Pse e quaj privilegj
të shoqërohem me njerëz
të dështuar dhe të braktisur…?
nga Artan Fuga
Burrat dhe gratë më të mençur sotpërsot janë ata që nuk flasin fare dhe nuk bëjnë zhurma mediatike dhe nuk dalin fare në asnjë lloj medieje.
Më puntorët janë ata që ikin nga ky vend.
Më të ndershmit janë ata që janë më të varfërit.
Më të zotët profesionalisht, janë ata që ose i lënë pa punë ose janë në shkallët më të ulta të punësisë.
Më të poshtrit janë ata sulmojnë të tjeret si të pandershëm dhe amoralë.
Më të përkushtuarit për atdheun, janë ata që përbetohen më pak për nacionalizmat.
Më njerzorët, janë ata që janë harruar nëpër qoshe lagjesh.
Të vërtetat i dinë njerëzit që kanë frikë dhe ndrojtje të flasin më shumë se me kunatin dhe me tezen e gjyshes. Ose me ndonjë shok çerdheje te kafeneja e lagjes.
Më të shkolluarit janë ata që paguajnë më pak për arsimimin e tyre dhe që nuk i pranojnë në punë pas diplomimit.
Hajnat më të mëdhenj janë jashtë burgjeve.
Tregtarët më të mirë janë ata që falimentojnë.
Heronjtë e vërtetë nuk dekorohen kurrë, ata nuk i njeh njeri.
Me një fjalë në shumë raste, e mirë është bërë e keqja dhe e keqja është pikërisht e mira.
Marrë nga http://www.voal.ch 12 gusht 2015