Bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit
të dekoruar nga Qeveria Shqiptare
Një listë e të dekoruarve:
funksionarë të lartë të PPSh,
drejtues të lartë te diktaturës
dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, prokurorë, gjykatës, etjerë
-Dekoruar nga Qeveria Shqiptare më 29 nëntor
1-Rakip Beqaj – Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit, ka dënuar mbi 1000 të pafajshëm.
2-Gani Kodra – Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike
3-Xhafer Peçi – Drejtor i Drejtorisë së Kufirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme; nga viti 1972 deri në vitin 1982, ka kryer detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës
4-Mark Dodani – Figura emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimet “Xhakoni” e “Studenti, i cili mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, aktiv në goditjen e disa grupeve diversante siç i cilësonte regjimi.
5-Murat Kamami – Prokurori ushtarak i Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos e Rrahman Parllakut; Ai e vlerësoi grupin si “komplotist” duke kërkuar dënimin e tyre me vdekje.
6-Anastas Koroveshi – Gjyqtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë
7-Qemal Hysenaj – Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Fierit
8-Ernesto Jakova – Zëvendësdrejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, ish-Gjenerai Major, i dënuar me grupin e të ashtuquajturit “Puçi ushtarak 74”
9-Jani Pasko – Kryetar i Komitetit të Rrethit Berat
10-Mustafa Beqari – Oficer i Degës së Punëve të Brendshme
11-Isa Miloti – Oficer i Sigurimit të Shtetit (Shkodër)
12-Shyqyri Çoku – Hetuesi i At Zef Pllumit (“Rrno vetëm për me tregue”); torturues i Dom Mikel Beltojës, pushkatuar në 1974
13-Rahman Parllaku – Kandidat i Komititetit Qëndror të PPSH, deputet i PPSH, ish-zv/ministër i Mbrojtjes, ish-Gjeneral Major i dënuar me grupin e të ashtuquajturit “Puçi ushtarak 74”
14-Gani Keçi – Sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën
15-Meleq Babani – Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Bilishtit
16-Vito Kapo – Ministre e Industrisë së Lehtë, ish- Sekretarja e Parë e Bashkimit të Grave të Shqipërisë, bashkëshortja e Hysni Kapos
17-Njazi Jaho – Sekretar i Komitetit të Partisë për rrethin Tiranë
18-Hamit Myhyrdari – Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Laç
19-Ilo Kodra – Shefi i kabinetit të Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së
20-Kadri Balla – Fillimisht shoqëruesi i Enver Hoxhës. Vite më vonë emërohet Zv/Drejtori i Kuadrit të Ministrisë së Brendshme
21-Dhimitra Jakova – Dëshmitare në gjyqin kundër grupit armiqësor të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Llambi Peçinit, etj
22-Xhoxhi Konomi – Kreu i Hetuesisë në rrethin e Lushnjës; Hetues në Prokurorinë e Përgjithshme, më pas Këshilltar në Presidiumin e Kuvendit Popullor
23-Liri Belishova – Anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qëndror të PPSH-së. Themeluese e PKSH-së. Në vitin 1960 përjashtohet nga PPSH, internohet 21 vjet.
24-Mane Aliaj – Vëllai i agjentit sekret të Kundërzbulimit shqiptar, Shemsi Aliaj pranë ambasadës shqiptare në Romë, i cili konsiderohet si një nga rekrutuesit më të mirë të Shërbimit Sekret Shqiptar në komunizëm.
25-Llambi Gegeni – Hetues në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB
26-Fahri Kraja – Oficer i Sigurimit të Shtetit, Hetues, ish-drejtues i lartë në Sigurimin e udhëheqjes komuniste.
27-Emro Kondi – Zv/kryetari i Degës Punëve të Brendshme Librazhd!
28-Agim Bejleri – Oficer i Sigurimit të Shtetit
29-Duro Shehu – Vëllai i kryeministrit, Mehmet Shehu.
30-Sadush Kumbaro – Agjent i Sigurimit të Shtetit
31-Stoli Lipivani – Dëshmitare, pjesëmarrëse në gjyqin e Ramize Gjebreas
32-Eqerem Beci – Dëshmitar në gjyqin e Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, etj.
33-Demir Prodani – Hetues i prokurorisë në disa rrethe
34-Dhimiter Brisku – Deputet i PPSH-së për Beratin, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Berat
35-Nonda Baka – Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë e rrethit të Durrësit
36-Karafil Kalemi – Zv/Kryetar i Degës të Punëve të Brendshme për mbi 20 vjet
Marre nga http://traboini1.blogspot.al
http://bit.ly/fxzulu