back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Lazër Radi: Shpresa vdes e fundit (poezi)

Gazeta

Shpresa vdes e fundit
Shpresa vdes e fundit

“Shpresa vdes e fundit” Poezi nga Lazër Radi

Redaktimi, kopertina dhe përgatitja për shtyp nga Jozef Radi
Shtëpia botuese “Liria”, Tiranë 1996, 600 kopje (fq. 146)
Libri asht i ndamë në katër cikle: Humnerat e heshtjes – Lulediellet – Balladat e dhimbjes – Shtigjeve të shpirtit.
Mbas botimit të poezive të para nën nji libër me të birin, Lazër Radi u paraqit me nji botim të tijin poetik, në të cilin përmblidheshin poezi të shkrueme nën diktaturë. Ajo çka bje në sy gjatë të gjithë këtij libri asht se autori ka arritë me e krijue nji botë të tijën, jashtë atij realiteti, ku ai jo vetëm s’ka kohë me u merrë me urrejtjen, por ai “e shpik” dashuninë, për me i dhanë kuptim jo vetëm ditës, por krejt objekteve që e rrethojnë…
“…Ky libër nëse ti dëshiron ta quash libër, i ngjan aq shumë nji peme, të cilën për me jetue duhet me groposë nji pjesë të vetvetes: kështu ka ndodhë edhe me të, pas lindjes, për me jetue i asht dashtë me u varrosë diku skutave të pavunare të barakës që krrusej nga pesha e qiellit dhe e baltës, për me shpresue se vetëm duke shkrue mund ta mposhte vdekjen. Herë pas here, në orët e vona të natës, plaku i këtij libri, në heshtje të plotë zbriste aty tek ajo vdekje e përkohshme e krijesës së vet, tek ajo vdekje e imponueme, i frikur se vdekja e atyre letrave vinte jo veç prej brejtsve, lagshtinës së varrit dhe kohës… po ma së shumti prej njerzve…” Jozef Radi

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.