“Shumica e politikanëve janë sofistë në shërbim të demagogjisë.
Alegoria e sofizmit është si një vidë që hyn në shpirt të masave duke u përdredhur me burgji.
Ecën si një nepërkë, duke u përdredhur dhe, vetëm kur vdes,
shtrihet drejt dhe ne shohim gjithë boshësinë e saj.
Në tërë kursin e Historisë, demagogët kanë ditur të marrin fuqinë e Pushtetit,
porse nuk kanë ditur të qeverisin me demokraci, drejtësi, barazi, vëllazëri.
Shteti konvertohet në një polici sekrete.
Policët, të zotët e vendit, dhe tirani kryetar i policisë terroriste…”
(Isuf Luzaj “Filozofia e Bukurisë”)