back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Arrestimet e pafundme të Baftjar Nelës… ose Pse i dal në mbrojtje Baftjar Nelës nga Jozef Radi

Gazeta

Permbaruesi Baftjar Nela
Permbaruesi Baftjar Nela

Arrestimet e pafundme të Baftjar Nelës…

ose Pse i dal në mbrojtje Baftjar Nelës

nga Jozef Radi

Baftjar Nela, përmbarues privat prej mjaft vitesh, është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Tiranës, duke e akuzuar atë për “Shpërdorim detyre”…
E gjithë ngjarja e djeshme zbriti në faqet e mjaft gazetave dhe mediave, krahas anës ligjore e shfaq haptas se mbas gjithë kësaj ngjarjeje është e pamundur të mos duket edhe prapavija politike… Simbas gjithë të dhënave, në kët çështje është fjala për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës së formës së prerë, dhe mbrojtjen e pronave të të ligjshëm nga pushteti politik dhe interesat politike… Kështu që arrestimi i 48 vjeçarit Baftjar Nela, dhe përdorimi i figurës dhe emrit të tij është i pamundur t’i shpëtojë frymës politike, dhe mjaft reminishencave ende të freskëta të luftës së klasave.
Për ta qartësuar këtë argumentoj për sa më poshtë po deshmoj disa

…nga betejat ligjore të përmbaruesit Baftjar Nela
Përmbaruesi privat Baftjar Nela është arrestuar nga policia e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Arrestimi i Nelaj është bërë mbrëmjen e djeshme, pasi ndaj tij është depozituar një kallëzim penal ndaj tre personave, që përmbaruesi Nela i ka sekuestruar pronat. Kjo sekuestro është bërë në zyrën e hipotekës në Tiranë dhe se sipas policisë është e paligjshme, pasi përmbaruesi ka sekuestruar pasuritë që nuk kanë qënë objekt të urdhër-ekzekutimit. Nisur nga kjo situatë policia pasi ka administruar kallëzimin e tre shtetasve me inicialet Sh.M., A.D., dhe B.J., ka kryer arrestimin e përmbaruesit privat Baftjar Nela. Ndalimi i tij është bërë në ambjentet e zyrës nga strukturat policore ndërkohë që Nela nuk ka bërë asnjë rezistencë duke pohuar se gjithçka që ka bërë, e ka kryer duke respektuar vendimin e gjykatës dhe urdhërin e ekzekutimit.
Ndërkohë për arrestimin e Nela nuk ka pasur asnjë urdhër-arresti nga ana e prokurorisë së Tiranës. Nela njihet si përmbaruesi që ka qëlluar me grushta ish-drejtorin e policisë Shemsi Prençi dhe ka ekzekutuar disa vendime penale, përfshirë këtu dhe kundër eksponentëve të PS… (http://opinion.al/do-ti-bllokonte-pronat-tahirit-policia-arreston-permbaruesin/ 27 tetor 2015)

Permbaruesi Baftjar Nela - perballe policise
Permbaruesi Baftjar Nela – perballe policise

***
Përmbaruesi privat Baftjar Nela, ka shkuar për të ekzekutuar një vendim përmbarues në minierën e Bulqizës, por ka hasur në arrogancën dhe dhunën e drejtorit të qarkut të Dibrës, Shemsi Premçi. (17 prill 2012)
Ish kreu u Policisë së Dibrës, Shemsi Premçi, ka përfunduar i shoqëruar në polici, pasi ka pasur një përplasje fizike me përmbaruesin gjyqsor privat, Baftjar Nela. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërkohë që uniformat blu kanë shoqëruar ish-drejtorin  dhe  përmbaruesin. (Gazeta shqip 7 korrik 2012)

***
“Një grup efektivësh të një shoqërie private sigurie, të cilat shoqëronin përmbaruesin Baftjar Nela, Vendimi që synonte nxjerrjen e banorëve nga godina bazohej në aktin normativ të qeverisë, që u njeh dhe iu kthen ish-pronarëve objektet dhe godinat e sekuestruara nga regjimi komunist. (shqiptarja.com 9 janar 2013)

