Mbi jetën dhe veprën e Sami Repishtit
Marrë nga revista Kuqezi
Lindi në Shkodër më 6 prill 1925.
I ati Hafiz Ibrahimi, figurë me autoritet në shoqërinë shkodrane të asaj kohe dhe më pas deputet në Kuvendin Kombëtar.
Më 1942, mbaron maturën, i del bursa pӫr nӫ Fakultetin e Historisë në Firence. Mӫ 1943 i ndodh nji fatkeqsi e madhe. Policia fashiste ia arreston t’atin se paskej strehuar nji nip të tij me ide komuniste. Në burg keqtrajtohet e vdes prej torturave më 29 shtator 1943.
Kështu Samiut i bie barra me mbajtë familjen. Me marrjen e pushtetit nga komunistët, punon në Sektorin e Ndërtimit.
Ndërkohë krijon një Organizatë të Rinisë Demokratike e shpërdan trakte kundër regjimit. Arrin t’i dorëzojë nji memorandum nji deputeti anglez që kishte vizituar Shkodrën. Por Sigurimi e ndiqte dhe më 22 maj 1946, arrestohet dhe mbyllet në qelitë e burgut. Për 14 muaj, Samiu, pasi iu nënshtruar hetimeve intensive, del ne gjyq e dënohet me 15 vjet heqje lirie, Më 28 nëntor 1947 dërgohet në Burgun e Madh, dhe më tej në kampin e Vloçishtit, e në Beden të Kavajës më 1948. Mbas kampit të punës së detyruar në Orman Pojan të Korçës, Samiu rikthehet në burgun e Shkodrës, në nëntor 1949.
Mbas daljes nga burgu mӫ 1956, e venë si pastrues të barit të keq në stadium. Pastaj e caktojnë të punojë në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike. Kështu e gjeti edhe viti 1956. Më vonë punoi si ndihmës karpentier deri në ditën e arratisjes, mӫ 22 gusht 1959. Në Jugosllavi, në qershor 196i, përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës në Kroaci.
Më 1 shtator 1961, arratiset nga kampi i Gerovës dhe vendoset në Itali. Mbas nji qëndrimi gjashtëmujor në kampet e Kapua-s dhe Latina-s, pranë Napolit dhe Romës, mbas shumë vuajtjesh, më 9 prill 1962, emigron për në ShBA. Merr pjesë në takimin e pesëdhjetë vjetorit të “Vatrës”, ku dhe takon mikun e të atit në periudhën e opozitarizmit, Imzot Nolin. Fiton qytetarinë (citizenship) amerikane më 1968. Doktoron pranë Departamentit të Frëngjishtes në City University of New York (1977). Për 25 vjet me rradhë, ka dhënë mësim në college-t amerikane. Ka qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për shkollat e qytetit Malverne, Neë York, Koordinator i programit për studime të avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtëm. Udhëtimin e vetëm në Kosovën e çliruar e bëri në prillin e 2000. është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar.
Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty International në ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982. Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar.
Në vitin 1968, formoi organizatën “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”.
Në nëntor 1982, me organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve europianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Europian Otto von Habsburg. Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P.1984).
Në vitin 1978, shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000. Për më se dhjetë vjet ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën Dielli. Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në ëashington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. William Jeferson Clinton (1993).
Është bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arkëtar i saj (1992-1996), bashkthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) – grupi i lobimit më me ndikim në Washington D.C. Kjo një përmbledhje e jetës dhe veprimtarisӫ së Prof. Repishtit, qӫ e njohu mbi krrizin e tij dhe te familjës, dhunën e terrorin komunist.
Pati fatin të shpëtoje nga ajo sketerrë dhe të gjejë në lirinë e fituar të gjithë mundësitë për të arritë nji shkallë të lartë intelektualizmi, dhe t’i kushtohet me gjitha forcat e tij çeshtjes kombëtare, ku në plan të parë ishte Kosova. Sot në moshën 90 vjeç, ai nuk pushon së punuari dhe ne i urojmë të vazhdojë akoma për shumë vjet nӫ punën e tij të palodhun.
Honors and Awards – Nderime dhe Vleresime.
1*Departmental Honors (frëngjisht) Queens College (1964),C.U.N.Y.
2*W, Wilson Fellowship;f inalist (1965) W.W.Foundatiom, Columbia University
3*Bourse d’etudes du Gouvernement français(1970). Bursist Qeveria franceze
4*Pllake mirënjohje aktivitet për të Drejtat e Njeriut; A-A National. Org (1988);
5*Distinktive e KOASH në Amerikë, veprimtari për të drejtat e njeriut”(1988);
6*Kandidat çmimin YAVNER, N.Y.S.”arsimtar i dalluem: te drejtat e njeriut”
7*“Fighter for Democracy” Dhuratë – Picture Frame (Bill, e Hillary Clinton (1992)
8* “Medalje e Artë: Pishtar i Demokracisë” Presidenti, Republika Shqipërisë(1992);
9*“Urdheri Naim Frashëri, Klasi i I” Presidenti i Republikës së Shqiperisë(1995);
10*“Certifikatë Mirënjohje: Hapja e Zyrës Informative Amerikane në Prishtinë” (1996)
11*Mirënjohje në Kongresin Amerikan me rastin e 75 vjetorit të lindjes (2000)
12*“Medalje e Artë” Lidhja Shqiptare e Prizrenit” Presidenti I. Rugova (2003)
13*Pllakë Mirënjohje për themelimin dhe presidencën e N.A.A.Council(2004)
14*NAAC Nomination for “2006 White House – Presidential Service Award“(2006)
15*Certifikatë – Anëtar Nderi Instituti Mbarkombëtar “Alb-shkenca” (2007);
16*Fletë Mirënjohje: Kontribut të Veçantë Bashkësisë Shqiptaro-Amerikane,
17*President, Borough of Manhattan, NYC) 2008)
18* “Rruga Sami Repishti” Mirënjohje, Bashkia Shkodër(2010). (Sami Repishti St.)
19*“Nderi i Diasporës” kontribut në çeshtjen kombëtare, Forumi Sh-A. për Demokraci (2012)
20*“Dekoratë Mirënjohje”- Shoqata Çame” e të tjera…