back to top
-2.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Mjeshtri i Natyrave të Qeta… Willem Claesz Heda (1594-1682) nga Ilir Seci

Gazeta

Willem Claesz Heda (Nature Morta 1)
Willem Claesz Heda (Nature Morta 1)

Mjeshtri i Natyrave të Qeta…

Willem Claesz Heda (1594-1682)

nga Ilir Seci

Periudha e Artë e Pikturës Hollandeze “Dutch Golden Age Painting”, ka qenë një ndër periudhat më të shkëlqyera të artit botëror në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Kjo periudhë nis diku në katërdhjetë vitet e mbrame të Luftës Tetëdhjetë vjeçare, (1568-1648), që ka mbetur në histori si lufta për pavarsinë e Hollandës… Në këtë periudhë lulëzon arti figurativ në Hollandë, shpërthen një krijimtari aq e madhe në pikturë sa nuk ishte pare ndonjëherë më parë. Në mbarim të Luftes u krijua Republika e re Hollandeze dhe Hollanda shume shpejt arriti të bëhej kombi më i begatë në Europë, duke i prirë Europës në tregti, në shkencë dhe në arte. Krahinat veriore që krijuan shtetin e ri të Hollandës, deri atëhere nuk kishin qenë qendra të rëndësishme artistike siç kishin qenë tradicionalisht qytetet e jugut si Flandra për shembull… Mirëpo zhvendosjet e popullsisë gjatë Luftës sollën shumë ndryshime edhe në fusha tjera përveç demografisë… zhvendosja e njerëzve solli edhe shkëmbime idesh dhe kulturash. Republika hollandeze u nda prerazi nga monarkia e vjetër dhe krijoi një klimë tjetër për artin… Duke qenë se në Hollandën Kalviniste ndaloheshin pikturat me tema fetare, piktorëve ju desh të trajtojnë tema tjera pa u ndikuar prej kishës si kishte ndodhur deri në Mesjetën e vonë. Në art nuk kishte tabu, Piktorët mund të pikturonin edhe objektet më të rëndomta, tashmë nuk ishte tema gjeja më e rëndësishme, rëndësi kishte sa bukur realizohej një punim! Në njëfarë farë mënyre piktura u demokratizua… Në ato kushte ndryshimesh, Arti hollandez e pati të nevojshëm një rindërtim të vetvetes, një soj rikrijimi të tërësishëm, gjë që e arriti me një sukses të jashtëzakonshëm… Një nga mjeshtrat kryesore që spikat në këtë periudhë është Willem Claesz Heda, piktor hollandez, që u lind më 1594, dhe vdiq më 1680…

Willem Claesz Heda (Nature Mort 2)
Willem Claesz Heda (Nature Mort 2)

Heda njihet si njw Mjeshtwr i jashtwzakonshwm i Natyrave tw Qeta… Piktura “Natyrë e Qetë me guaca deti në tas të argjendtë dhe qelqurina”, paraqitur në dy fotot e para të këtij shkrimi është realizuar në vitin 1635, dhe gjendet në Muzeun Metropolitan në New York, (“Still Life with Oysters, a Silver Tazza, and Glassware”,1635)… Piktura është e realizuar me vaj në dru dhe ka përmasat 49.8 x 80.6 cm… Kjo pikturë është pjesë e “Banketit të pikturave monokrome”, siç quhet nga disa studiues… Willem Claeszc Heda është piktori i parë i këtij lloji të pikturës “Nature-Mort” që ka mbërritur në koleksionin e Muzeut Metropolitan në New York.

Willem Claesz Heda (Nature Mort 3)
Willem Claesz Heda (Nature Mort 3)

“Natyre-mortet” e tij janë realizuar në stilin tonal të pikturës monokromë, (njëngjyrëshe të natyre-morteve), stil që lulëzoi në Haarlem nga viti 1620 e mbrapa… Heda Claesz se bashku me mjeshtrin Pieter Claesz, (1596/97-1660), kanë qenë pararendësit e kësaj teknike… Një koleksion i punimeve të tyre gjindet në Muzeun Metropolitan, realizuar në stilin që njihet si “Vanitas”, punime jashtëzakonisht të bukura… Punimet e Heda Claesz janë të vleresuara veçanërisht për reflektimin thuajse hipnotik të metalit dhe të qelqit… Ngjyrat janë përshkruar në mënyrë të atillë nga piktori që të aludojnë për dobësinë njerëzore, të ngjallin reflektime mbi jetën që shkon në rrjedhën e vet si dhe kohën që kalon… Koleksioni i këtyre pikturave karakterizohet nga një thjeshtësi sublime, një ngjyrimi që reflekton dritën në një mënyrë fragmente, realizuar me një përzierje bojërash dhe me një soj përdorimi të furçës që rezultojnë me një nivel pothuajse të pabesueshme të realizmit!… Vite më vonë Heda shton kurajon e vet krijuese dhe në natyrë-morte, në grupin e objekteve përfshin edhe objekte që nuk kish guxuar kush më parë t’i pasqyrojë, si pecetën e zhubrosur apo vazon e rrëzuar mbi të… Kjo mënyrë e re e paraqitjes së objekteve përbënte një sfidë për artistin, për të ruajtur kohezionin dhe rendin në një mjedis pa rend… Heda vazhdoi dhe shtoi gjithnjë e l më shumë objekte në veprat e tij, duke eksperimentuar me stile, dhe duke bërë modifikime kompozicionale. Mbas viteve 1650, ai frymëzoi shumë nga mjeshtrat që të zgjerojnë gamën e ngjyrave dhe skemave duke sjellë më shumë fruta në natyre-morte, më shumë lule, gjethe, gjelbërim… Mbas vitit 1620, piktura holandeze shkëputet vendosmërisht nga stili barok që kishte njohur majat me artin e Rubensit të Flandrës fqinje dhe del me një stil më realist në pikturim, me një tematikë që merrej me shumë me botën reale. Piktorët në këtë fazë vlerësonin më shumë teknikën e realizimit sesa temat… Çdo objekt e çdo situatë mund të pikturohej, jo vetëm temat e paracaktuara si ishte bërë me përpara… Llojet e pikturave përfshinin pikturën historike, portretin, peizazhin e natyrës dhe qytetit, natyra të qeta dhe pikturat e zhanrit të perditshëm… Në këto katër kategoritë e fundit piktura hollandeze krijon stile të cilat do ndikonin fuqishëm në artin e gjithë Europës për dy shekujt e mëvonshëm…

Willem Claesz Heda (Nature Mort 4)
Willem Claesz Heda (Nature Mort 4)
Willem Claesz Heda (Nature Mort 5)
Willem Claesz Heda (Nature Mort 5)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.