Permbaruesit e ligjit - Policia e Shtetit
Permbaruesit e ligjit – Policia e Shtetit

***
Përmbaruesi privat Baftjar Nela dhe kolegë te tij, duke hyre me forcë në godinën e Partisë Social Demokrate….“Baftjar Nela – E kemi lajmëruar kryetarin Gjinushi, afati ligjor prej 10 ditësh ka mbaruar, nuk ka më afate, kemi të drejtën të kalojmë në ekzekutim të menjëhershëm, i kemi dhënë kohën e nevojshme që të marrë objektet që ka brenda selisë, qoftë arkivin apo dokumentat e tyre”. (Tema – 29 tetor 2013)

***
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, urdhëron pezullimin e licencës për 6 muaj, përmbaruesit Baftjar Nelaj. Masat disiplinore të ministrit janë miratuar nga Komisioni Disiplinor i Përmbaruesve Privatë, edhe për përmbaruesit Anjeza M., Helidon Xh., dhe Martin T.
Ndërkohë burime pranë përmbarimit privat bënë të diturse Nela ka ankimuar vendimin e pezullimit 6-mujor, vendim i cili është bllokuar nga gjykata. (4 shtator 2014 shqiptarja.com)

Fran Tinaj mes djemve të kampit Savër -1989
Baftjar Nela – Savër 1989

***
Baftjar Nela, është i biri i Avdulla Nelës, dhe i fisit të poetit Havzi Nelës nga Kollovozi i Kukësit, i varur në vitin 1988, nga komunizmi.
I ati i Baftjarit Avdulla Nela u dënua si “armik i popullit” dy herë nga regjimi komunist dhe familja e tij, si edhe mjaft nga fisi i Nelëve kaluan rreth 30 e ca vite në kampet e interrnimit në Savër dhe Gjazë…
Baftjar Nela u lind dhe u rrit në Kampin e Savrës, u shkollua në Gjimnazin qytetit të Lushnjes, dhe i kaloi vitet më të vështira të jetës, (nga mosha 11 deri në 19 vjeç) pa praninë e të atit Avdullait, për shkak të burgosjes se  tij…
Avdulla Nela, qe nji burrë i urtë, nji nga kostarët me shembullorë në historinë e sektorit Savër… nji burrë që s’njihte as të dielë, as të hënë; as muaj vape a dimri, as ditë me diell apo me shi, por ngrihej në 3 të natës, punonte deri në 12 të mesditës, flinte deri në 5 mbasdites, dhe cdo ditë për rreth dy ore, ne komshinjtë e tij, dëgjonim çekiçin që tingëllonte në kalitjen e kosës… Nji njeri me kosë në krahë, që s’fliste pothuaj kurrë, që vetëm përshëndeste e falenderonte… Nji komshi me të cilin kemi ndarë 20 vite, dhe kurrë s’u shkëmbye nji fjalë e keqe…
Kështu që arrestimi i të atit dhe 10 vitet e tij të dënimit të tij, ishin vitet më të vështira të jetës së djaloshit Baftjar Nela, i cili kishte nji dobësi të jashtzakonshme për të atin, dhe që me vite iu kthye në nji rebelizëm, dhe në nji shpirt proteste, ndaj asaj së keqeje të pësuar. Mbasi mbaroi gjimnazin qe ndër djemtë që për shumë vite punuam bashkë në punë më të rënda bujqësie, por gjithnji ai djaloshi me shpirtin rrebel ndaj padrejtësive, që nuk ishin të pakta asokohe.
Baftjar Nela, i atyre viteve qe nji djalë që punonte mjaft, që rebelohej shpejt, me nji mirësi të pashoqe, e që s’pranonte kompromise me atë që quhej dhunë komuniste…
Në 4 korrik 1990, Baftjar Nela dhe kushërira e ti Baftije Nela, u nisën për të hyrë në ambasada, dhe u arrestuan pa mbrritur në Tiranë, duke u dënuan 1 vit për tentim arratisje… duke u liruar mbas vitit 1991, kurse me 5 janar 1991, Gëzim Nela, vëllai i Baftjarit u dënua 1 vit, mbas mitingut të parë të PD-së në Lushnje.
