back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Shprehje karakteristike korçare…

Gazeta

Korçë, tetor 2008
Korçë, tetor 2008

Shprehje karakteristike korçare…

Në rubrikën “Shqipja e Dialektit”, e gjetëm më vend të vendosim kësaj here disa shprehje tipike korçare, po edhe mjaft fjalë karakteristike të zonës së Korçës…  shprehje dhe fjalë të cilat mbartin në vetvete edhe nji ngarkesë humori… Jeni njiherësh të lirë dhe të ftuar të vazhdoni plotësimin e këtyre shprehjeve kaq pikante… jr

Të argalisesh – të qeshësh si punë e budallait
Ta thëntë prifti majë kokës – Vdeksh!
Mos m’u bëj si francez/ francezkë! Sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!
Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve – Kur e tepron në stolisjen e pamjes
Ku je o t’u mbylltë e mëndjes, nga ke humbur o kllëngjo?
Plaç të rëntë! – Plaç të preftë! – Mallkim kur kollitesh!
Të fshiftë mortja! – Mallkim rëndues…
Hë mo, solle gjëkafshë?
Ma ke mendjen lulkë – Je tra la la nga mendja
Të erdha ta bëra shtëpinë në majë të Thanasit…
Na moj kullumbri!
Hë me, e poqe lakrornë?
Bobooo, moj korbeckë! – bobo moj e shkretë!
Të piftë bukla, të piftë!
Më ngeli peronkë! – M’u bë fiksim!
Iko se t’u futa me lëpitkë! Kur ia bie tjetrit shpirtin në majë të hundës!
Katran me bojë – E katranose fare – E bëre lëmsh fare
Viiii, ky bre!
Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! Njeri që futet gjithkund i paftuar!
Iko se t’i shkula ato leshra!
Boll moj dhaskalicë – Mjaft na shite mend!
Pandi gjiza – Pandi Këndezka
Ik me trëndelinë – ik more karafil – Njerëz të lehtë nga mendja
Të piftë dheri trutë..
Qëndro me një sekondë se s’te iku treni, Oh të bëfsha gropën, të bëfsha
I zuri pilka gjizë
Ce më qesh si polic ore… Qesh me vonesë dhe kot!
Cilkë e Mallgashit
Ik o moj andej se ma hoqe trunë
Mëmë Gjyle, më bëj një fet buk me vaj e me sheqer meee… Po ce o, vit i ri ësht oooo…

Ç’më ecën ashtu si Kukja… ke ecje të keqe, ecën shtrembët… (v.g.)
Farashkë – kaci me bisht të vogël për të mbledhur plehrat
Fiqkë – Kopsë palltoje
Kokoridhe – kaçurrelse
Rripka – lidhëse këpucësh
Feçkë – çupkë – çapkëne – me përçmim
Fufu – furrnellë me gaz
Marauzhge – karanxha – milingonë
Kukumalkë – Dhè i ngritur si formë mali
Pezhishkë – rrjetë merimange
Koriçkë – kore buke
Ziqkë – që shërben për të peshuar.

M’i ke turinjtë si pezhishkë.
Ç’mi bën turinjtë si fund i pesmediçit!
Ja, na gajase opingat!!
(Shpresa Jeta Lapardhaja Dhimitri)

Nga faqja e fb e Niko Ljarjes…
Të kujtosh gastorët popullorë të qytetit mendoj se është kulturë dhe detyrim. Unë do të kujtoj një prej tyre, të madhin Pandi (Gjiza) dhe disa thënie të famshme të tij. Tre postulate të paarritshme shekspiriane, të shqipëruara e të përshtatura për kohën, sipas të paharrueshmit Pandi:
1.Na u bë jeta malore…
2.Na shkoj jeta jabana…
3.Dashuro se të iku mosha…
Kurse thënia tjetër e asaj kohe që e bën Pandin edhe disident real dhe jo si këta të përrallave, është:
“Ik ore i shitur… I shituri i Dinamos…
O Niko, ke harruar të madhin Peçi Bajamkën që theshte:
“Qingji i butë pi dy të tëma…!”

***

Po lerna, ce ne jemi pa kleçka…
Më je bërë si teneqe pe gazi, o i fillur!
O të rëntë llotaria, të rëntë!!
(marrë nga biseda e T. Sh. Lavdarit në murin e fb. të F. Hoxhës)

 

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.