back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Rrashbull, me 2 Shënrè allaturka Rrem Vogli pri Rrashbulle

Gazeta

Mit'hat Araniti 1936
Mit’hat Araniti 1936

Rrashbull, me dy Shënrè allaturka – Rrem Vogli Illyria.36

Fort i nershmi z.Beledije Reiz Effenì – m’Tirônë
Shiqajet Reiz Effenì
Lahulevelà, lahulevelà ke për t’thôn tina. Po as tina as una s’kina faj me kët pùn, o Reiz Effenì. Sabër pra sabër, ne ta môrim punën me sirà.
Nô katunarët, o Reiz Effenì, xhahila ina, po demek ene sa kitó tina jo. Ka fillù t’zgjuhet poplli ne s’i ha mô disa fele. Ka katunar si kënojn ene gazeta. Meselà ksi vakti kina môr vesh se Taljôni ka ra m’luftë me Habeshistônin ne jôn tu u grì. Ke për t’thôn tina se nuk ôsht mymqym, se aqi t’mençëm nuk ina nô katunarët. M’bôhet, Reiz Effenì, se tina radjen si bì m’akshôm m’Bar, s’e nigjoke e prenej flet ashuna. Po ta thômi una pra se kët gjô e ka môrë vesh Rrashbulli marë.
Ke për t’thon tina nishti se çer kôm t’bôj una me Habeshistônin. Avash avash, ne sabër. Effenëm, si e kishim muhabetin, nô m’Rrashbull kina ngjù se Taljôni ka ra m’luftë me Habeshistônin. Tu nigjù ksi gjônash, ene no katunarve na u ka bô menja harb e batare.
Kur erdha, ka nô dy mùj m’Tirôn për qimen e Pigamerit (alei selôm), thash se kishte këllcit ne atyna.
Dòr me nji, sa u avita ke fusha rraplônve (tajareve) humata. S’un shifshe ene gamôren si kisha përpara. Nishti vonë kisha ngjù se kur bijn tajaret m’luftë, qisin tym, si mos t’shifen. Thosh pra, se ene m’Tirôn ka dalë tymi, ne ja paskan vù tromopilave, se sa kalojte i tromopil, demek t’myste m’tym. Me i mij belà bishtova pri tymit ne dula m’xhadet, nôlt. Kur majta re përqarke, pash se gjith ato si kishjin dalë me mu pri tymi ishin bardh, si mullisa. Atyna veç pluhun kishte. U shkuna pra sa mufta ne fillova me hec. Kur… Allaf belaversën… m’njeli openga m’rrugë. Sa u ktheva t’môr ate si njeli, m’dùl ne tjetra pri kôme.
-Ç’ô kshu, me? – thosh. Njitshin përtoke. Mura pra opengat m’dorë, ne kuq pri turpit u nisa përcita me hec.
M’erdh turp, po kot, se pàsh se gjith kallaballiku kishin kpucët e opengat m’dorë.
-Ka hudh Beledija Reizi katrôm, qi mos t’bôhet pluhun. – m’kallzoi masanej Shima, dordômaxhiu. Lahulevelà…
Kur dula ke sahati, ke fusha ku jôn sarajet e Ministrive, bre ti o Zot, gjith toka m’hava! Ei, thosh për Zotin qekan tu bô histikôme. Tu menu u nisa t’shkoj i hèr m’Astahône. E kôm i shoq aqè, thosh pra t’shkoj ta shof. Kur… ehe, nishti mô, fjal t’kota s’ka, ktu po këllcitka me vërtè. Ene atyna gjith rrugat histikôm. Demedè, menova, Beledije Reizi ka sajù môrifetlliqe, për t’ia bô hasmit.
Tu fugù, as shokun bile s’e pàsh, hika ke Drektori i Illyries, e kôm mik, ta pys si ishte puna.
-Ho, mer mô, – m’tha, – mos u bô marak. Beledije Reizi do me gatit rrugët ne prenej i ka prish. Nishti i dhëmysen paret, ne m’bôhet do me i lôn përgjymës.
-Pse, mre, – thosh una, – pse i dhëmysen paret? Sikur i ka për t’i qit pri xhepit t’vet!”
Bôna pra i hiqajet, Beledije Reiz Effenì, ia dhash Drektorit ta qisi m’gazet, ne hika. Kur… lahulevelà, lahulevelà, hiqajeti m’u kthy mrapa.
-S’ôsht mymqym, – thojte Drektori, – s’ôsht mymqym me e qit m’gazetë, se pluhni u bô baltë. Ne i baltë aq e môdhe, sa jo robt, po ne bullicat kishin për t’u myt.
Aqi baltë, sa desh ra shahit ne vetë Kryemërnisti, kur iu myt trompili m’baltë m’rrugën e Fuat Beut, ne mos t’ishin qètë e mëhalles do kalbej trompili m’ven.
Bishtove pra Reiz Effenì pri begduvasë sime. Ene, bile s’ma mà t’bôj i shiqajet tjetër. S’ma mà se… nishtu mô, m’qill ka re… drù bi borë ne mlo gjith baltën. Masanaj Zotnija jote m’thu: – Ku e ke baltën, mre?” ne m’fut m’haps pse kôm rrejt.
S’ma ma për Zotin! Adia!
31.12.1935 (Cikli – Rrota e jetës) Illyria Nr. 36

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.