinit.

Pak për familjen e Gorkit
Gorki u martue me Ekaterina Vollozhinoj (1896-1965). Ajo punonte si korrektore letrare në gazetari, dhe patën dy fëmijë: djalin Maksi (Maksim Аleksejevic Peshkov) i lindun në 21 korrik 1897 – 11 maj 1934, dhe vajzën Ekaterina apo Katja e lindun në (1901-1906).

Vdekja misterioze e Gorkit
Gjendja shëndetsore
-Në vjeshtën e vitit 1921, për shkak të përkeqësimit të procesit të tuberkulozit Gorki shkoi jashtë vendit për kurim.
-Në prill 1924, ai u vendos në Itali (Sorrento).
-Në 1928-1929, erdhi sërish në BRSS.
-Në vitin 1931, më së fundi ai u kthye në Moskë.
-Më 18 qershor 1936, papritmas Gorki vdes.

Funerali i Gorkit - Qershor 1936 Kaganoviç, Zhdanov, Gjergj Dimitrov, Molotov, Stalin dhe Jagoda
Funerali i Gorkit – Qershor 1936 Kaganoviç, Zhdanov, Dimitrov, Molotov, Stalin dhe Jagoda

Dyshimet mbi vdekjen e Gorkit
Rusët hodhën dyshime të mëdhaja për vdekjen e papritun të Gorkit dhe të të birit tij. Dyshimi bie mbi hebreun farmacist, themelues i kampeve të punës së vdekjes, dhe Gulagëve, arkitekti i gjenocidit, Shefi i Shërbimit Sekret Sovjetik (1934-1938) – Genrih Grigorjeviç Jagoda (1889-1938); (edhe ai u pushkatue si tradhëtar!!!), që ishte edhe specialist në helmimin e antarve të Byrosë Politike me urdhën të Stalinit. Jagoda ishte mik i hershëm me Gorkin, por ishte i lindur vrasës. Ai qe organizator i vrasjes së Sergei Kirov-it, më 1 dhjetor 1934 në Leningrad, një ngjarje që shënoi fillimin e spastrimeve të mëdha staliniste. Jagoda ishte hetues, marrës në pyetje i gjykimeve të para në Moskë, në gushtin e 1936, të cilat përfunduan me dënimin dhe ekzekutimin e mijra njerëzve, ndër ta edhe shumë antarë të Byrosë Politike, si hebrenjtë; Lev Kamenev dhe Grigor Zinoviev, udhëheqësit kryesorë të opozitës të Partisë Komuniste (të cilët ishin propozuesit e Tij si sekretar i përgjithshëm i P.K. të BRSS, mbasi shumica ishin kundra zgjedhjes të Stalinit, pse e cilësonin sadist dhe kriminel i lindun). Këta të dy hebrenj bolshevikë e zgjodhën në krye Stalinin me qëllime të liga, sepse e dinin se Stalini urrente dhe vriste më shumë se këdo popullin e vet sllav. (Në korrik 1934 u formua NKVD. Dhe Komisariati i ri, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimit të Shtetit (GUGB) u kryesue nga Genrih Jagoda.).
Në vjetin 1937, kreu i OGPU, Genrih Jagoda pranoi në gjyq se: “…krimi i helmimit të Gorkit asht krye me urdhër të tij për “arsye personale” (në fakt ishte me urdhën edhe të hebreut – Trocki dhe Stalinit). Helmimi i të birit të Gorkit, Maksim Peshkov ishte nismë personale e Jagodës. Jagoda përpos mizor i lindun ishte edhe njeri imoral, i paftyrë, ku me dhunë i poshtnonte femnat e liderve që donte t’i likujdonte duke i ba spiune dhe i përdorte. Por Zoti vonon, por nuk harron… thotë i shkreti popull me kësi mizorësh që nuk munguen e mungojnë edhe n’Shqipninë e sotme…
Disa publikime në vdekjen Gorkit, fajësuen edhe Stalinin. Jagoda ishte një gjahtar pronash, pasi i likujdonte antarët e byrosë politike, personalitete të artit u grabiste fermat, pronat, arin e gjithshka me vlerë si piktura, etj. Ishte aq shpirtzi, dhe e tmerronte suksesi dhe gëzimi i shkrimtarve, artistëve të famshëm. Jagodën mbasi i grabiste u sajonte akuza, derisa i likujdonte si farmacist që ishte, pa u kuptue.

Maxim Gorkij dhe i biri Maksimi  (1912)
Maxim Gorkij dhe i biri Maksimi (1912)

Vdekja misterioze e Gorkit me të birin
Trupi i Gorkit u dërgue për të studiue në Institutin e Moskës. Rreth vdekjes së tij, dhe vdekjes të djalit të tij, Maksim, ashtë ende e pakjartë.
Po pse u vra Gorki dhe i biri?
Gorki u vra se adhuronte kombin rus dhe e dëshironte popullin të lumtun. Ai i urrente kampet e përqendrimit, tmerrin, dhe shfarosjen e mbi 30 milion rusëve, kryesisht nga zonat fshatare deri në vjetin 1929, që ishin kundra reformës të kolkozeve bujqsore sepse ato prodhonin vorfni dhe vdekje. Gorki nuk kishte ndjenjat e kanibalit Stalin. Stalini ia vrau të dy fëmijtë sepse Gorki ishte njeri karizmatik dhe i mirë.
Bep Martin Pjetri
E hanë, më dt. 29.XII.2014

marrë nga http://www.proletari.com/forumi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.