Elvis Presley, legjenda e Rock & Rollit
(8 janar 1935 – 16 gusht 1977)
Elvis Aaron Presley ishte njeri nga binjaket që lindi i shëndoshë. Ai u lind në Tupelo Mississipi me 8 janar të vitit 1935, nga prinderit Vernon dhe Gladys Presley. Kur Elvisi ishte vetëm 11 vjeç, prindërit nuk mund të përballonin blerjen e një biçiklete që endërronte djaloshi, por në vend të saj ata i blenë atij një kitarë që kushtonte 12 dollarë… e cila do të shënonte edhe fillesat e muzikës për atë që më pas do të bëhej Mbreti i Rock and Rollit.
Ndërkohë që karriera e tij po lulëzonte, pas skenës ndodhte diçka tjetër… super ylli ishte i pakënaqur dhe kishte një manaxhment të dobët.
Me kërcënimet e njëpasnjëshme për t’u larguar nga muzika… ai ju kthye përdorimit të drogës pasi u largua nga ushtria amerikane në vitin 1960, duke u fshehur nga publiku, gjë që e çoi atë të bëhej thuajse krejt i vetmuar.
Pavarësisht se thuhej se Elvisi merrte drogë pasi ju fut muzikës, abuzimi dhe shtimi i përdorimit njohën rritje gjatë viteve të fundit të jetës së yllit.
Ndërkohë që shërbente në Gjermani, Elvisi u takua me atë që do të bëhej gruaja e tij e ardhëshme 14 vjeçaren Priscilla Bealieu, e cila më pas do të mundohej të ndryshonte stilin e jetës së kauboisit. Martesa e tyre, kur Priscilla ishte 22 vjeçare, do t’u sillte vajzën Lisa Marie nëntë muaj pas martese.
Martesa e tij coptoi zemrat e miliona vajzave, por kjo nuk do të ndalonte histerinë e Elvisit që të sundonte botën. Ai këndonte duke përdredhur belin në mënyrë tejet sensuale çka e bëri atë edhe më të dashur tek të rinjtë dhe një model për gjenerata rebelësh.
Ndërkohë që Elvisi ishte një figurë e rëndësishme në muzikë, duke revolucionarizuar stilin që mbizotëroi Amerikën, ndarja e tij nga Priscilla në vitin 1973, e bëri atë më të izoluar.
Atë e kaploi depresioni dhe dhënia pas drogës… duke ndikuar ndjeshëm në shëndetin dhe interpretimet para publikut.
Gjatë fundit të jetës, atij do t’i merrej goja në skenë… kostumet nuk do i binin mirë për shkak të shtimit të peshës dhe së paku një herë do të rrëzohej në skenë.
Vdekja e Elvis Preslit më 16 gusht 1977, ishte rezultat i djallëzive të tij çfarë do ta çonin Amerikën në një ditë zie të paparë. Superylli u gjet i rrëzuar në një banjo të vilës së tij në Memphis.
Shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak, çrregullimi i rrahjeve të zemrës të nxitura nga shkaqe të pacaktuara. Një shkak më preçiz i vdekjes ishte kombinimi i varësisë nga droga, shëndoshja dhe dobësimi i zemrës… dhe thuhej se rreth 14 lloj ilaçesh me përmbajtje droge ishin zbuluar në gjakun e tij.
Disa vite pas vdekjes së tij, doktori personal u dënua nën akuzat për lëshimin e recetave për ilaçe të shumta droguese në muajt para vdjekjes së Elvisit.
Pavarësisht publicitetit të madh që shkaktoi ndarja nga jeta e Elvis Preslit, në mendje ruajmë imazhet e Mbretit duke kënduar, muzika e të cilit e ka bërë atë të pavdekshëm. (kh)*
Marre nga http://www.zeriamerikes.com