back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Qëndrim të Parësisë së Dukatit, në një dokument të Anthony Quayle

Gazeta

Anthony Quayle (1913-1989)
Anthony Quayle (1913-1989) 

Qëndrim të Parësisë së Dukatit

në një dokument të Anthony Quayle

Fshati Dukat, ndodhet në rrugën që ngjitet nga Gjiri i Vlorës, pasi kalon Orikumin, drejt Qafës së Llogarasë. Eshtë ndër fshatrat më të bukur të Shqipërisë dhe populli i këtij fshati, në njohjen time të hershme, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në patriotizmën shqiptare, e veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, qëndrimi i tyre ka qenë unik, do ta quaja i jashtëzakonshem, në aspektin e një pozicioni në mbrojtje të Shqipërisë së padëmtuar nga Lufta, duke u pozicionuar përkrah Aleatëve, në krahun kombëtarist duke simpatizuar BK dhe qëndrimin jo kolaboracionist të degëve të saj. Këtë qëndrim të Parësisë së Dukatit e kam gjetur në disa shkrime, përfshirë raportin final të OSS së SHBA dhe në dokumentet e SOE britanike. Më poshtë po jap një dokument, raport të Majorit te SOE J. A. Quayle, që mban datën 7 janar 1944, që ka të bëjë me një takimi me Parësinë e Dukatit: Shumë kuptimplote për të kuptuar kontrastin me raportin që do vijë pak më pas, që i përket takimit të Majorit britanik me Shtabin e Zonës Vlorë-Gjinokastër. Dokumenti gjendet në: PRO. HS5/141Albania-BLO Reports, Major J. A.Quayle, Valona Area, dhe e sjell me ndihmën e çmuar të Erald Kapri: “Quayle bën një përshkrim të një takimi që ia ka mbajtur me prijësit e fshatit Dukat me datën 7 janar 1944. Ai shkruan se ky fshat i begatë kontrollon të gjithë vendin nga Gjiri i Vlorës në Veri, deri në Palasë në Jug, dhe nuk përfshin, fshatrat e Tragjas dhe Radhimë. Njerëzit e Dukatit janë me BK, megjithëse ekzistojnë nëndarje familjare, ku për shembull, bij te familjeve dukatase kishin ikur nga shtëpia dhe ishin bashkuar me partizanët. Nga një pikëpamje e përgjithshme dhe e paanshme, ata ishin burra trima dhe luftëtarë të mirë, megjithëse dorështërnguar dhe që vlerësonin pronën. Ata luftuan mirë kundër italianëve, por nuk kishin bërë ndonjë aksion kundër gjermanëve. Paria e Dukatit, në takimin e datës 7 janar i bëri këtë prezantim majorit të lartpërmendur:

Eduart Lear - Pamje nga Dukati
Eduart Lear – Pamje nga Dukati

a.Ata ishin me BK por nuk do të duhet të ngatërroheshin me Kuislingët e Vlorës, të cilët bashkëpunonin aktivisht me gjermanët dhe luftonin krah për krah me ata kundër partizanëve. Ata, burrat e Dukatit, thjeshtë nuk kishin marrë qendrim agresiv kundër partizanëve, duke mbrojtur vetvehtën kundër tyre, kur partizanët sulmonin. (sulm në shkallë të vogël kundër Dukatit ishte ndërmarrë nga partizanët në fillim të dhjetorit 1943).
b.Ata do të ishin përherë të gatshëm të ndihmonin Aleatët, dhe do t’i kursenin disa prej rojeve të tyre, tani, duke mbrojtur fshatin nga një sulm pengues partizan, duke ruajtur bazën e britanikë në Seawiev (Panorama).
c.Ata nuk do të bashkëpunonin në asnjë mënyrë me partizanët, të cilët dukatasit i konsideronin porthuajse armiq edhe më të këqinj të Shqipërisë, se sa gjermanët.
d.Sulme në shkallë të vogël mbi gjermanët, në rrethinat e Dukatit, sa ata të ishin në gjendje të bënin, edhe mund të bëheshin, por këto aksione do ta afronin shumë pak fitoren, dhe fshatit do t’i sillinin rrënim të plotë, për shkak të raprezaljeve. Prandaj ata qenë për momentin inaktivë, dhe do shihnin rrjedhën e ngjarjeve.

Eduart Lear - Dukatasit
Eduart Lear – Dukatasit

e.Dukatasit nuk e shihnin zgjidhjen, se si do të mund të realizonin kalimin e materialeve nga baza e Seaview tek partizanët përmes zonës së tyre (të cilët ata e pranonin se ishin duke luftuar gjermanët, por vetem si mantel për ta vendosur mbi komunizmin e tyre thelbësor), dhe pas kësaj ata, Dukati, do të sulmoheshin prej Gjermanëve dhe BK dhe sipas të gjitha gjasave edhe prej trathtarëve partizanë…” ketu mbaron pjesa e dokumentit.
Material i marre nga historiani Romeo Gurakuqi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.