Pra, shihet qartë se llogaritë e fisit Nela, dhe raportet e Baftjarit me komunizmit janë llogari të hapura.
Prandaj të mbrosh Baftjar Nelën, do të thotë të mbrosh antikomunizmin, të mbrosh njeriun që thikën e padrejtësive të shtetit e ka pasur nji jetë të ngulur deri në kockë.
Po le të vazhdojmë më tej…
Baftjar Nela mbas ’91, dmth mbasi u lirua nga burgu, ku si pësoi nji dhunë të pashëmbullt, u fut në shërbim në “Gardën e Republikës”, dhe për mjaft vite qe me shërbim me Ministrin e Brendshëm dhe zv. Kryeministrin z. Kopliku, me Ministrin e Brendshëm z. Shamata, ndërkohë ai vazhdonte edhe Juridikun me korrespondencë…
E megjithatë shpirti i tij rebel, shërbeu në respektim të shtetit ligjor, e të figurave të shtetit, edhe pse nuk qenë të pakta provokimet e hapta politike ndaj tij në gjithë vitet postdiktaturë.
Ai vazhdoi për mjaft vite të punonte në institucione, e më pas edhe si avokat deri te detyra që mbullonte deri dje ajo e përmbaruesit privat.
Baftjar Nela shpesh është bërë objekt burgosjesh në mjaft nga vendimet e përmbarimit, mbasi ka qenë në zbatim të vendimeve të gjyqit, të mbrojtje të pronës legjitime të pronarëve… është pikërisht ky fakt, që i ka armiqësuar “disa njerëz të pushtetit” ndaj tij… është pikërisht kjo frymë e pakufi abuzimi e individëve të veshur me pushtet që e ka çuar atë të jetë disa herë nën pranga…
Pikërisht për prangosjen e paligjshme të tij, duke e konsiduar formë dhune dhe presioni këtë fakt deklaroj
I dal në mbrojtje Baftjar Avdulla Nelës së pari për mbrojtjen e frymës së ligjit…
I dal në mbrojtje Baftjar Nelës në respekt të institucioneve të shtetit.
I dal në mbrojtje Baftjar Nelës për vullnetin e mirë në mbrojtje të pronës dhe pronarit legjitim…
I dal në mbrojtje Baftjar Nelës për gjithë padrejtësitë e pësuara pa të drejtë në jetën dhe familjën e tij…
I dal në mbrojtje Baftjar Nelës për traumat e pësuara nga gjithë ai brez që vitet më delikate të adoleshëncës po edhe më tej u ndëshkuan nga antiligji dhe antinjerzorja
I dal në mbrojtje Baftjar Nelës për të djeshmen, për të sotmen dhe për të nesërmen…
I dal në mbrojtje Baftjar Nelës sepse shoh se lufta e klasve dhe “figura e armikut” po vazhdon ta ndjekë hap mbas hapi shoqërinë e sotme shqiptare
I dal në mbrojtje Baftjar Nelës pse guxon të përplaset me dhunën, pse guxon ta kundërshtojë pushtetin e padrejtësisë dhe dhunës, pse guxon ta mbrojë ligjin nga njerzit e pushtetit…
I dal në mbrojtje Baftjar Nelës, jo pse është miku im, jo pse mund të jetë miku i kujdo që mund t’i lexojë këto rreshta… po pse dënohet nga abuzuesit e pushtetit dhe të ligjit dhe nuk mbrohet nga përfaqsuesit e shtetit zbatimi i ligjeve…

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Mbas 48 orëve nën arrest me urdhër të prokurorisë lirohet përmbaruesi privat Baftjar Nela. I kontaktuar për ABC Neës Baftjar Nela tha se do të kërkonte ndjekje penale për të gjithë ata oficerë e policë që kishin vepruar në shkelje të ligjit në arrestimin e tij!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.