back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Nji Ëndërr që quhej Drazhen Petroviç… nga Jozef Radi

Gazeta

Miti i Basketbollit Drazhen Petroviç
Miti i Basketbollit Drazhen Petroviç

Nji Ëndërr që quhej Drazhen Petroviç…

nga Jozef Radi

Për të gjitha ata që e kanë ndjekur Basketbollin Europian të viteve ’80, është e pamundur t’u ketë shpëtuar nji emër i madh lojtari, nji mit i lojës së koshit, nji djalosh i pashëm dhe i hijshëm, që të magjepste me përdorimin e topit, e që kishte atë precizionin e pabesueshëm të shotgunit (arriti në kampionatin jugosllav të realizonte në nji 43,3 pikë për ndeshje, rekord i paarritshëm), dhe qe pas çdo magjie qeshte bukur, aq bukur sa të dukej sikur ishte ëndërr dhe jo loje… Drazen Petroviç mbeti nji superyll i spektaklit së basketbollit, nji djalosh i përjetshëm që magjepste me lojën e tij, me finesën e tij, më lwvizjet, me sjelljen e tij, e mbi të gjitha me gjuajtjet nga distanca, që flurudhat tij të jepnin nji shije të veçantë, sa të shtynin të fluturoje e të shpërtheje në emocione pothuaj frenetike… dhe gjithnji na ndiqte ajo buzëqeshja e tij, e nji fytyre pothuaj fëminore. E quajtën “Djalli i Shebenikut”, të tjerë Mozarti i Koshit… për ne ishte Drazhja i Magjive, që vlerësohej jo vetëm prej nesh dashamirëve të tij, po edhe prej krejt atyre që e njohin kët sport si: Më i miri basketbollist europian i të gjitha kohrave.

Drazhen Petroviç (1964 -1993)
Drazhen Petroviç (1964 -1993)

Drazhja qe fillimisht Djalli i Shebenikut, Ylli i Cibonës së Zagrebit, Ylli i Realit të Madridit, që në pesë ndeshje të kampionatit spanjoll Ai realizoi 207 pikë, me nji mesatare prej pothuaj 42 pikësh, rekord i paarritur kurrë nga ndonjë tjetër basketbollist i këtij kampionati.
Në Europë, me Cibonën e Zagrebit dhe Realin e Madridit Ai i mori të gjitha trofetë e mundshme… Po edhe me Përfaqësuesen e Jugosllavisë, e më pas atë të Kroacisë. Sigurisht ai e kërkoi Lavdinë edhe Përtej Oqeanit, në NBA e famshme, me skuadrat e Portlandit dhe New Jerseyt, duke qenë nga rivalët më të denjë të Micheal Jordanit. Veçse ne të apasionuarve mbas tij na humbi nga sytë, derisa e humbi përgjithmonë në nji aksident automobilistik në Gjermani, në moshën 29 vjecare dhe me nji karrierre marramendëse

Drazhen Petroviç - Cibona - Karikature
Drazhen Petroviç – Cibona – Karikature

Edhe vetëm përmendja e këtij emri sot, zgjon mijra kujtime, mijra minuta të ngulitura pas ekranit, mijra emocione… Ai mbetet Lojtari që na e bëri të dashur basketbollin, që na magjepste më lëvizjet e tij sa teknike aq edhe harmonike, me gjuajtjet nga distanca dhe ato realizimet e shpërthyese i ngjyroste me at gojën e hapur dhe buzëqeshjen e tij po aq solare. Drazhen Petroviç ishte nji individualist i pandreqshëm, po nji spektakolar i parritshëm… Kur ai luante ishte si ta jetoje nji ëndërr…
Jetoi vetëm 29 vite, si ata yjet që shuhen po lënë pas nji dritë që udhëton ndër kohra… Edhe Drazhja jeton në përjetsi me magjinë e tij të spektaklit, me buzëqeshjen… me gjuajtjen nga distanca… dhe kori që ngrihet në ulërimë… Koooooooooosh….! Sepse Drazhen Petroviç, do të thotë spektakël, emocion, entusiazëm, buzëqeshje… Drazhen Petroviç do të thotë ëndërr… ëndërr e këputur kur ajo ishte më e bukur se kurrë…
Ai mbeti: Drazhja i emocioneve tona të përsëritshme…
7 qershor 2015

Drazhen Petroviç (1964-1993) Trofe dhe buzqeshje...
Drazhen Petroviç (1964-1993) Trofe dhe buzqeshje…

22 vjet larg nga Legjenda e Basketbollit Kroat

Drazhen Petroviç

Më 7 qershor 1993, legjenda kroate ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë në Gjermani.
Legjenda e basketbollit kroat dhe botëror, Drazhen Petroviç, si sot, para 22 vjetësh ndërroi jetë kur po kalonte momentet më të mira të karrierës së tij.
Në vitin 1993, Petroviq pësoi një aksident në një nga autostradat e Gjermanisë duke shkuar në grumbullim me Përfaqësuesen e Kroacisë.
Petroviq ishte në ulësen pranë vozitësit, pasi e dashura e tij Klara Szalantzy (gruaaja e sotme e Oliver Bierhoff sh. im) ishte në timonin e makinës Golf 2. Ai ndërroi jetë menjëherë pas plagëve të shumta që kish marrë.
Petroviq asokohe ishte ylli i madh i basketbollit europian që po shkëlqente në NBA, duke qenë një nga të paktët që i bëri konkurrencë legjendës se Basketbollit, Michael Jordan, shkruan Gazeta Express.
Ai ishte lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror të vitit 1989 në Buenos Aires. Në NBA, ai luajti me Portland Blazers dhe me New Jersey Nets. Ai fitoi nofkën e Moxartit të basketbollit.
Marrë nga gazeta Express/

Drazhen Petrovic - Mozarti i Basketbollit
Drazhen Petrovic – Mozarti i Basketbollit

Kush është Drazhen Petroviç

Dražen Petrović (Shebenik, 22 tetor 1964 – Denkendorf, 7 qershor 1993) basketbollist jugosllav dhe prej vitit 1992 basketbollist kroat. I mbiquajtur edhe “Djalli i Shebenikut” po edhe “Mozarti i koshave”, nji nga basketbollistët europianë më të mirë të të gjitha kohrave, e ndër të parët që u transferuan ne NBA amerikane. Stili i tij i lojës ishte tejet individualist, i pasur në luftë nji për nji, me nji gjuajtje të përsosur dhe tejet të shpejtë. Luante ne rolin e lojtarit roje në qendër po edhe si playmaker…
marre nga Wikipedia

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.