back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Bota shqiptare humbet Akademik Mark Krasniqin

Gazeta

Mark Krasniqi (19 tetor 1920 - 28 gusht 2015)
Mark Krasniqi (19 tetor 1920 – 28 gusht 2015)

Ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi

Sot pas mesnate rreth orës 00.35 minuta në Qendrën Intensive të QKUK-së ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi. Lajmin e ka konfirmuar për Botapress, mjekja kujdestare Agreta Gecaj – Gashi. Ajo tha se pacienti Mark Krasniqi rreth 35 minuta pas mesnate ndërroi jetë. Profesor Mark Krasniqi u shtri në QKUK dy ditë më parë pas një përkeqësimi të shëndetit të tij, transmeton Botapress.
Marrë nga http://botapress.info 28 gusht 2015

Akademik Mark Krasniqi (1920-2015)
Akademik Mark Krasniqi (1920-2015)

Bota shqiptare humbet Akademik Mark Krasniqin

(19 Tetor 1920 – 28 Gusht 2015)

Mark Krasniqi u lind në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren.
Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946-l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit.
Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.
Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd si asistent, pastaj bashkë-punëtor shkencor.
Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës në Slloveni.
Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor.
Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik.
Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (që nga viti 1993).
Ka botuar më se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë nga serbo-kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja në gjuhën shqipe.

Profesoret Mark Krasniqi dhe Ibrahim Rugova
Profesoret Mark Krasniqi dhe Ibrahim Rugova

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe e albanologjisë dhe mendimit shqiptar.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Krasniqi, miqve dhe të afërmëve të të ndjerit.
Ngushëllime Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës si dhe të gjithë komunitetit shkencor mbarëshqiptar!
I përjetshëm qoftë emri dhe vepra e tij!
Marrë nga http://botapress.info 28 gusht 2015

Mark Krasniqi - Porosia ime për Shqiptarët
Mark Krasniqi – Porosia ime për Shqiptarët

Porosia ime për shqiptarët!

Libri i fundit i Akademik Mark Krasniqit

Akademik Mark Krasniqi edhe pse në moshë të shtyrë dhe me shëndet jo aq të mirë vazhdon veprimtarinë e tij shkencore e artistike.
Këto ditë, Ai do të nxjerrë në dritë edhe një libër të tij me shkrime shkencore, publistike, analiza, komente e reagime, të cilat ia shtojnë vëllimin e punës shkencore e publistike të akademik Mark Krasniqit.
Në këtë libër janë përfshirë punime shkencore të akademik Mark Krasniqit për historinë e traditën e lashtë autokotone shqiptare, demaskon përpjekjet hegjemoniste serbe për okupim të Kosovës dhe fton shqiptarët kudo që janë që të mos heqin dorë nga Bashkimi Kombëtar.
Libri është financuar nga veprimtari i njohur shqiptar në Amerikë, z.Harry Bajraktari ndërkaq është shtypur nga shtypshkronja Porosia ime për shqiptarët.
Marrë nga http://botapress.info 1 gusht 2015

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.