back to top
0.5 C
Tirana
E martë, 17 Dhjetor, 2024

Rrezikohet vendbanimi ilir, studiuesit kërkojne anulimin e projektit

Gazeta

Inventar varresh në Dalmacë të Komanit
Inventar varresh në Dalmacë të Komanit

Rrezikohet vendbanimi ilir,

studiuesit kërkojne anulimin e projektit

Ka filluar Lufta Kulturoro-Civile në Atdheun tonë. Luftë midis Frontit për ta ruajtur Kulturën e Komanit dhe Kampit për ta dëmtuar dhe denigruar atë.
Ju lutem, e thoni edhe ju fjalën, se në këtë luftë Fjala si në krijimin e Botës, është nji Armë.
Status i Jaho Brahajt ne Fb

Kultura e Komanit
Kultura e Komanit

Qytetërimi arbëror, i cili shtrihet përgjatë Luginës së Komanit, do të zhduket nëse nuk do të ndryshojë vendimi për zhvendosjen e trasesë, ku duhet të ndërtohen katër shtyllat e tensionit të lartë, nga 50 metrash secila.
Edhe pse për 7 vite me rradhë arkeologët kanë gërmuar në Dalmacinë e Lashtë, në venbanimin mitik iliro-shqiptar, ku kanë zbuluar shtëpi të ndërtuara sipas stilit të Beratit, kisha si dhe punishte qelqi apo metali, ende nuk është shpallur zonë e mbrojtur.
“Pra, për këtë pasuri shumëdimensionale që prezanton Komani, pasi aty ka arkeologji, natyrë të pasur, miniera të vjetra të bakrit, të cilat mund të rikthehen në të vizitueshme, Komani përbën sot një aset të jashtëzakonshëm kombëtar, që për ekonominë i vendit është tepër i rëndësishëm, ndërsa për botën është i rëndësishëm si qytetërim…”, thotë Etleva Nallbani, arkeologe.
Forumi i Trashëgimisë Kulturore kërkoi ndryshimin e trasesë ku do të kalojë kjo autostrada e linjave të intrekonjeksionit, për të mos humbur pjesë të rëndësishme të dëshmisë së mesjetës shqiptare.

Shasi - Qyteti ilir i 365 kishave
Shasi – Qyteti ilir i 365 kishave

“Zona arkeologjike ku paraardhësit tanë kanë ndërtuar jetën dhe civilizimin e tyre, nuk mund të zhvendoset, nuk mund të shpronësohet dhe nuk mund të zëvendësohet…”, thotë Gjergj Bojaxhi, nga Forumi i Trashëgimisë Kulturore.
Ekspertëet kanë pohuar se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë  të zhvilluar me datë12 dhjetor të vitit 2014, nuk është marrë parasysh kërkesa e misionit arkeologjik, për zhvendosjen e këtij segmenti prej katër shtyllash. Përfaqësuesit e Forumit të Trashëgimisë Kulturore e kanv quajtur këtë vendim: “një dështim të institucioneve, i cili duhet të korrigjohet!”
http://www.infoplus-al.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.